TAV Aeroporte: Viti 2025 është një vit i fuqishëm dhe pozitiv për të dy aeroportet maqedonase, u përmbyll me 3,5 milionë pasagjerë që është 9% rritje

TAV Aeroporte: Viti 2025 është një vit i fuqishëm dhe pozitiv për të dy aeroportet maqedonase, u përmbyll me 3,5 milionë pasagjerë që është 9% rritje

Në vitin 2025, të dy aeroportet shërbyen 26.500 fluturime, që është 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë kohore, nga janari deri në dhjetor, të vitit 2024.
„Suksesi që arritëm në vitin 2025 nuk është i rastësishëm. Ai është rezultat i një drejtimi të qartë strategjik, investimeve të fokusuara dhe partneriteteve të forta. Rritja prej 9% e numrit të pasagjerëve dhe rritja prej 4% e fluturimeve në të dy aeroportet maqedonase është një konfirmim i drejtpërdrejtë se investimet në modernizimin e infrastrukturës, përmirësimin e efikasitetit operacional dhe zgjerimin e rrjetit të linjave ajrore japin rezultate konkrete dhe të matshme. Për më tepër, destinacionet e reja, bashkëpunimi i vazhdueshëm me kompanitë ajrore, rritja e kërkesës për udhëtime dhe përkushtimi i punonjësve tanë mundësuan rritje të qëndrueshme dhe të stabilizuar. Këto rezultate e forcojnë pozitën e aeroporteve maqedonase si qendra të sigurta dhe konkurruese rajonale të aviacionit dhe na japin një bazë të fortë për një zhvillim edhe më ambicioz në periudhën e ardhshme,“ thotë Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni

Vetëm në dhjetor 2025, statistikat e TAV Maqedoni tregojnë rritje dyshifrore të përqindjes së pasagjerëve të shërbyer në të dy aeroportet deri në 25% krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, një vit më parë, ose e shprehur në shifra, 294.781 pasagjerë.
Në muajin e fundit të vitit të kaluar, u realizuan 2.019 fluturime, që është 7% më shumë se në dhjetor të vitit 2024.
Rritje stabile tregon edhe mesatarja ditore e pasagjerëve në vitin 2025. Aeroporti i Shkupit mesatarisht shërbeu 8.786 pasagjerë në ditë, që është 9% më shumë se në vitin 2024, ndërsa përmes aeroportit të Ohrit, mesatarisht udhëtuan 767 pasagjerë në ditë, që është 16,3% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Analizat e veçanta për të dy aeroportet për periudhën nga janari deri në dhjetor tregojnë se përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit udhëtuan 3.211.419 pasagjerë, që është 8,7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa Aeroporti Shën Apostulli Pal Ohër shënon rritje dyshifrore prej 20% me 263.869 pasagjerë të shërbyer.
Stambolli, në të gjitha 12 muajt e vitit 2025, ishte destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup drejt dy aeroporteve IGA dhe Sabiha Gokçen me 16,6% pjesëmarrje në treg. Pas tij vijnë Bazel Miluz (6,2%), Frankfurti (5,7%), Cyrihu (4,5%) dhe Mynihu – Memingen (4,2%).
Pesë shtetet kryesore drejt të cilave ka më së shumti fluturime direkte janë Gjermania (25,4% pjesëmarrje në treg në trafikun e përgjithshëm të pasagjerëve), Turqia (23,6%), Zvicra (10,8%), Italia (5,5%) dhe Suedia (4,3%).
Nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup aktualisht fluturojnë gjithsej 15 kompani ajrore drejt 49 destinacioneve, ndërsa nga Aeroporti Shën Apostulli Pal Ohër, tre kompani ajrore fluturojnë drejt 7 destinacioneve.
Sipas njoftimeve të kompanive ajrore, nga marsi i këtij viti, rrjeti i linjave ajrore nga të dy aeroportet maqedonase do të zgjerohet me hapjen e linjave të reja ajrore dhe destinacioneve të reja. Wizz Air do të fillojë të fluturojë nga Shkupi në Napoli dhe do ta rikthejë linjën ajrore nga kryeqyteti maqedonas në Budapest, ndërsa nga Ohri do të fillojë të fluturojë në Milano. Në maj, Austrian Airlines do të fillojë të fluturojë nga Ohri në Vjenë, ndërsa në qershor aeroporti i Ohrit do t’i rikthejë turistët polakë në Ohër me hapjen e linjës së re ajrore nga Vrocllav dhe rikthimin e fluturimeve nga Katovice.