NË AEROPORTIN E SHKUPIT: TAV MIRËPRITI FLUTURIMIN E RI TË VIZ AIR NGA BUDAPESTI

NË AEROPORTIN E SHKUPIT: TAV MIRËPRITI FLUTURIMIN E RI TË VIZ AIR NGA BUDAPESTI

Kompania ajrore do të qarkullon në linjën ajrore Budapest-Shkup-Budapest dy herë në javë, gjegjësisht çdo të mërkurë dhe çdo të dielë.

Me urën tradicionale ujrore dhe prerjen e tortës, duke simbolizuar fillimin e linjës së re ajrore, operuesi i aeroportit TAV Maqedoni në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” sot e mirëpriti aeroplanin nga Budapesti të Viz air, duke shënuar hapjen e rutës së re mes dy kryeqyteteve të Maqedonisë dhe Hungarisë. 

Linja e re me tarifë të ulët me orar të qëlluar për fluturime, frekuenca e së cilës është dy fluturime në javë, do të sjell mundësi të volitshme për udhëtime gjatë së cilës udhëtarët maqedonas do të mund të zbulojnë kryeqytetin madhështor të Hungarisë, si dhe 61 destinacione nëpër Europë, në dispozicion në rrjetin me tarifë të ulët të Viz air nga Budapesti. Udhëtarët të cilët e planifikojnë pushimin apo uikendin e tyre në Budapest dhe më larg, mund të bëjnë rezervimet e biletave të tyre në wizzair.com me çmime të cilat fillojnë që nga 899 denarë.      

-Inkuadrimi i kësaj linje mes Shkupit dhe Budapestit nga ana e Viz air sot është një hap i rëndësishëm përpara për aviacionin maqedonas, sepse me këtë përmbushet kërkesa në treg e cila mbeti e hapur në 5 vitet e kaluara, gjegjësisht që nga Shkurti i vitit 2012. Me këtë veprim të Viz air, që të inkuadron linjën e kërkuar Shkup-Budapest, ne jemi të sigurt që udhëtimet do të jenë më të lehta dhe se udhëtarët tanë do të jenë të kënaqur. Më tej, presim që kjo linjë të kontribon për rritjen e turizmit, si dhe biznis-shkëmbimin mes dy shteteve, Maqedonisë dhe Hungarisë, deklaroi Alper Ersoj, Drejtori Gjeneral i TAV Maqedoni.        

Kompania ajrore do të qarkullon në linjën ajrore Budapest-Shkup-Budapest dy herë në javë, gjegjësisht çdo të mërkurë dhe të dielë, me arritje në aeroportin e Shkupit nga Budapesti në orën 12:25 dhe largim nga Shkupi për Budapest në orën 13:00.    

-Sot e kemi nderin që të festojmë edhe një ngjarje të rëndësishme në Shkup, inkuadrimin e lidhjes së vetme direkte mes Maqedonisë dhe Hungarisë. Duke theksuar dedikimin tonë ndaj klientëve nga Shkupi, shërbimi i ri i cili fillon sot, do të sjell mundësi edhe më të mëdha për udhëtim deri në Budapest me çmimin më të ulët, përfshirë edhe zbulimin e Budapestit së bukur, së bashku me 61 destinacione të tjera nëpër Europë të cilat janë në dispozicion përmes rrjetit të Viz air me çmimet më të ulëta për bileta të aeroplanit nga Budapesti. Krahas kësaj, shërbimi direkt do të stimulon turizmin hyrës në kryeqytetin dinamik të Shkupit dhe do të forcon lidhjet afariste mes dy shteteve. I gëzohemi bashkëpunimit të mëtutjeshëm me aeroportin e Shkupit dhe të inkuadrimit të mundësive më të disponueshme për udhëtim të udhëtarëve maqedonas. Personeli ynë i sjellshëm dhe i dedikuar me padurim pret që ti mirëpret udhëtarët të ndonjërës nga 27 destinacionet në dispozicion nga Shkupi, që ata të shfrytëzojnë çmimet e ulëta më të mundshme, të përjetojnë sistemin e lehtë të rezervimit të biletave dhe të përjetojnë përvojën e shkëlqyer gjatë udhëtimit, deklaroi Sorina Rac, Menaxher për komunikata korporative në Viz air.              

Krahas Drejtorit gjeneral të TAV Maqedoni, Alp Er Tunga Ersoj dhe përfaqësuesve të Viz air, në ceremoninë për pritjen e fluturimit nga Budapesti në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” mori pjesë edhe Ministri për Transport dhe Lidhje, Vlado Misajlovski, si dhe Ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Duks Laslo Ishtva.   

Në vitin 2016, Viz air si kompania kryesuese ajrore në Maqedoni transportoi mbi një milion udhëtarë në linjet me tarifë të ulët nga Maqedonia, që paraqet një rritje prej 27% në nivel vjetor. Duke paraqitur dedikimin e saj ndaj tregut maqedonas, kompania ajrore përkrah mbi 750 vende lokale të punës në industritë e lidhura dhe në kontinuitet investon në rrjetin e saj rritës, duke ofruar 29 linje në 13 shtete nga dy aeroportet maqedonase në Shkup dhe në Ohër, përfshirë edhe linjën nga Shkupi për Budapest që filloi me 2. Prill. 

TAV Maqedoni  i përfundoi dy muajt e vitit 2017 me 9% rritje të udhëtimeve, duke arritur 238.180 udhëtarë në dy aeroportet maqedonase – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Pali” në Ohër. Viti i kaluar 2016 përfundoi me 1.8 milion udhëtarë në të dy aeroportet, përkatësisht 15% rritje të numrit të udhëtarëve në nivel vjetor, gjersa numri i fluturimeve ishte 16.883, përkatësisht shënoi rritje prej 8.9%.

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 120 minuta (2 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 40 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.