SHPËRBLIM I RI PËR TAV MAQEDONINË: AEROPORTI I SHKUPIT MIDIS 10 AEROPORTEVE MË TË MIRËVE NË EVROPËN LINDORE
Nën menaxhimin e kompanisë TAV Maqedonia, aeroporti i Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit u gjet midis 10 aeroporteve më të mira në Evropën Lindore të shpërblimeve që u ndanë para do kohe në Paris
Aeroporti „Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit“ në Shkup, për të cilat operacione është përgjegjës “TAV Maqedonia” siguroi vend midis 10 aeroporteve më cilësore në Evropën Lindore të shpërblimeve botërore të aeroporteve që u mbajt para do kohe në Paris. Tubimi global tradicionalisht i organizuar nga organizata e njohur britanike “Skajtraks”, i shpalli aeroportet më të mira në nivelin botëror, por edhe në rajone të veçanta.
- Punësimi në aeroportin e Shkupit në top 10-shin e Evropës Lindore është vërtetim posaçërisht i rëndësishëm për punën tonë sepse “Skajtraks”, është organizatë e cila në nivelin global i analizon, përcjell dhe i mat reagimet dhe kënaqësinë e pasagjerëve nga aeroportet. Ky shpërblim, si dhe të mëparshmit që dy vjet me radhë i kemi marrë nga Këshilli Ndërkombëtar i aeroporteve, është edhe një sinjal i fuqishëm se kemi qasje përkatëse formale në pikëpamje të kualitetit të shërbimeve dhe vizionit që ato në mënyrë permanente përmirësohen, e me qëllim që maksimalisht të kënaqen gjatë udhëtimit – thotë Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedonisë”.
“Skajtraksit”, shpërblimet iu ndanë në panairin e 21 për shërbime të aeroporteve - Passenger Terminal Expo, i cili u mbajt në Paris. Aeroporti i Shkupit u shpall aeroporti i nëntë më i mirë në Evropën Lindore.
“Skajtraks”, është organizatë hulumtuese e themeluar në vitin 1989 dhe e vendosur në Londër të Britanisë së Madhe. Ata përpunojnë vlerësime cilësore të prodhimeve, shërbimeve dhe pasagjerëve, si dhe studioja për avio kompani, aeroporte dhe për industritë e lidhura. Gjatë 16 viteve të kaluara “Skajtraks”, i zbaton hulumtimet për avio kompanitë dhe aeroportet më të mira në botë. Sipas internet-faqes zyrtare të manifestimit, për nevojat e saj u plotësuan mbi 13 milion pyetësor nga qytetar prej 112 nacionaliteteve të ndryshme në periudhën prej muajit maj të vitit 2014 deri në janar të vitit 2015. Hulumtimi ka përfshirë 550 aeroporte në botë. Me të janë kontrolluar përvojat e pasagjerëve në pikëpamje të aspekteve si të çekimit, arritjes, transferit, shopingut, sigurisë dhe të segmenteve tjera shërbyese.
Aeroporti i Stambollit „Ataturk“ nga ana tjetër, i udhëhequr nga holdingu „TAV aeroporte“, u shpall si njëri ndër aeroportet më të mira në Evropën Juglindore, ndërsa aeroporti i Gjeorgjisë “Tbilisi”, gjithashtu nën menaxhimin e holdingut turk, u radhit si njëri ndër aeroportet më të mira në Evropën Jugore, në shpërblimet botërore të aeroporteve “Skajtraks”, 2015. Aeroporti “Riga”, në Latvi, ku “TAV aeroportet” operojnë me frishopet, ushqimin, pijet dhe shërbimet për pranim dhe pajisje, gjithashtu është në listën midis 10 aeroporteve më të mira në Evropën Lindore.
Lista e aeroporteve më të mira në Evropën lindore, sipas shpërblimeve botërore të aeroporteve “Skajtraks”, 2015:
- Budapest
- Talin
- Kiev
- Rigë
- Beograd
- Tbilisi
- Sofja
- Bratislava
- Shkup
- Varnë