“TAV MAQEDONIA” EDHE ME NJË ÇMIM PRESTIGJOZ PËR AEROPORTIN “AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT”

“TAV MAQEDONIA” EDHE ME NJË ÇMIM PRESTIGJOZ PËR AEROPORTIN “AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT”

I udhëhequr nga kompania “TAV”, aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” mbetet lider në nivel europian në kategorinë nën dy milionë pasagjerë për të cilën përsëri fitoi çmim nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve

 Aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” edhe në vitin 2013 është më i miri në Evropë në kategorinë nën dy milionë pasagjerë me të cilën dy vite me rradhë vërteton se shërbimet që i ofron janë në mesin e atyre më profesionalëve në kontinentin e vjetër. Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airports Council International – ACI) edhe në vitin 2012 e nderoi me këtë çmim aeroportin e Shkupit  i cili është nën koncesion të holdingut turk “ TAV Aeroporte”. Me çmimin nga platforma globale me ndikimin më të madh të operatorëve të aeroporteve, “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” përsëri e kurorëzoi udhëheqjen e demonstruar përmes zhvillimit të shpejtë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve.

  “Çmimi prestigjoz nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve, i fituar për herën e dytë këtë vit, është dëshmi për qasjen tonë të përkryer dhe përvojën që të mirëmbahet shkalla më e lartë e cilësisë së shërbimeve. Me të vërtetë jemi të lumtur që e fituam mirënjohjen për “ aeroport me shërbime më cilësore në Evropë” e cila jepet në bazë të anketave të cilat e masin kënaqësinë e pasagjerëve. Do të vazhdojmë të u japim vëmendjen e plotë pasagjerëve” – tha Zoran Krstevski, menaxheri i “TAV Maqedonisë” në pres - konferencën e sotme në të cilën ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësi, Alper Tunga Ersoj, dhe Metin Batak.

Në deklaratën e tij të shtypit, drejtori gjeneral i Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve, Anxhela Gitens, theksoi se aeroportet po ballafaqohen me treg në të cilin gara është dita ditës më e fortë, ndërsa kërkesa është thelbësore dhe për këtë shkak është me rëndësi përkushtimi në realizim dhe tejkalim të pritjeve të pasagjerëve.

Menaxherëve të aeroporteve u duhen fakte dhe informata konkrete që ti drejtojnë përpjekjet e tyre dhe ti optimizojnë investimet. Hulumtimi i këshillit është mjet i cili siguron të dhëna të cilat u ndihmojnë aeroporteve që të zbulojne se çfarë vlerësojnë me shumë pasagjerët dhe se si duhet vepruar që të arrijnë nivelin më të lartë të shërbimit të shfrytëzuesve. Me kalimin e kohës rezultatet demonstrojnë se aeroportet me kujdes e përcjellin përvojën e shfrytëzuesve të tyre. Aeroportet punojnë me përkushtim në mënyrë që ti përmirësojnë performancat e tyre përmes miratimit të strategjive të fokusuara mbi pasagjerët – thot Gitens në deklaratën e saj.

Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve e  zbaton programin për “cilësi të shërbimeve të aeroportit” (ASQ- Airport Service Quality) që prej vitit 2006 me qëllim që ta vlerësojë kënaqësinë e pasagjerëve në aeroportet anëtare të organizatës. Gjatë vitit të kaluar, mbi 200 aeroporte nga 50 vende morrën pjesë në këtë program, ndërsa më shumë se 400.000 pasagjerë u intervisuan për shërbimet. Pas kompletimit të hulumtimit i cili zbatohet në nivel mujor për çdo vit, ndahen çmime në kategoritë sipas madhësisë, rajonit, numrit të pasagjerëve, si dhe suksesit të arritur.