AEROPORTI I SHKUPIT FITOI ÇMIMIN PËR CILËSI TË SHËRBIMEVE TË AEROPORTIT PËR VITIN 2022 NË CEREMONINË PËR NDARJEN E ÇMIMEVE ACI

AEROPORTI I SHKUPIT FITOI ÇMIMIN PËR CILËSI TË SHËRBIMEVE TË AEROPORTIT PËR VITIN 2022 NË CEREMONINË PËR NDARJEN E ÇMIMEVE ACI

TAV Aeroporte, dje, më 6 shtator, në ceremoninë gjatë Forumit vjetor dhe samitit botëror për përjetime të klientëve të ACI në Inçon, Republika e Koresë, e pranoi çmimin për Cilësi të shërbimeve të aeroportit (Airport Service Quality–ASQ) për Aeroportin ndërkombëtar Shkup për vitin 202, nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (Airport Council International World – ACI World).


Çmimin, në emër të aeroportit të Shkupit e pranoi drejtori kryesor operativ i TAV Aeroporte, Kurshad Koxhak, i cili gjithashtu pranoi çmimet edhe për aeroportet në Zagreb dhe në Ankara me të cilat menaxhon i njëjti grupacion.   
Me rastin e ndarjes solemne të çmimeve, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt deklaroi: 
“Kënaqësia është shumë e madhe kur njihen përpjekjet, dedikimi dhe puna, e veçanërisht kur njohja e tillë vjen drejtpërsëdrejti nga klientët tanë, përkatësisht pasagjerët tanë të çmuar. TAV, si operator me aeroporte, bashkë me kompanitë simotër, BTA (ushqim dhe pije), ATU (dyqane pa doganë), TAV MOS (shërbime komerciale), TAV Tehnolloxhis (TI shërbime), Euroklin (mirëmbajtje e higjienës), përdorin 30 indikatorë për efikasitet dhe cilësi në pyetësorët e sondazheve për cilësinë e shërbimeve të aeroportit, të vlerësuara përmes mendimeve të pasagjerëve, rangimit dhe përgjigjeve lidhur me cilësinë e shërbimeve të aeroportit, për përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve që ofrohen në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup. Prandaj, ne, me të vërtetë e çmojmë mendimin e pasagjerëve dhe fokusohemi drejt krijimit të eksperiencës superiore në aeroport. Një fokus tjetër shumë i rëndësishëm dhe prioritet në punën tonë të përditshme është edhe mirëqenia e punonjësve tonë të cilët janë dhënësit e drejtpërdrejtë të shërbimeve tona ndaj pasagjerëve.” 

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, krahas asaj që është shpërblyer si ‘Aeroporti më i mirë’ sipas madhësisë dhe rajonit të vet (2 deri 5 milionë pasagjerë në nivel vjetor në Evropë), gjithashtu është i shpërblyer edhe në kategoritë vijuese: Aeroporti me stafin më të përkushtuar në Evropë, Udhëtimi më i lehtë me aeroport në Evropë, Aeroporti më i këndshëm në Evropë dhe Aeroporti më i pastër në Evropë për vitin 2022.
Kjo është hera e 8-të që aeroporti i Shkupit e fiton këtë çmim, pas çmimeve ASQ, të cilat i ka fituar për vitet 2021, 2020, 2019, 2018, 2015, 2013 dhe 2012. 
Aeroporti i Shkupit bën pjesë në panelin për ASQ i cili përbëhet nga aeroporte me madhësi nga 2 deri 5 milionë pasagjerë në nivel vjetor, në Evropë.  
Programi për cilësi të shërbimeve (ASQ) është program udhëheqës në nivel botëror për matje të përjetimit të klientëve të aeroportit dhe për vendosje të kriteteve. Në krahasim me programe tjera në industrinë e aviacionit, ky program bazohet mbi hulumtime në kohë reale, përmes sondazheve të grumbulluara në aeroport – drejtpërdrejtë nga pasagjerët – të cilët e vlerësojnë kënaqësinë e tyre në ditën e udhëtimit. 

TAV Maqedoni, filiale e TAV Aeroporte, anëtare e Grupacionit ADP, e rrumbullakoi periudhën nga janari deri në korrik të vitit 2023 me 1.691.363 pasagjerë të cilët kanë udhëtuar në dy aeroportet e Maqedonisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit Shën Apostulli. Kjo paraqet rritje prej 36% në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2022, ndërkaq krahasuar me vitin 2019 si viti referues në aviacion, statistikat në aviokomunikacion tregojnë 16% rritje të numrit të pasagjerëve. Sa i përket numrit të fluturimeve, në 7-të muajt e vitit 2023 janë realizuar 12.834 fluturime, apo 21% më shumë se në vitin 2022, përkatësisht 5% më shumë në krahasim me vitin 2019.