TAV PESË VJET NË MAQEDONI: 17 DESTINACIONE TË REJA DHE 75% RRITJE NË NUMRIN E PASAGJERËVE NË AEROPORTE

TAV PESË VJET NË MAQEDONI: 17 DESTINACIONE TË REJA DHE 75% RRITJE NË NUMRIN E PASAGJERËVE NË AEROPORTE

Drejtori i përgjithshëm Zoran Krstevski thotë se viti 2015 do të përfundojë me dhjetëra rrugë të reja, dhe si rezultat,  rritje e mëtejshme e trafikut të përgjithshëm.

Shtatëmbëdhjetë linja ajrore të reja dhe të rregullta dhe pothuajse rritje e dyfishtë e numrit të pasagjerëve e të dy aeroportëve  – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” i Shkupit dhe “Shën. Apostull Pavli” i Ohrit – janë rezultat i  menaxhimit pesëvjetor të TAV Maqedonia në aeroportet vendase.

Pasi kompania, e cila është pjesë e Holdingut Turk “aeroportet TAV”, në vitin 2010 e mori përsipër menaxhimin operacional, numri i pasagjerëve në aeroportin e Shkupit  “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” u rrit në 76.7%, nga 684.905 pasagjerë në vitin 2010 në 1.210.509 pasagjerë në vitin e kaluar. Në të dy aeroportet së bashku, në periudhën e kaluar prej gjysmë dekade, rritja  totale është 75%, ose nga 729.297 pasagjerë në vitin 2010, vitin e kaluar numri total arriti 1.278.343 pasagjerë.

Këto ditë shënojnë përfundimin e pesë viteve pasi “TAV aeroportet” turke e morrën përsipër menaxhimin e “Aleksandrit të Madh” dhe “Shën. Apostull Pavli”, mund të jemi krenarë për zhvillimin e deritanishëm që ka pësuar trafiku ajror i Maqedonisë, për të cilin kontribuam bashkë me Qeverinë dhe me kompanitë ajrore të cilat janë partnerët tanë, si dhe me të gjitha institucionet e përfshira. Sot nga Shkupi mund të fluturojmë në gjithsej 26 destinacione në Evropë dhe në një destinacion drejt Dubait, i cili është një ndryshim i rëndësishëm në krahasim me situatën e vitit 2010, kur qyteti kryesor kishte lidhje ajrore me vetëm 10 qytete – deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedonisë”.

Ai shtoi se në të njejtën periudhë është rritur më shumë se dyfishi edhe numri i kompanive ajrore që fluturojnë nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Aktualisht nga aeroporti kryesor Maqedonas fluturojnë në përgjithësi 12 linja ajrore, tre nga të cilat janë me kosto të ulët. Krstevski thekson se me pesë destinacionet e reja nga Shkupi dhe dy destinacionet nga Ohri, të cilat “Vizer” do t’i fillojë në mes të vitit, si dhe njoftimin për disa rrugë të reja nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, menaxhimi i TAV Maqedonisë pret që vitin 2015 ta përfundojë me dhjetëra kompani të reja ajrore,  të cilat do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të trafikut të përgjithshëm ajror.

-Si pjesë e “TAV Maqedonisë”, i cili është një nga operatorët kryesorë të aeroporteve në botë, i ndjekim trendet dhe zhvillimet botërore të trafikut ajror dhe vazhdimisht konkurojmë për të tërhequr kompani të reja ajrore dhe të rritim numrin e linjave, për të arritur vizionin tonë afatgjatë, i cili është që “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” të bëhet qendra rajonale në trafikun ajror të Balkanit, që do të lidhë jo vetëm shtetasit Maqedonas, por edhe pasagjerët nga i gjitë rajoni me Evropën dhe me botën, theksoi Alper Ersoj, zëvendës i drejtorit të përgjithshëm për operacionet të “TAV Maqedonisë”.

Ai gjithashtu theksoi se në të ardhmen pasagjerët akoma më shumë do të ndiejnë përfitimet nga ofertat e larmishme për linja ajrore dhe bileta të përballushme, të cilat synojnë të gjitha segmentet e udhëtarëve – biznesin, të rinjtë dhe studentët, turistët, familjet dhe emigrantët.

Attachment - Statistics (PDF, 201kB)