ÇEH ERLAJNS (CSA) DHE TAV MAQEDONIA NJOFTOJNË: LINJË E REGULLT SHKUP-PRAGË NGA MAJI I VITIT 2016
Nga 20 maj 2016, Çeh erlajns (CSA) do të rinisë linjën e saj të rregullt ajrore Shkup – Pragë, me tre fluturime në javë. Shitja e biletave për fluturimet Shkup – Pragë ka nisur nëpërmjet të gjitha kanaleve të shitjes nga Dhjetori i vitit 2015. Bileta në një drejtim kushton 85 euro, ndërsa bileta kthyese kushton 159 euro duke përfshirë të gjitha taksat
Çeh erlajns (CSA) do të fillojë me operacione të linjës Shkup-Pragë nga 20 maj 2016 dhe do të fluturojë dy herë në javë drejt aeroportit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Fluturimi nga Shkupi do të jetë ditën e hënë dhe të premte në mëngjes në orën 04: 10 sipas kohës lokale, ndërsa arritja në aeroportin “Vaclav Havel” në Pragë do të jetë në orën 06.00 sipas kohës lokale.
Nga 13 qershori 2016, kompania ajrore do të shtojë edhe një fluturim nga Shkupi të mërkurën në të njëjtën kohë. Fluturimet nga Praga do të jenë ditën e enjte dhe të djelë, ndërsa nga 14 qershori 2016 dhe nga e marta, në darkë nga ora 22:25 sipas kohës lokale, duke arritur në Shkup në orën 00:25. Fluturimet do të operohen me avion modern Erbas A319 me 144 vende në klasën e biznesit dhe në klasën ekonomike. Fluturimet midis Shkupit dhe Pragës zgjasin përafërsisht dy orë. Çeh erlajns (CSA) planifikon të operojë gjatë gjithë vitit.
Biletat për fluturimet e rregullta të Çeh erlajns për relacionin Shkup-Pragë, si dhe shërbimet shtesë të siguruara nga ana e avionit, si për shembull prenotimi i vendit në avion, përditësimi i menysë në klasën ekonomike, bagazh të tepërt apo shtesë dhe shërbime të tjera, tashmë janë në shitje nga 9 Dhjetori 2015. Nëpërmjet faqes së internetit të Çeh Erlajns: www.czechairlines.com, nëpërmjet Qendrës së kontaktit të kompanisë ajrore dhe përfaqësuesve për shitje të biletave, si dhe në rrjetin e agjencive turistike dhe pikëve shitëse për bileta avioni.
Unë jam i kënaqur që Çeh erlajns, në sajë të rinovimeve të vazhdueshme të aktiviteteve të Gadishullit të Ballkanit, tani mund t’i ofrojë qytetarëve të Maqedonisë lidhje të drejtpërdrejtë midis Shkupit dhe Pragës. Duke pasur parasysh se periudha prej një muaji për shitjen e biletave është periudhë shumë e shkurtër, megjithatë, mund të shohim se rezultatet e para janë shumë optimiste. Interesi për relacionin midis dy qyteteve, si dhe për fluturimet për lidhje nga Praga, fillimisht deri në Gjermani dhe Skandinavi, tashmë është vërtetuar. Në ditët e ardhshme, do të organizojmë takime afariste me agjencitë turistike dhe përfaqësuesit për shitjen e biletave në tregun maqedonas. Në të njëjtën kohë, besojmë se lidhja e drejtpërdrejtë midis Pragës dhe Shkupit do të kontribuoj për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve afariste midis dy vendeve.
Gjithashtu, ne jemi të bindur se lidhja e rregullt dhe e drejtpërdrejtë do të jetë tërheqëse për turistët e dy vendeve. Maqedonia dhe Çekia, si dhe Shkupi dhe Praga, padyshim kanë vende të shumta tërheqëse për të gjitha llojet e turistëve, tha Jan Tot, Drejtori për tregti, lidhje dhe marketing të Çeh erlajns (CSA).
Orari i fluturimeve është përshtatur me udhëtarët turistë dhe afaristë maqedonas të cilët udhëtojnë në Pragë, në Republikën e Çekisë. Të dy grupet e synuara do të mund të planifikojnë qëndrimin e tyre sepse do të kenë kohë prej dy ditësh të plota dhe një natë apo një fundjavë të zgjatur.
Me linjën e re Shkup-Pragë realizojmë edhe një kërkesë të udhëtarëve tanë të nderuar për fluturim të drejtpërdrejtë në një nga kryeqytetet më të bukur evropian, qyteti i njëqind kupolave, ose të ashtuquajturën Pragë. Kompania ajrore Çeh erlajns (CSA) i ka shërbyer me sukses kësaj linje nga viti 2005 deri në vitin 2012. Përsëritja e fluturimeve për në Pragë do të mundësojë shkëmbim më të madh ekonomik dhe kulturor midis Çekisë dhe Maqedonisë. Ne presim një fluks më të madh të turistëve Çekë, si dhe rritje të transportit kargo. Tha Zoran Krstevski, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.
Ardhja e fluturimeve të reja nga Shkupi drejt Pragës është koordinuar me largimin e shumë fluturimeve të rregullta të Çeh erlajns (CSA). Udhëtarët të cilët udhëtojnë nga Shkupi në këtë mënyrë do të kenë mundësi të vazhdojnë udhëtimin me transferim të shpejtë dhe të lehtë, me fluturimet Çeh erlajns (CSA) në një numër të madh destinacionesh tradicionale siç janë Amsterdami, Brukseli, Frankfurti, Dyseldorfi dhe Parisi, si dhe shumë qytete në Skandinavi, si për shembull Kopenhagën në Danimarkë, Goteborg dhe Stokholm në Suedi, si dhe në Helsinki dhe në Finlandë. Nga ana tjetër, përfshirja e fluturimeve të rregullta e të drejtpërdrejta nga Praga në Shkup do të bëjë Maqedoninë tërheqëse dhe të arritshme për turistët nga Çekia dhe nga vendet e tjera.
Pas një ndërprerje katër-vjeçare për shkak të ristrukturimit, Çeh erlajns (CSA) me këtë linjë kthehet në destinacionet e saj tradicionale në Gadishullin e Ballkanit, prej ku planifikon të fillojë operacione nga disa destinacione deri në Pragë. Në sezonin veror të vitit 2016, Çeh erlajns (CSA) planifikon të përfshijë fluturime të rregullta nga Zagrebi dhe nga Sarajeva deri në Pragë.
Historikisht, fluturimi i parë nga Shkupi në Pragë nga Çeh erlajns (CSA) u bë më 17 maj të vitit 2005. Operacionet e kësaj linje ishin ndërprerë më 17 mars 2012 për shkak të ristrukturimit të kompanisë.
TAV Maqedonia përfundoi vitin 2015 me një rritje prej 22% të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve në të dy aeroportet maqedonase – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostol Pali” në Ohër, duke arritur gjithsej 1.560.381 udhëtarë. Në të njëjtën kohë, numri total i operacioneve ajrore arrin në 15.510, që është një rritje prej 11%.