LINJË E RE E DREJTPËRDREJTË NGA AEROPORTI I OHRIT: TAV MAQEDONIA MIRËPRET FLUTURIMIN E PARË NGA LONDRA

LINJË E RE E DREJTPËRDREJTË NGA AEROPORTI I OHRIT: TAV MAQEDONIA MIRËPRET FLUTURIMIN E PARË NGA LONDRA

Fluturimet e reja midis aeroportit të Ohrit “Shën Apostoll Pali” dhe aeroportit të Londrës “Luton” do të fillojnë sonte. Aviokompania “Vizer” do të fluturojë në relacionin Ohër – Londër dy herë në javë gjatë sezonit veror

Aeroporti i Ohrit “Shën Apostoll Pali”, i operuar nga “TAV Maqedonia”, sot do të mirëpres fluturimin e parë nga Londra, me aviokompaninë “Vizer”.

Herët sonte, më 10 qershor, avioni i cili do të vi nga aeroporti i Londrës “Luton” do të ulet në perlën turistike të Maqedonisë – Ohri dhe do të sjell 133 pasagjerë.

“TAV Maqedonia” do të festojë fluturimin e parë të “Vizerit” nga Londra në aeroportin e Ohrit me ceremoninë tradicionale për mirëseardhje që e  organizon për hapjen e çdo destinacioni të ri – urë uji rreth avionit, vajza të veshura me kostume kombëtare, mëngjes me bukë dhe kripë për pasagjerët, si dhe tortë për rrugën e re.

-Ne në TAV Maqedoni jemi shumë të lumtur që linja e re ajrore midis Londrës dhe Ohrit do të mundësojë që shumë turistë nga Anglia të qëndrojnë në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Por, kjo linjë do të jetë tërheqëse dhe për qytetarët e Maqedonisë, si dhe për udhëtarët e vendeve fqinje, sepse do të jetë një mundësi e mirë për vendosje të lidhjeve të biznesit dhe relacioneve të tjera me Britaninë e Madhe, tha Zoran Krstevski, drejtori i përgjithshëm i  “TAV Maqedonisë”.

Me fluturimin e parë të sotëm do të shënohet hapje të një linje të re dhe të drejtpërdrejtë Londër – Ohër – Londër gjatë sezonit të verës. “Vizer” do të operojë në këtë relacion dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe çdo të diel, duke arritur në aeroportin e Ohrit në orën 18 e 15 minuta dhe duke u nisur drejt “Lutonit” të Londrës në orën 18 e 45 minuta. Për momentin, këto fluturime janë caktuar deri në datën 13 shtator.

Kjo rrugë e re është një nga dy linjat e reja ajrore të shpallura për këtë verë nga aeroporti i Ohrit. E dyta është Ohër-Bazel, e cila do të futet më 1 korrik, nga ana e “Vizerit”, gjithashtu. Aeroplanët e kësaj linje ajrore do të fluturojnë deri në qytetin zviceran çdo të mërkurë dhe çdo të diel, deri në datën 21 tetor.

Si rezultat i këtyre linjave të reja, por edhe si rezultat i çarter fluturimeve nga Hollanda, Austria, Zvicra dhe Belgjika, të cilat sjellin grupe të organizuara me turistë në Ohër gjatë sezonit veror, në “TAV Maqedonia” presin rritje të trafikut ajror në “Shën Apostoll Pali” gjatë sezonit veror.

Vitin e kaluar 2014 operatori i dy aeroporteve Maqedonase “TAV Maqedonia” shërbeu pothuajse 1,3 milion pasagjerë dhe shënoi rritje për 20% në nivel vjetor, në të dy aeroportet – në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dhe të Ohrit “Shën Apostoll Pali”.