AEROPORTI I SHKUPIT MORI ÇMIMIN ASQ PËR AEROPORT MË TË MIRË NË EVROPË
Organizata Airports Council International (ACI) i dha aeroportit të Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” çmimin për aeroportin më të mirë në Evropë në vitin 2015, AQS për cilësi të shërbimeve, në kategorinë e aeroporteve nën dy milion udhëtarë
Aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” morri çmimin ASQ (Airport Service Quality) për aeroport më të mirë në Evropë në vitin 2015, në kategorinë e aeroporteve me më pak se 2 milion udhëtarë, që për herë të tretë merr këtë njohje nga ana e organizatës prestigjoze e aviacionit ACI, pas fitimit të çmimit të së njëjtës kategori në vitin 2012 dhe në vitin 2013.
Programi udhëheqës botëror bençmark i ACI (Airports Council International), i cili analizon shërbimet që aeroportet ua ofrojnë udhëtarëve, shpalli fituesit për cilësinë e shërbimeve të aeroporteve Airport Service Quality (ASQ) dje në Montreal, Kanada, pasi përpunoi më shumë se 550.000 anketa të detajshme tek mbi 300 aeroporte, në më shumë se 80 vende në botë gjatë vitit të kaluar 2015.
Rezultatet e vitit 2015 i përfaqësojnë aeroportet më të mira të klasës së tyre, ku është vënë re përmirësim të përvojës udhëtuese pikërisht nga ana e udhëtarëve të cilët anketohen gjatë udhëtimit dhe derisa përvojat dhe përshtypjet e tyre janë ende të freskëta.
-Ne jemi shumë krenarë që fituam çmimin për aeroportin më të mirë në Evropë në vitin 2015, ASQ (Airport Service Quality), ku për herë të tretë marrim këtë njohje prestigjioze, pas çmimeve që fituam në vitin 2012 dhe në vitin 2013. Çmimi është vërtetim i përkushtimit tonë për udhëtarët dhe aviokompanitë, si dhe për numrin e shtuar të linjave të reja dhe për shërbimet e përmirësuara, për të cilat jemi mirënjohës për përpjekjet që bënë kompanitë tona partnere, BTA - që operon me shërbimet hotelierike, ATU - që operon me dyqanet pa doganë, TAVIT- e cila menaxhon me shërbimet informuese-komunikuese, si dhe TAVMOS – e cila menaxhon me shërbimet e tjera operative. Çmimi ASQ për cilësi të shërbimeve në vitin 2015, do të na motivojë, si operator i aeroportit të vazhdojmë me përmirësimin dhe inovacionet në ofertën e përgjithshme të shërbimeve të aeroportit, deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Krahas aeroportit të Shkupit si fitues për kënaqësinë e përdorimit të shërbimeve të udhëtarëve në Evropë, në kategorinë e aeroporteve nën dy milion udhëtarë, në kontinentet e tjera, fitues janë aeroporti Apington në Afrikë, Portland në Amerikën Veriore dhe Kuliakan në Amerikën Latine (Karaibe).
-Aeroportet janë gjithnjë e më shumë duke u fokusuar për të siguruar përvojë yjore për udhëtarët dhe kjo është pjesë e një trendi të madh. Aeroportet janë bërë komplekse, biznese të fokusuara ndaj përdorimit të cilët në shumë raste nëpërmjet shërbimeve konkurojnë njëri me tjetrin për trafik më të madh. Nga dyqanet pa doganë dhe restoranet, deri te ambienti, pastërtia, dashamirësia e personelit, komoditetet, efikasiteti dhe më shumë, udhëtarët presin gjëra të mëdha në aerportet nëpërmjet të cilëve udhëtojnë. Më shumë se kjo, ASQ është mënyra me të cilën pjesëtarët-aeroportet matin se deri në cilin nivel plotësojnë këto pritje, tha Angela Gitens, drejtor i përgjithshëm i ACIWorld.
Anketat e ASQ-së mbulojnë 34 fusha kyçe të shërbimeve dhe përfshijnë 8 kategori kryesore, siç janë hyrja, check-in, siguria, objektet e aeroportit, ushqimi dhe pijet, shitja me pakicë e të tjera. Të gjitha aeroportet që marrin pjesë i përdorin të njëjtat pyetje në anketë, duke krijuar standard të pyetjeve dhe përgjigjeve në industrinë, të cilët u mundësojnë pjesëmarësve (aeroporteve) të ndjekin dhe analizojnë performancat e tyre, si dhe të krahasojnë rezultatet me të gjitha aeroportet në nivel botëror.
Ceremonia solemne e dhënies së çmimeve ASQ për aeroportet më të mira në vitin 2015 do të mbahet në prill të këtij viti, në mbledhjen rajonale të ACI-t për rajonin Azi-Paqësor, në Gold koust, Australi.
Aeroportet më të mira në kategorinë – Rajon (nën 2 milion udhëtarë në vit)
Afrika Upington |
Evropa Shkup |
Amerika Veriore Portland |
Amerika Latine – Karaibe Culiacan |