ÇEH ERLLAJNS (CSA) DHE TAV MAQEDONIA PARALAJMËROJNË: LINJË TË RREGULLT SHKUP-PRAGË PREJ MUAJIT MAJ TË VITIT 2016

ÇEH ERLLAJNS (CSA) DHE TAV MAQEDONIA PARALAJMËROJNË: LINJË TË RREGULLT SHKUP-PRAGË PREJ MUAJIT MAJ TË VITIT 2016

Prej 20 majit të vitit 2016, Çeh erllajns (CSA) do ta përtërijë linjën e vet të rregullt ajrore Shkup-Pragë, me tre fluturime në javë. Shitja e biletave për fluturimet Shkup-Pragë është e hapur përmes të gjitha kanaleve për shitje. Bileta në një drejtim kushton 5.039 denar, kurse nga ana tjetër çmimi për biletë kthyese është 9.725 denar duke i përfshirë të gjitha tatimet.

Çeh erllajns (CSA)do të fillojë me operacione në linjën Shkup-Pragë prej 20 majit të vitit 2016 dhe do të fluturojë dy herë në javë drejt aeroportit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Fluturimi prej Shkupit do të bëhet të hënën dhe të premten në ora 04:10 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, kurse arritja në aeroportin “Vacllav Havell” në Pragë do të jetë në ora 06:00 sipas kohës lokale. 

Prej 13 qershor të vitit 2016, avio transportuesi do të shtojë edhe një fluturim nga Shkupi të mërkurën në të njëjtën kohë. Fluturimet nga Praga do të jenë të enjten dhe të dielën, kurse prej 14 qershorit të vitit 2016 edhe të martën në mbrëmje në ora 22:25 sipas kohës lokale, në Shkup arrin në ora 00:25. Fluturimet do të bëhen me aeroplan modern Erbas A319 me 144 ulëse në biznes klasën dhe atë ekonomike. Çeh erllajns (CSA)planifikon të operojë gjatë tërë vitit. 

Biletat për drejtimin e ri prej dje janë në shitje përmes të gjitha kanaleve në avio kompani, përkatësisht përmes ueb-faqes www.czechairlines.com, si dhe përmes kontaktit-qendrës së tyre dhe rrjetit të agjencive turistike të cilat merren me shitjen e avio biletave. 

-Jam shumë i kënaqur që brendi tradicional - Çeh erllajns (CSA), është njëri prej avio transportuesve më të vjetër në botë dhe së shpejti do të kthehet drejt destinimeve të veta në gadishullin ballkanik. Ne e llogarisim këtë rajon si shumë me perspektivë duke iu falënderuar faktit se këto vende janë në rrugë drejt Bashkimit Evropian. Ekzistojnë shumë operacione afariste midis Maqedonisë dhe  Republikës së Çekisë. Pikërisht në këtë rajon shikojmë potencial për komunikacion të rregullt ajror. Njëkohësisht, besojmë se lidhja e drejtpërdrejtë midis Pragës dhe Shkupit do të kontribuojë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve afariste midis dy vendeve. Gjithashtu, jemi të bindur se lidhja e rregullt e drejtpërdrejtë do të jetë tërheqëse për turistët nga të dyja vendet. Maqedonia dhe Çekia, si dhe Shkupi dhe Praga, pa dyshim kanë vende të shumta atraktive për të gjitha llojet e turistëve, deklaroi Jan Tot, drejtor komercial dhe marketing në Çeh erllajns (CSA)

Orari i fluturimit është përgatitur të iu përgjigjet pasagjerëve afarist dhe turistik maqedonas të cilët udhëtojnë në Pragë, përkatësisht në Çeki. Dy grupet qëllimëshe do të munden ta planifikojnë qëndrimin e vet kështu që do të kenë kohë prej dy ditëve të plota me një natë ose një fundjavë të vazhduar.

-Me linjën e re Shkup-Pragë realizojmë edhe një kërkesë të pasagjerëve tanë të respektuar për një fluturim të drejtpërdrejtë deri në njërën nga metropolet më të bukura evropiane, qytetin e qindra kupolave, ashtu sikur që e quajnë Pragën. Avio kompania Çeh erllajns (CSA)këtë linjë me sukses e shërbente nga viti 2005 deri në vitin 2012. Fluturimi i sërishëm për Pragë do të mundësojë këmbim më të madh ekonomik dhe kulturor midis Çekisë dhe Maqedonisë. Presim fluks më të madh të turistëve çek, si dhe të rritjes të kargo-transportit, deklaroi Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Arritja e fluturimeve të reja nga Shkupi drejt Pragës është koordinuar me nisjen e shumë fluturimeve të rregullta të Çeh erllajns (CSA). Pasagjerët të cilët udhëtojnë prej Shkupit në këtë mënyrë do të kenë mundësi ta vazhdojnë udhëtimin me transfer të shpejtë dhe të lehtë, me fluturimet Çeh erllajns (CSA)te një numër i madh i destinacioneve tradicionale siç janë Amsterdami, Brukseli, Frankfurti, Dizeldorfi dhe Parisi, por edhe në shumë qytete në Skandinavi si për shembull Bilund dhe Kopenhagë në Danimarkë, Geteborg dhe Stokholm në Suedi, si dhe në Helsinki në Finlandë. Nga ana tjetër, vendosja e linjave të drejtpërdrejta ajrore nga Praga në Shkup do ta bëjë Maqedoninë atraktive dhe të kapshme për turistët nga Çekia dhe vendet tjera. 

Pas pauzës katër vjeçare për shkak të ristrukturimit Çeh erllajns (CSA)me këtë linjë kthehet në destinacionet e veta tradicionale në Gadishullin Ballkanik, prej ku planifikon të fillojë operacione (fluturime) në disa destinacione (drejtime) në Pragë. Në sezonin veror të vitit 2016, Çeh Erllajns (CSA) planifikon të aplikojë edhe fluturime të rregullta në Pragë nga Zagrebi dhe nga Sarajeva. 

Fluturimi i parë historik nga Shkupi në Pragë të Çeh erllajns (CSA)ishte më 17 maj të vitit  2005. Operacionet (fluturimet) e kësaj linje ndërprenë më 17 mars të vitit 2012 për shkak të ristrukturimit të kompanisë. 

TAV Maqedonia nga janari deri më nëntor sivjet shënon rritje prej 21% të tërë numrit të pasagjerëve në dy aeroportet maqedonase – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostull Pavle” në Ohër, me këtë rast duke arritur numrin prej 1.435.053 pasagjerëve (udhëtarëve) në periudhën prej 11 muaj. Njëkohësisht, mbar numri i operacioneve të fluturimeve është 14.244, që është rritje prej 10%.