ErBaltik hyn në tregun e vendit me linjë të re ajrore Shkup – Rigë
Linja e re ajrore sezonale do të operojë gjatë periudhës
3 maj - 30 shtator 2024
TAV Aerporte kanë kënaqësinë të njoftojnë hyrjen e një linje të re ajrore në tregun maqedonas të aviacionit, linja ajrore lider në Baltikun, linja ajrore letoneze airBaltic dhe prezantimin e një linje të re ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në linjën Shkup-Riga-Shkup, pasi linja ajrore shpalli orarin e fluturimeve me të gjitha linjat e reja për sezonin e ardhshëm veror në 2024.
Kryeqyteti maqedonas Shkupi do të lidhet me Rigën, kryeqytetin e Letonisë, dy herë në javë nga 3 maj 2024 deri më 30 shtator 2024.
Linja ajrore e re sezonale e airBaltic, nga Aeroporti i Shkupit do t'u sigurojë klientëve një lidhje jetike me shtetet baltike dhe botën dhe do t'ju mundësojë atyre të eksplorojnë këto rajone të ndryshme me lehtësi dhe rehati të madhe.
Përfaqësuesit e TAV Aerporte janë të kënaqur me lajmin se airBaltic do të hyjë në tregun maqedonas të aviacionit nga sezoni i ardhshëm veror në vitin 2024 me prezantimin e linjës së re ajrore Shkup-Riga-Shkup, pasi që kjo risi do të krijojë mundësi të shtuara për klientët që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup.
“Hyrja e një fluturimi të ri për në Riga nga aeroporti i Shkupit dhe shtimi i airBaltic si linjë e re ajrore në portofolin e TAV-it, si dhe hyrja e një kompanie ajrore në tregun e aviacionit maqedonas, është një lajm i mirë. Kjo shtesë do t'u japë klientëve akses të shkëlqyeshëm për në shumë destinacione kulturore, historike dhe të biznesit. Kjo linjë e re ajrore jo vetëm që do të përmirësojë lidhjen, por gjithashtu do të lejojë pasagjerët të eksplorojnë këto rajone të ndryshme me lehtësi dhe rehati - Riga, me përzierjen e saj magjepsëse të historisë, kulturës dhe modernitetit, në të njëjtën kohë një qendër biznesi në rajonin e Baltikut dhe Shkupin madje edhe rajonin e Ballkanit, me rëndësinë historike, bukurinë natyrore, kuzhinën dhe mikpritjen. Ne e përgëzojmë airBaltic dhe e vlerësojmë vendimin e tyre sepse kjo linjë ajrore e re do të lidhë rajonet e Baltikut dhe Ballkanit”, tha Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
"airBaltic vazhdon të jetë linja ajrore lider në rajon dhe me prezantimin e 11 linjave të reja verën e ardhshme, ne do të forcojmë pozicionin tonë dhe ambicien tonë për t'u rritur, duke përmirësuar lidhjen nga Baltiku. Kur përgatitemi për sezonin e ardhshëm, ne gjithmonë vlerësojmë me kujdes situatën dhe kërkesën e tregut. Këtë herë, ne identifikuam një mundësi për të zgjeruar rrjetin tonë në Evropën Qendrore dhe Juglindore me lidhje me vendet baltike dhe nordike. Prandaj, ne jemi të kënaqur të zgjerojmë ofertën e airBaltic për verën e ardhshme me fluturime të drejtpërdrejta praktike dhe të përshtatshme për dhe nga ky rajon", tha Martin Gauss, President dhe Drejtor ekzekutiv i airBaltic.
Biletat për linjën e re ajrore janë të disponueshme për rezervim përmes faqes së internetit të airBaltic www.airbaltic.com, me çmime duke filluar nga 89 euro per nje drejtim.
Detaje për linjën e re ajrore airBaltic nga Shkupi
Destinacioni |
Numri i fluturimeve javore |
Data e fluturimit të parë |
Çmimi*, GJELBËR |
Скопје (Северна Македонија) – Рига (Латвија) |
2 лета неделно |
3 мај 2024 |
89 евра |