TAV Aeroporte: Aeroporti Shkup mirëpriti fluturimin e parë të linjës ajrore AJet nga Aeroporti Sabiha Gokçen në Stamboll
Fluturimi i parë nga Aeroporti Sabiha Gokçen në Stamboll i operuar nga kompania ajrore AJet ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup


“Si operator aeroporti, ne në TAV Aerporte jemi të lumtur të shënojmë dhe festojmë fillimin e operimeve dhe prezantimin e linjës ajrore AJet në linjën ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportit Sabiha Gokçen në Stamboll. Përveç zgjerimit të portofolit të rrjeteve dhe linjave ajrore në aeroportin e Shkupit, kjo mundësi e re për udhëtime, gjegjësisht kjo linjë e re e rregullt ajrore, pasuron edhe ofertën tonë për pasagjerët që kërkojnë lidhje komode midis Shkupit dhe Stambollit.” – tha Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Udhëtarët nga Shkupi tani do të kenë edhe një opsion tjetër dhe mundësi për të vizituar Stambollin, metropolin piktoresk që përfshin dy kontinente, Evropën dhe Azinë, dhe ndahet nga ngushtica e Bosforit, ndërsa Shkupi do të mirëpresë me kënaqësi mysafirët nga Turqia dhe do t'u ofrojë vizitorëve një udhëtim të pasur me histori dhe të kaluar, duke përjetuar njëkohësisht të tashmen e tij.
“Ne jemi krenarë dhe të emocionuar të njoftojmë prezantimin e fluturimit tonë të ri të drejtpërdrejtë nga Aeroporti Sabiha Gokçen në Stamboll në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup. Kjo linjë e re ajrore jo vetëm që forcon lidhjet midis dy vendeve tona, por gjithashtu mbështet qëllimin tonë për të ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët tanë. Në AJet, ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar shërbime të përballueshme dhe për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e udhëtimit për klientët tanë.” – tha Kerem Sarp, Kryedrejtori ekzekutiv i AJet.


TAV Maqedonia, një degë e TAV Aerporte, anëtare e ADP Group, përfundoi gjysmën e parë të vitit 2024, ose periudhën nga janari deri në qershor, me gjithsej 1,458,299 pasagjerë që udhëtonin nëpër dy aeroportet maqedonase - Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Apostulli Shën Pal – Ohër, që do të thotë rritje prej 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Për sa i përket numrit të fluturimeve, në 6-mujorin e 2024-ës janë realizuar 11,843 fluturime ose 15% më shumë se në vitin 2023.
