TAV, NIKOQIR I AGJENCIVE TURISTIKE SPANJOLLE DHE BLOGER ME NDIKIM: PROMOVOJMË MAQEDONINË SI DESTINACION TURISTIK ME QËLLIM TË HAPJES SË LINJAVE AJRORE PËR NË SPANJË
TAV Maqedoni, së bashku me operatorin vendas turistik për turizmin hyrës Balkan Prime Tours, pritën një bloger me ndikim spanjoll dhe përfaqësues i shtatë agjencive të mirënjohura turistike nga Spanja në tre ditët e fundit. Qëllimi i kësaj iniciative është të krijohet interes për Maqedoninë si destinacion turistik tek udhëtarët spanjollë, gjë që do të inkurajojë kompanitë ajrore që të prezantojnë linja ajrore direkte ndërmjet dy vendeve.
-“Si operator aeroporti, ne dëgjojmë gjithmonë kërkesat e pasagjerëve. Shumë prej tyre duan linja ajrore nga Shkupi në Barcelonë dhe Madrid, si dhe në destinacione të tjera tërheqëse në Spanjë. Prandaj, si pjesë e strategjisë së marketingut dhe si pjesë e aktiviteteve promovuese të TAV Maqedoni, së bashku me operatorin turistik maqedonas Balkan Prime Tours, ftuam agjencitë turistike më të njohura nga Spanja, së bashku me një bloger udhëtimi me ndikim, për t'a njoftuar Maqedoninë dhe potencialin e saj të madh turistik si një destinacion të ri për udhëtarët spanjollë. Tashmë kemi interesim nga maqedonasit për të udhëtuar në Spanjë, ndaj kuptuam se duhet të krijojmë interes edhe tek udhëtarët spanjollë për të inkurajuar kompanitë ajrore që të krijojnë linja ajrore direkte ndërmjet dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ne po punojmë për të tërhequr linjat ajrore që do të fillojnë të fluturojnë nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit në destinacionet e synuara dhe atraktive të pushimeve në Spanjë”, tha Metin Batak, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.Siç raporton kompania, aktivitetet e tyre të marketingut për të tërhequr linja ajrore të reja dhe për të hapur destinacione të reja janë vazhdimisht në zhvillim.
I mbështetur nga kompania mëmë, TAV Aerporte, operatori i aeroportit maqedonas merr pjesë në panairet më të rëndësishme turistike dhe të aviacionit në nivel botëror, nxit takime dhe negociata me kompani të ndryshme ajrore, me një qëllim kryesor - rritjen e numrit të destinacioneve dhe numrit të pasagjerëve në dy aeroportet në Shkup dhe në Ohër. Në kuadër të aktiviteteve të marketingut, TAV Maqedoni jo vetëm që promovon aeroportet maqedonase, por edhe Maqedoninë si destinacion të pazbuluar turistik.
TAV Maqedoni e përfundoi periudhën nga janari deri në tetor 2022 me 2 milionë (2.031.562) pasagjerë që udhëtonin nëpër dy aeroportet maqedonase, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal – Ohër. Kjo përfaqëson -11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, vit i konsideruar si referencë në aviacion, apo periudhën para pandemisë nga Kovid-19. Krahasuar me të njëjtën periudhë - janar-tetor 2021, numri i pasagjerëve në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit është në rikuperim, përkatësisht nga janari në tetor është rritur për 78%.