AEROPORTI I SHKUPIT NË LISTËN MIDIS 10 AEROPORTEVE MË TË MIRË NË EVROPËN LINDORE

AEROPORTI I SHKUPIT NË LISTËN MIDIS 10 AEROPORTEVE MË TË MIRË NË EVROPËN LINDORE

Viti i dytë radhazi, TAV Maqedonia fiton njohjen prestigjioze të “Skajtraks”- Çmimet Botërore për Aeroporte, duke e renditur “Aleksandrin e Madh” midis 10 aeroportet më të mirë në Evropën Lindore

Aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, me të cilin operon TAV Maqedonia, është renditur midis 10 aeroportet më të mirë në Evropën Lindore për vitin 2016 në kuadër të Çmimeve Botërore për Aeroporte të mbajtur kohët e fundit në qytetin gjerman të Këlnit. Këtë takim botëror e organizon organizata e njohur britanike “Skajtraks” e cila këtë njohje prestigjioze ia jep aeroportit të Shkupit për herë të dytë radhazi.

-Jemi të lumtur që për herë të dytë po fitojmë Çmimin botëror për aeroporte të “Skajtraks”, i cili e renditi aeroportin e Shkupit midis dhjetë aeroportet më të mirë në Evropën Lindore, e cila është një tjetër dëshmi për përkushtimin e TAV Maqedonisë drejt udhëtarëve tanë të nderuar dhe kompanive ajrore. Kjo njohje prestigjioze në aviacion e cila jepet çdo vit në konkurencë prej 550 aeroporte në botë, ku vlerësohet përvoja e udhëtarëve në shërbime të ndryshme të aeroporteve, siç janë check-in, mbëritja, transfertat, shoping, siguria etj. të fokusuara në aeroportin kryesor të Republikës së Maqedonisë, në TAV Maqedoni jemi përkushtuar në zhvillimin e ekipit të sukseshëm të udhëheqjes dhe vlerësojmë rolet e rëndësishme të cilat punonjësit e aeroportit i kanë në aeroport, deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.  

Këtë vit Aeroporti i Shkupit u gjet në vendin e 9 të top 10 listës së aeroporteve në Evropën Lindore, në kategorinë – Aeroportet më të mira në rajon. I pari në listë gjendet aeroporti i Budapestit, dhe ndiqet nga aeroportet në Talin, Kiev, Rigë, Beograd, Tbilisi, Sofje, Bratislavë, Shkup dhe Varnë.

Çmimet “Skajtraks” u ndanë në panairin për shërbime aeroporti “Passenger Terminal Expo”, i cili kohët e fundit u mbajt në qytetin gjerman të Këlnit.

Sipas Çmimeve Botërore për Aeroporte, 10 aeroportet më të mirë në botë për vitin 2016 janë: Çangi në Singapor, Inçeon në Korenë e Jugut, Mynih, Haneda në Tokio, Hong Kong, Centrair në Nagoja – Japoni, Cyrih, Hitrou në Londër, Kansai në Japoni dhe Hamad në Doha.

Skajtraks” është organizatë hulumtuese e themeluar në vitin 1989 me seli në Londër, Britani të Madhe. Organizata është specializuar për kryerjen e hulumtimeve në industrinë e aviacionit të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve që kompanitë ajrore dhe aeroportet ua ofrojnë udhëtarëve në mbarë botën.

Gjatë 16 viteve të kaluara kryen hulumtime për kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira në botë. Ndarja e Çmimeve Botërore për Aeroporte filloi në vitin 1999, kur “Skajtraks” kreu hulumtimin e parë global për kënaqësinë e udhëtarëve nga aeroportet. Sot, ky çmim është i bazuar në 13,2 milion anketa dhe pyetësorë, të plotësuara në aeroporte nga udhëtarë prej 106 kombësi gjatë periudhës së hulumtimit, të cilat zgjatën nga qershori i vitit 2015 dhe deri në shkurt të vitit 2016. Në hulumtim ishin përfshirë 550 aeroporte mbarë botës, dhe nëpërmjet tij kontrolloheshin përvojat e udhëtarëve lidhur me shërbimet e aeroporteve si Check-in, mbëritja, transfertat, shoping, siguria dhe segmente të tjera shërbyese.

Aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” muajin e kaluar fitoi çmimin ASQ (Airport Service Quality) si aeroporti më i mirë në Evropë për vitin 2015, në kategorinë – aeroporte nën 2 milion udhëtarë, që për herë të tretë fiton këtë njohje nga ana e organizatës prestigjioze e aviacionit ACI, pas marrjes së çmimit të së njejtës kategori në vitin 2012 dhe 2013.

TAV Maqedonia përfundoi vitin 2015 me një rritje prej 22% të numrit të përgjithshëm të të dy aeroporteve maqedonase – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostol Pali” në Ohër, duke arritur shifrën prej 1.560.381 udhëtar. Në të njejtën kohë, numri i përgjithshëm i operacioneve ajrore ishte 15.510, me një rritje prej 11% në nivel vjetor. Trendi i rritjes së trafikut po vazhdon edhe këtë vit. Në dy muajt e parë të vitit 2016 nëpërmjet dy aeroporteve maqedonase u transportuan 219.378 udhëtarë, që është rritje prej 28% në krahasim me të njejtën periudhë në vitin 2015. Në të njejtën kohë, numri i operacioneve (ngritje dhe ulje) në të dy aeroportet është rritur për 15%.

Aeroportet më të mirë në Evropën Lindore

  1. Budapest
  2. Talin
  3. Kiev -Borispol
  4. Rigë
  5. Beograd
  6. Sofje
  7. Bratislavë
  8. Tbilisi
  9. Shkup
  10. Tiranë