TAV DHE MINISTRI PËR TRANSPORT E PRITËN FLUTURIMIN E PARË TË QATAR ERVEJS NGA DOHA NË SHKUP
Shërbimi i ri në “Qatar Ervejs” do ta lidhë Republikën e Maqedonisë me më shumë se 150 destinacione ndërkombëtare në hartën globale të fluturimeve
17 korrik 2017
Shkup, Maqedonia – fluturimi i parë, i rregullt, i drejtpërdrejt nga Doha deri në Shkup sot u ul në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Ruta e re deri në qytetin kryesor të Republikës së Maqedonisë do të shërbehet katër ditë në javë me avionin “Erbas A320”, i cili ka 12 vende në klasën e biznesit dhe 132 në klasën ekonomike.
Udhëtarët nga Doha u mirëpritën me Urën e ujit dhe mëngjesin tradicional maqedonas. Drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedonisë”, Alper Ersoj, i shoqëruar nga Ministri për transport dhe lidhje Goran Sugarevski dhe ambasadori i Qatarit në Maqedoni, Hasan Bin Abdulla Yaid Al Mahmud, në qilim të kuq i mirëpritën dhe përshëndetën – Aehab Amin, drejtori kryesor komercial i “Qatar Ervejs” dhe Vukica Krtolica Popovska, ambasadori në Qatar, të cilët arritën me fluturimin e parë nga Doha, pas së cilit të gjithë së bashku prevën tortë në nder të hapjes së destinacionit të ri.
Drejtori ekzekutiv i “Qatar Ervejs Grup” Akbar Al Baker deklaroi: “Kjo verë është me të vërtetë e mbushur për “Qatar Ervejs”, siç vazhdon zgjerimi ynë në Evropën Lindore. Shërbimi ynë katërditor deri në Shkup është shtesë e shumëpritur në rrjetin tonë global të rutave. Ajo do të na mundësojë të lidhim edhe udhëtarët e biznesit edhe ata turistik deri dhe nga Republika e Maqedonisë. Me padurim presim t’u urojmë mirëseardhje udhëtarëve të fluturimeve për këtë qytet entuziast”.
Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedonisë, Alper Ersoj, deklaroi: “Është shumë e madhe kënaqësia jonë nga mirëpritja e fluturimit të parë Doha-Shkup-Doha, linjë ajrore e cila do të shërbehet katër ditë në javë, si dhe nga hyrja e “Qatar Ervejs” në tregun maqedonas, si një nga emrat më të respektuar midis linjave ajrore në mbarë botën. Doha do të jetë një destinacion tërheqës për qytetarët e Maqedonisë, për udhëtime turistike, si dhe për vizita-biznesi, dhe do ti lidhë me 150 destinacione shtesë në botë.“
Shkupi është porta e një vendi me peizazhe dramatike, që përfshin liqene dhe male të mrekullueshme dhe qytete historike magjepsëse. Vizitorët në Shkup mund të zbulojnë lagje nga epoka osmane, të blejnë gjëra në Çarshinë e vjetër të Shkupit ose të vizitojnë qytetin me liqen Ohrin dhe kështjellën e tij piktoreske. Udhëtarët të cilët duan të përjetojnë miksin unik kulturor dhe kozmopolit mund ti blejnë biletat e tyre në faqen e re të internetit të “Qatar Ervejs” ose nga aplikimi celular.
Maqedonia është qendër për industrinë e përpunimit të metaleve, industrinë kimike, të drurit, tekstile, të lëkurës dhe të shtypshkrimit dhe numërohet në mesin e 10 ekonomive të para botërore për të bërë biznes. Hapja e rutës së re deri në Shkup nga kompania çmim-fituese do të ndihmojë përfaqësuesit e biznes-komunitetit maqedonas të lidhen me partnerët e tyre në më shumë se 150 destinacione nëpër botë.
Përveç kësaj, fillimi i shërbimit ajror kargo të “Qatar ervejs kargo” deri në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” do të nxisë rritjen e tregtisë në hapësirë ajrore në Republikën e Maqedonisë, me atë që vendin do ta lidhë me importuesit kryesor në Azinë verilindore përmes qendrës supreme që kompania ajrore e ka në Doha. Qendra e re për kontroll klimatik të kargo-transportuesit akoma më shumë i përmirëson zgjidhjet e mrekullueshme të zinxhirit të ftohtë dhe ofron shërbime perfekte tranzit që do të mbështesin eksportin e frutave dhe perimeve të freskëta nga Shkupi.
Shërbimi i parë i kompanisë ajrore nga Republika e Maqedonisë do ti mundësojë udhëtarëve maqedonas qasje më të lehtë me Australinë, ku jetojnë më shumë se 200.000 qytetarë me origjinë maqedonase.
“Qatar Ervejs” me shpejtësi vazhdon zgjerimin e tij në Evropën Lindore me shërbimet në Pragë, Çeki, Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kiev, Ukrainë, të cilat do të fillojnë deri në fund të gushtit.
“Qatar Ervejs”, transportuesi kombëtar i shtetit Qatar, është një nga linjat ajrore me rritje më të shpejtë, me një nga flotat më të reja në botë. Në vitin e njëzetë të operacioneve të tij, “Qatar Ervejs” ka një flotë moderne prej 200 avionë të cilët fluturojnë deri në destinacionet e biznesit dhe turistike të gjashtë kontinenteve.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, “TAV Maqedonia” realizoi rritje të numrit të udhëtarëve për gjashtë për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në dy aeroportet maqedonase, nga janari në qershor, kanë kaluar 860.130 udhëtarë. Me shtimin e rutës së re Shkup-Doha në “Qatar Ervejs”, si dhe destinacionet shtesë dhe frekuencat e rutave ekzistuese të filluara kohët e fundit në aeroportin e Shkupit, “TAV Maqedonia” pret rritje akoma më të lartë të trafikut ajror në gjysmën e dytë të vitit.
Pyetje të parashtruara shpesh
Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.
Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 120 minuta (2 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 40 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.
Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.
Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero
Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.
Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150
3h – MKD 200
3h-4h – MKD 300
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking
Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking ose në
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM
Për të udhëtuar me një kafshë shtëpiake në avion, pasagjerët duhet të sigurojnë të gjitha dokumentet dhe vaksinat e nevojshme për kafshën përpara se të nisen. Për informacion më të detajuar, kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni:
https://en.aegeanair.com/travel-information/special-assistance/traveling-with-pet/
https://www.turkishairlines.com/en-us/any-questions/traveling-with-pets/
https://www.croatiaairlines.com/Travel-info/Special-passenger-categories/Animals
https://www.qatarairways.com/en/baggage/animals.html
https://www.austrian.com/Info/Flying/TransportationAnimals
https://www.flypgs.com/en/write-to-us/a0j58000000NHWFAA4#sf-1
Wizz Air nuk lejon transportin e kafshëve shtëpiake në aeroplan, me përjashtim të qenve ndihmës që shoqërojnë persona. Për këta qen duhet të dorëzohen dokumente të përshtatshme udhëtimi.
https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/travel-information/baggage
Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.
Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.
Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.