"FLAJDUBAI" FILLOI FLUTURIME PËR NË SHKUP

"FLAJDUBAI" FILLOI FLUTURIME PËR NË SHKUP

Operatori nga Dubai "Flajdubai" filloi me fluturimin e parë të drejtpërdrejtë ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës së Maqedonisë, ndërkaq fluturimi i parë ndërmjet Dubait dhe Shkupit filloi më 22 tetor 2012.
 
Kjo shënoi hapjen e linjës së 15 në Evropën Qendrore dhe Lindore me kompaninë ajrore me  kosto të ulët flajdubai.
 
Fluturimi me shenjën FZ791 u ngritë nga Terminali 2 i Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait në orën  21:15 dhe u ul në aeroportin e Shkupit "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit" në orën 12:40 sipas orës lokale. Drejtori ekzekutiv i flajdubai, Gait Al Gait, u prit nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit të Republikës së Maqedonisë dhe drejtori kryesor operativ i "TAV Holding" Murat Ornekol. Pas përshëndetjes me topa dhe pas aterimit, Al Gait pati një pritje tradicionale me bukë dhe kripë, pastaj delegacioni mbajti një konferencë për shtyp në CIP (PIK) sallën e aeroportit.

Drejtori ekzekutiv i flajdubai, Gait Al Gait, tha: "Mbi 40 për qind e fluturimeve tona që u zhvillua gjatë këtij viti u realizuan në Evropën Qendrore dhe Lindore. Me shtimin edhe në Shkup, ne i lidhëm Emiratet e Bashkuara Arabe me një treg që nuk ka qenë i furnizuar sa duhet. Kjo ilustron angazhimin tonë në rajon dhe në të njëjtën kohë hap mundësi për bashkëpunim me vendet e ndryshme. "
" Kompanitë ajrore me  kosto të ulët siç është flajdubai ofrojnë  fluturime me çmime shume më të ulëta se linjat e rregullta ajrore. Rajonet në të cilat ata veprojnë shumë shpesh përjetojnë zhvillim të shpejtë ekonomik. Përfshirja e Shkupit si një destinacion në ofertën e fluturimeve ajrore flajdubai është e rëndësishme sepse në këtë mënyrë Shkupi, përveç se me Dubain, lidhet në mënyrë të tërthortë edhe me më shumë se 50 destinacione në mbarë botën që kjo kompani vepron ", tha Janakieski, Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit .

Murat Ornekol, drejtori kryesor operativ i TAV Holding, tha: "Nisja e një linje direket nga Shkupi për në Dubai patjetër do të ketë një efekt shumë pozitiv kryesisht për diasporën e madhe maqedonase në Australi. Kohëzgjatja e fluturimit dhe numri i lidhjeve me këto fluturimeve reduktohet në mënyrë dramatike, duke bërë maqedonasit që jetojnë në Australi tani shumë më shpejt dhe më lehtë të arrijnë në Shkup. Por, me një fluturim të drejtpërdrejtë, jo vetëm qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por edhe banorët e rajonit tani do të munden nëpërmjet aeroportit të Shkupit "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit" të fluturojnë direkt në Dubai. "
Fluturimet në Dubai do të realizohen dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte.  Fluturimi me shenjën  FZ791 do të ngrihet nga terminali dytë nga Aeroporti  Ndërkombëtar në Dubai në orën  09:15 dhe do të ulet në aeroportin  "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit" në orën 12:40 sipas orës lokale. Fluturim kthimi, me shenjën FZ792 do të fluturojë nga kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë në  orën 13:25 dhe do të mbërrijë në Dubai në orën  20:35 sipas kohës lokale.