TAV AEROPORTE: NËPUNËSIT E AEROPORTIT TË OHRIT PASTRUAN 1 KILOMET TË BREGUT TE LIQENIT TE OHRIT

TAV AEROPORTE: NËPUNËSIT E AEROPORTIT TË OHRIT PASTRUAN 1 KILOMET TË BREGUT TE LIQENIT TE OHRIT

Në një hap proaktiv drejt qëndrueshmërisë dhe me qëllim të shënimit të Ditës së Liqenit të Ohrit, e cila është nesër, 21 qershor, operatori i aeroportit të dy aeroporteve maqedonase, TAV Maqedonia, filial i TAV Aeroporte, organizoi një pastrim në bregun e liqenit të Ohrit

Nën sloganin - "Ne pastrojmë sot, për një të nesërme të qëndrueshme", TAV Maqedonia, degë e TAV Aeroporte, sot në mëngjes organizoi një aksion pastrimi përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, si një lëvizje proaktive drejt qëndrueshmërisë dhe përkujtimit të Ditës së Liqenit të Ohrit. që është nesër më 21 qershor.

Duke filluar nga shtegu i këmbësorëve “Labino”, përmes grykëderdhjes së lumit Grashnicë në liqenin e Ohrit, në drejtim të plazhit Magnus, deri në derdhjen e lumit Daljan në liqen, në gjatësi afërsisht 1 kilometër, rreth 30 nëpunës nga aeroporti i Ohrit doli vullnetarë për të pastruar bregvijën dhe kontribuoi për një mjedis më të pastër. 

Vullnetarët - nëpunës të Aeroportit Shën Apostulli Pal Ohër mblodhën mbeturinat e lëna dhe të grumbulluara në këto plazhe, pra mbetjet plastike dhe letre, mbeturinat dhe ndotësit e tjerë që janë grumbulluar me kalimin e kohës në këtë pjesë të bregut të liqenit.   

“Kjo nismë pasqyron angazhimin e TAV Aerporte për të ndikuar pozitivisht në komunitetet ku ne operojmë. Në bashkëpunim me aktorët lokalë dhe Komunën e Ohrit, si dhe me përpjekjet tona kolektive, synojmë të ndihmojmë në ruajtjen e bukurisë së Liqenit të Ohrit dhe promovimin e kulturës së ndërgjegjësimit mjedisor”, tha Nexhat Kurt, Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedoni. 

Pas përfundimit të pastrimit nga nëpunësit e aeroportit të Ohrit, në bazë të marrëveshjes me Komunën e Ohrit, kompania publike i ka marrë në dorëzim qeset me mbetjet e grumbulluara, për deponim adekuat. 

Liqeni i Ohrit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe rëndësinë ekologjike, ka një vend të veçantë në zemrat e popullatës vendase dhe vizitorëve.