NË AEROPORTIN E OHRIT: “TAV MAQEDONIA” MIRËPRITI TURISTËT E PARË HOLANDEZË
Fluturimi i parë çarter me turistë holandezë, nga Amsterdami në Ohër arriti sot në mëngjes. Pritet që deri në tetor, nëpërmjet 130 fluturime çarter të organizuara, Ohri të vizitohet nga 20.000 Holandezë
Me ceremoni mirëseardhjeje, TAV Maqedonia sot në mëngjes në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” mirëpriti 180 turistët e parë holandezë të cilët arritën me fluturimin çarter nga kompania ajrore “Korendon”.
Vajza të veshura me kostume popullore, iu ofruan turistëve që erdhën nga Amsterdami mëngjes tradicional me bukë e kripë, ndërsa më parë punonjësit e TAV Maqedonisë krijuan një pamje interesante për të pranishmit – urë uji në formë ylberi që rrethoi avionin.
Nga TAV Maqedonia thonë se janë të kënaqur që këto fluturime çarter me turistë holandezë vazhdojnë dhe këtë sezon veror, të pestin vit radhazi.
-Sot, në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” për herë të pestë tradicionalisht mirëpresim fluturimin e parë të kompanisë “Korendon” me turistë holandezë, duke iu ofruar mirëseardhje të ngrohtë – me bukë e kripë. Midis udhëtarëve njohim dhe të tillë që kanë ardhur më parë në Ohër, kjo na bën veçanërisht të lumtur dhe konfirmon përkushtimin tonë ndaj udhëtarëve dhe nevojave të tyre. TAV Maqedonia bashkë me komunën Ohër dhe me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe këtë vit ofroi shërbime me çmime atraktive për kompani-çarter nga shumë destinacione Evropiane. E gjithë kjo, së bashku me linjat e reja e të rregullta që do të futen këtë verë, do të kontribuojë në realizimin e një sezoni tjetër të suksesshëm dhe të pasur turistik në bregun e Ohrit, theksoi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedonisë”.
Kompania e cila operon me të dy aeroportet maqedonase, thotë se në Ohër këtë verë mund të priten mbi 20.000 turistë nga Holanda, si rezultat i linjave çarter Amsterdam–Ohër –Amsterdam prej të dyja kompanive “Korendon” dhe “Arkeflaj”, të cilat fillojnë në maj dhe do të vazhdojnë deri në tetor. Në këtë periudhë, nga të dyja kompanitë së bashku, pritet që në Ohër të vijnë rreth 130 avionë plot me turistë holandezë.
Nga TAV Maqedonia njoftojnë se edhe këtë vit gjatë sezonit turistik veror pritet rritje të trafikut në aeroportin “Shën Apostul Pali”, jo vetëm për udhëtimet e Holandezëve, por edhe për shkak të çarter-linjave te rregullta të kompanisë ajrore “Niki”, linjave të rregullta “Zheterflaj” në relacionin Bruksel-Ohër-Bruksel, rritja javore e numrit të fluturimeve të “Helvetik” në relacionin Cyrih-Ohër-Cyrih, si dhe për dy linjat e drejtpërdrejta për në Londër dhe Bazel, të cilat linja ajrore me buxhet të ulët “Vizer” do t’i përfshijë nga aeroporti i Ohrit në qershor dhe në korrik të këtij viti.