Aksion i dhurimit të gjakut nga TAV Aeroporte: Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhuruan gjak

Qëllimi i aksionit të dhurimit të gjakut është të rritet vetëdija për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe të nxitet humanizmi, solidariteti dhe me këtë edhe kontributi personal në shpëtimin e jetëve.
Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, theksoi se aksioni përfaqëson pjesë të vlerave mbi të cilat bazohet kultura korporative e kompanisë.

“TAV Maqedoni beson se suksesi nuk matet vetëm me statistika dhe shifra, por edhe me ndikimin që krijojmë në komunitet. Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por i paçmueshëm, një njësi e dhuruar mund të nënkuptojë një shans të ri për jetën e dikujt. Ky aksion ka një mesazh të qartë se humanizmi është pjesë e filozofisë sonë të biznesit. I falënderoj kolegët vullnetarë nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, të cilët u paraqitën për të dhuruar gjak”, deklaroi Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
“Çdo aksion për dhurim gjaku është me rëndësi të madhe për personat që kanë më së shumti nevojë, si dhe për plotësimin e rezervave të gjakut dhe produkteve të gjakut. Përfshirja e punonjësve të TAV Maqedoni, si kompani me përgjegjësi shoqërore, jep një kontribut të rëndësishëm dhe shpreh aktin më të lartë të humanizmit”, thotë Zdravko Georgievski, Sekretar i Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Gazi Babë.
Si pjesë e strategjisë së saj për përgjegjësi shoqërore korporative, TAV Maqedoni, degë e TAV Aeroporte dhe anëtare e grupacionit ADP, do të synojë që ky aksion të shndërrohet në një praktikë humanitare të rregullt dhe të përhershme të kompanisë, e cila ndër të tjera do ta forcojë edhe frymën vullnetare ndër punonjësit.
