TAV AEROPORTE: Vazhdon rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit, rritje prej 6% e numrit të pasagjerëve dhe 3% e numrit të fluturimeve në nëntë muajt e parë

Numri i fluturimeve, në të njëjtën periudhë kohore, është rritur për 3%, përkatësisht të dy aeroportet kanë shërbyer 20.141 fluturime nga fillimi i vitit deri në shtator.
„Në nëntë muajt e parë të vitit, TAV Maqedoni e ruajti trendin pozitiv të rritjes dhe stabilitetit, me ç’rast edhe një herë e konfirmuam suksesin e strategjisë sonë afatgjatë. Këto rezultate nuk janë të rastësishme, ato janë rezultat i planifikimit të kujdesshëm dhe përkushtimit të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve në të dy aeroportet maqedonase.

Në këtë trend konstant pozitiv të rritjes së shifrave për këta 9 muaj, në masë të madhe ndikuan 8 linjat e reja të hapura nga të dy aeroportet në fillim të këtij viti, në bashkëpunim me kompanitë ajrore dhe Qeverinë.
Jam i bindur se rritja stabile do të vazhdojë edhe deri në fund të vitit, sepse në periudhën e ardhshme do të nisin 7 lidhje të reja ajrore në vend përmes kompanisë ajrore Wizz Air, edhe atë nga Shkupi drejt Barit dhe Stokholmit, përmes fluturimeve që do të fillojnë më 27 tetor, ndërsa po atë ditë do të fillojë edhe linja ajrore nga Ohri drejt Bazelit. Një ditë më pas, më 28 tetor, kryeqyteti lidhet me Madridin dhe Larnakën dhe më pas, nga 15 dhjetori, edhe me Pragën dhe Këlnin. Për më tepër, nga 3 nëntori EasyJet do ta lidhë përsëri Shkupin me Gjenevën.
Pres që një numër i madh pasagjerësh t’i tërheqin edhe fluturimet e reja që tashmë janë paralajmëruar për vitin e ardhshëm, edhe atë nga Shkupi drejt Budapestit dhe Napolit që do të fillojnë nga 30 mars 2026 dhe nga Ohri drejt Milanos më 30 mars, Vrocllav më 7 qershor dhe Katovice nga 8 qershori.
Prandaj, dua të theksoj se edhe në periudhën e ardhshme TAV Maqedoni do të vazhdojë të punojë në drejtim të hapjes së linjave të reja ajrore dhe hyrjes së kompanive të reja ajrore dhe për një lidhje edhe më të mirë të Maqedonisë me botën, thotë Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Sipas statistikave të TAV Maqedoni, vetëm në shtator dy aeroportet maqedonase kanë shërbyer 329.523 pasagjerë, që është 8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa janë realizuar 2.422 fluturime, që është 1% më shumë se vitin e kaluar.
Rritjen stabile në nëntë muajt e parë e dëshmon edhe mesatarja ditore e pasagjerëve. Aeroporti i Shkupit mesatarisht ka shërbyer 8.687 pasagjerë në ditë, që është 5,7% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa përmes aeroportit të Ohrit, mesatarisht kanë udhëtuar 767 pasagjerë në ditë, që është 16,3% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Analizat e veçanta për të dy aeroportet për periudhën nga janari deri në shtator tregojnë se përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit kanë udhëtuar 2.375.264 pasagjerë, që është 5,4% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa Aeroporti Shën Apostulli Pal Ohër shënon rritje dyshifrore prej 16,2% me 209.832 pasagjerë të shërbyer.
Stambolli përsëri është destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup drejt dy aeroporteve IGA dhe Sabiha Gokçen me 16,9% pjesëmarrje në treg. Pas tij vijnë Bazel Miluz (6,1%), Frankfurti (5,7%), Cyrihu (4,6%), Vjena (4,2%), Mynihu – Memingen (4,1%) dhe Dortmundi (4,1%).
Pesë shtetet kryesore drejt të cilave ka më së shumti fluturime direkte janë Turqia (25,1% pjesëmarrje në treg në trafikun e përgjithshëm të pasagjerëve), Gjermania (24,7%), Zvicra (10,9%), Italia (5,2%) dhe Austria (4,4%).
