TAV DHE AEGEAN ME PASAGJERËT E TYRE FESTUAN VENDOSJEN E LINJËS SË RE SHKUP - SARAJEVE

TAV DHE AEGEAN ME PASAGJERËT E TYRE FESTUAN VENDOSJEN E LINJËS SË RE SHKUP - SARAJEVE

Biletat janë në dispozicion në faqen e internetit AEGEAN www.aegeanair.com dhe përmes agjencive të udhëtimit

 

Mbrëmë, më 2 tetor, TAV Aerporte organizoi një festim në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup për udhëtarët e parë që nisen nga linja e re ajrore Shkup - Sarajevë, e prezantuar nga AEGEAN Airlines, linja ajrore kombëtare greke dhe anëtare e STAR ALLIANCE.

Me nisjen e fluturimit inaugurues nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, AEGEAN filloi operimin ndërmjet dy kryeqyteteve me një avion ATR72-600, me tre frekuenca në javë.

 

Linja ajrore do të fluturojë nga Shkupi për në Sarajevë çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.

Stafi miqësor i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit priti të gjithë pasagjerët dhe u dha dhurata simbolike për një udhëtim të mbarë në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës - Sarajevë.
 

“Jemi të kënaqur që AEGEAN po rrit prezencën e saj në tregun tonë, me futjen e një destinacioni tjetër të ri nga Shkupi, përveç ati prej Athinës, që është Sarajeva. AEGEAN do të fluturojë tre herë në javë nga Shkupi në Sarajevë dhe me një lidhje të mirë me linjën ekzistuese Athinë - Shkup, do të mundësojë udhëtim të qetë nëpër Ballkan. Ne besojmë se kjo linjë e re ajrore do të plotësojë nevojën e pasagjerëve për të mbërritur shpejt dhe komod nga Shkupi në Sarajevë për pak më shumë se një orë, në vend të mënyrave të transportit tokësor që zgjasin orë të gjata dhe nënkupton udhëtime rraskapitëse midis dy kryeqyteteve. Tani, njerëzit nga Sarajeva mund të marrin një fluturim AEGEAN për në Shkup në pothuajse një orë dhe të zbulojnë vendet e tij të njohura të atraksioneve dhe të trashëgimisë kulturore gjatë pushimeve të tyre në qytet ose udhëtimeve të zgjatura të kohës së lirë në vend.", tha Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

“Kemi kënaqësinë të festojmë sot me pasagjerët tanë të parë dhe agjentët e përzgjedhur të udhëtimit, hapjen e linjës sonë të re ajrore nga Shkupi në Sarajevë. Me këtë fluturim të ri, i cili shpresojmë së shpejti të bëhet një nga të preferuarit për pasagjerët, ne duam të rrisim lidhjet dhe të zgjerojmë praninë tonë në Ballkan. Me shërbimet tona me cilësi të lartë, ne duam të promovojmë lëvizshmërinë ndërshtetërore, të promovojmë turizmin dhe të forcojmë marrëdhëniet tregtare, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe me Greqinë. Prezantimi i kësaj linje të re ajrore është gjithashtu rezultat i bashkëpunimit ndërmjet AEGEAN dhe Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe dëshiroj të falënderoj kolegët tanë nga TAV për partneritetin e shkëlqyer që kemi. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë rrjetin tonë dhe të ofrojmë mundësi të reja lidhjeje në rajon dhe sigurisht mezi presim t'ju shohim së shpejti në një nga fluturimet tona.” tha Roland Jagi, Drejtori kryesor tregtar i AEGEAN.

 

“Ishte kënaqësi e madhe të mirëpresim fluturimin e parë të AEGEAN nga Shkupi, i cili u ul mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës. Ne jemi veçanërisht të lumtur për faktin se prezantimi i kësaj linje ajrore ishte rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët dhe shumë të suksesshëm mes dy aeroporteve - aeroportit të Shkupit, i menaxhuar nga TAV Maqedonia, Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës dhe linjës ajrore greke AEGEAN.

Jemi të ngazëllyer që AEGEAN njohu rëndësinë dhe potencialin e krijimit të kësaj linje si një përmirësim i madh i komunikimit dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe turizmit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Jam i bindur se bashkëpunimi mes AEGEAN dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës do të jetë i gjatë dhe i suksesshëm”. tha Allan Bajiq, Drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës.

 

Deri në fund të tetorit, ora e nisjes nga aeroporti i Shkupit do të jetë në orën 19:00, me mbërritje në aeroportin e Sarajevës në orën 20:10, ndërsa nga aeroporti i Sarajevës do të niset në orën 20:50, me orar të mbërritjes në orën 21:50 në aeroportin e Shkupit. Një orar i ngjashëm do të ofrohet edhe gjatë dimrit 2023/2024.

 

TAV Maqedonia, një filial i TAV Aerporte, anëtar i Grupit ADP, e përfundoi periudhën nga janari deri në gusht 2023 me gjithsej 2.049.157 pasagjerë që udhëtuan nëpër dy aeroportet maqedonase - Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal - Ohër. Kjo paraqet një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa krahasuar me vitin 2019, viti referues në aviacion, statistikat e trafikut ajror shënojnë një rritje prej 15% të numrit të pasagjerëve. Sa i përket numrit të fluturimeve, në 8-mujorin e 2023-ës janë realizuar 15.344 fluturime, ose 20% më shumë fluturime se në vitin 2022, pra 4% më shumë në krahasim me vitin 2019.