NË NGJARJE GALA TË ACI NË GUANGZHOU, KINË: Aeroporti Ndërkombëtar Shkup e mori çmimin prestigjioz për “Përvojën më të këndshme aeroportuale në Evropë”

Dhjetë herë e marrim çmimin ASQ nga ACI World dhe kjo mirënjohje është vërtet më shumë se një nder – është një konfirmim se këmbëngulja, përkushtimi dhe dashuria për punën tonë japin rezultate. Ky mirënjohje është për të gjithë ekipin e aeroportit dhe për të gjithë pasagjerët që çdo ditë na japin besimin e tyre. Puna jonë vazhdon – të krijojmë një aeroport që lidh, frymëzon dhe vendos standarde të reja në cilësinë e shërbimeve aeroportuale dhe kujdesin për njerëzit. Ky është vetëm një nxitje që të jemi edhe më të mirë në të ardhmen, deklaroi Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Çmimi ASQ është reflektim i mendimeve të pasagjerëve dhe Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) dhe ndahet në bazë të anketave që realizohen me pasagjerët në nisje. Deri më tani, për vitet 2012, 2015, 2013 dhe 2018, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup e mori çmimin ASQ - Aeroporti më i mirë në Evropë në kategorinë deri në 2 milionë pasagjerë, ndërsa për vitet 2019, 2020, 2021, 2022, 2023 dhe 2024 aeroporti e mori çmimin ASQ, por në kategorinë nga 2 deri në 5 milionë pasagjerë në vit, bazuar në rritjen e numrit të pasagjerëve që automatikisht i mundësoi të garojë me atë grup aeroportesh në rajonin e Evropës.
Në krahasim me programet e tjera në industrinë e aviacionit, Programi për cilësinë e shërbimeve aeroportuale (ASQ program) është programi udhëheqës botëror për matjen e përvojës së klientëve në aeroporte. Ai krijon standarde dhe bazohet në hulumtime të drejtpërdrejta, përmes anketave të mbledhura në aeroport – drejtpërdrejt nga pasagjerët – të cilët e vlerësojnë kënaqësinë e tyre nga shërbimet aeroportuale në ditën e udhëtimit.