AEROPORTI I SHKUPIT NË LISTËN E 10 MË TË MIRËVE NË EVROPËN LINDORE

AEROPORTI I SHKUPIT NË LISTËN E 10 MË TË MIRËVE NË EVROPËN LINDORE

Ky është viti i tretë me rradhë që TAV Maqedoni e fiton mirënjohjen prestigjioze të ,,Skytrax’’Çmimet botërore të aeroporetve, duke e rradhitur ,,Aleksandrin e Madh’’ mes dhjetë aeroporteve më të mira në Evropën Lindore

Aeroporti i Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit me të cilin operon TAV Maqedoni, është rradhitur mes dhjetë aeroporteve më të mira në Evropën lindore për vitin 2017, në Çmimet botërore të aeroportve të mbajtura në Amsterdam, në organizim të organizatës së mirënjohur britanike Skytrax. 

Ceremonia solemne e Çmimeve botërore të aeroporteve të,,Skytrax’’ u mbajt në Amsterdam në panairet për shërbimet e aeroporteve,,Passenger Terminal EXPO’’, ku aeroporti i Shkupit e morri vendin e dhjetë në listën e top 10 aeroporteve më të mira në Evropën Lindore në kategorinë  ,,aeroportet më të mira në rajonin global’’. 

Këtë listë e udhëheq aeroporti i Budapestit, ndërsa pas tij pasojnë aeroportet në Talin, Kiev, Riga, Beograd, Tbilisi, Sofje, Bratisllavë, Bukuresht dhe Shkup.

-Për kënaqësinë tonë të madhë përsëri u gjetëm në listën mes 10 aeroporteve më të mira në Evropën Lindore, viti i tretë me rradhë, që është edhe një dëshmi për avancimin që e kemi aaritur me Aeroportin e Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në shtatë vitet e fundit. Kjo mirënjohje e vërteton përkueshtueshmërinë tonë për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve tona, edhe për aviokompanitë edhe për pasagjerët. Klientët janë faktori kryesor i kompanive andaj ne si operator i aeroporteve i vlerësojmë kërkesat dhe mendimet e tyre dhe çdoherë punojmë në drejtim të përmirësimit të kënaqësisë së tyre, deklaroi Аlper Tunga Ersoydrejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.     

Në kuadër të Çmimeve botërore të aeroporteve, 10 aeroportet më të mira në Botë janë : Çangi në Singapur, Haneda në Tokio, Inçeon në Korenë e Jugut, аеroportet në Mynih dhe Hong Kong, Hamad në Doha, Çubu Centreir në Nagoja- Japoni, aeroportet në Cyrih, Hitrou në Londër dhe aeroporti në Frankfurt.   

„Skytrax“  është organizatë hulumtuese e themeluar në vitin 1989me sli në Londër, Britani e Madhe. Organizata është e specializuar për hulumtim në avio-industrinë e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve të cilat i ofrojnë aviokompanitë dhe aeroportet për pasagjerët anembanë Botës.  Bëhet fjalë për çmimin më prestigjioz në industrinë e aeroporteve e cila fitohet në bazë të hulumtimit më të madh vjetor në kënaqësi të klientëve të aeroporteve.

Çmimet për vitin 2017 janë bazuar në përpunimin e 13,82 milionë pyetësorëve të sondazhit të mbushura nga shfrytëzues nga 105 nacionalitete të ndryshme.  Hulumtimi është bërë në periudhën nga qershori 2016 deri në shkurt 2017 dhe përfshin 550 aeroporte të Botës, duke i vlerësuar përvojën e pasagjerëve nëpërmjet indikatorëve të ndryshëm të shërbimeve dhe prodhimeve të aeroporteve: paraqitja, arritja, transferimet, blerja, siguria, lëvizja drejt pjesës për largim deri te portat dhe segmentet jera shërbyese. Çmimet botërore të aeroporteve janë bençmar global për kualitet të lartë të aeroporteve, më gjërë të njohura si Passenger Choice Awards.

Përveç rradhitjes mes 10 aeroporteve më të mira në Evropën Lindore, Aeroporti i Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është fitues edhe i çmimit prestigjioz ASQ (Airport Service Quality) për aeroport më të mirë në Evropë në kategorinë nën 2 milionë pasagjerë, mirënjohje e fituar nga  ACI (Airports Council International), tre vite me rradhë, në vitet 2012, 2014 dhe 2015 , e bazuar në sondazhet e kryera në vitet 2012, 2013 dhe 2014. 

ТАV Maqedoni i përfundoi dy muajt e parë nga viti 2017 me rritje të numrit të pasagjerëve prej 9%, duke arritur  238.180 udhëtarë të dy aeroporteve në Maqedoni– ,,Аleksandri i Madh’’ në Shkup dhe  ,,Shën Apostoli Pali ’’ në Ohër. Vitin e kaluar 2016 e përfundoi me 1,8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet, ku rritja në nivel vjetor ishte 16.883, me rritje prej 8,9%. 

Aeroportet më të mira në Evropën Lindore

  1. Budapest
  2. Тalin
  3. Kiev Borispol
  4. Riga
  5. Beograd
  6. Тbilisi
  7. Sofje
  8. Bratisllavë
  9. Bukuresht
  10. Shkup

 

10 aeroportet më të mira në Botë 

  1. Çangi në Singapur
  2. Aeroporti ndërkombëtar Haneda në Tokio
  3. Aeroporti ndërkombëtar Inçeon në Korenë e Jugut
  4. Аеroporti i Mynihut
  5. Aeroporti ndërkombëtar në Hong Kong
  6. Aeroporti ndërkombëtar Hamad në Doha
  7. Çubu Centrair në Nagoja- Japoni
  8. Аeroporti i Cyrihut
  9. Аеroporti Hithou në Londër
  10.  Aeroporti në Frankfurt

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 120 minuta (2 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 40 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.