FILLIM TË MBARË TË VITIT SHKOLLOR ME TAV AEROPORTET: MBI 100 PAKO SHKOLLORE DHUROHEN FËMIJËVE TË FAMILJEVE TË REZIKUARA SOCIALE
TAV Macedonia, një filialë e TAV Airports, dhuroi mjete shkollore për më shumë se 100 fëmijë të familjeve të rrezikuara sociale në dy komunat që janë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
Para fillimit të vitit të ri shkollor, TAV Macqedonia dhuroi çanta shpine plot me mjete shkollore për më shumë se 100 fëmijë të familjeve të rrezikuara sociale në komunat Ilinden dhe Petrovec, duke i uruar atyre një fillim të mbarë të vitit shkollor 2024/2025.
Në bashkëpunim me shoqatën për zhvillim humanitar dhe social "Projekti Lumturia" dhe projektin e tyre me titull "Urime vitin shkollor" dhe në bashkëpunim me dy komunitetet nga Komuna Ilinden dhe Petrovec, mbi 100 nxënës nga tri shkollat fillore, SH.F.K. Risto Kërle dhe SH.F.K. ,,Goce Dellçev - të dyja nga Ilindeni dhe SF.F.K. ,,Koço Racin’’ nga Petroveci, morën pajisje shkollore.
“Jam i kënaqur që si TAV Airports ne po gjejmë vazhdimisht mënyra për të mbështetur komunitetet lokale që janë më afër aeroporteve tona. Këtë herë, projekti ynë i përgjegjësisë sociale mbështet më të vegjlit, mbi 100 fëmijë nga 3 shkolla fillore, të cilët vijnë nga familje të rrezikuara sociale në komunat në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Falë bashkëpunimit tonë shumëvjeçar me organizatën joqeveritare “Projekti Lumturia”, dhe kësaj radhe edhe me Komunën Ilinden dhe Petrovec, me këtë donacion dëshirojmë të inkurajojmë buzëqeshjen e fëmijëve, të kontribuojmë në lumturinë dhe gatishmërinë e tyre për të fituar njohuri të reja. TAV Airports si kompani do të vazhdojë misionin e saj - të mbështesë dhe të ndikojë pozitivisht në komunitet dhe shoqëri." – tha Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.
Punonjës-vullnetarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit paketuan kompletet shkollore, ndërsa drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, ua dorëzoi këtë donacion 3 shkollave të Ilindenit dhe Petrovecit.
Me donacionin që iu dha dje, më 23 gusht, shkollave fillore në Ilinden dhe Petrovec, përmes projektit “Projekti Lumturia” me titull “Urime vitin e ri shkollor, 112 fëmijë të familjeve të rrezikuara sociale janë gati për një fillim të ri dhe të suksesshëm. të vitit të ri shkollor.
TAV Maqedonia përpiqet të gjenerojë vlera të qëndrueshme që i tejkalojnë kufijtë e saj të korporatës duke përdorur burimet e saj në iniciativat e përgjegjësisë sociale.