TAV Aeroporte: Investuam 3,8 milionë euro në modernizimin e shërbimeve për pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në vitin 2025

TAV Aeroporte: Investuam 3,8 milionë euro në modernizimin e shërbimeve për pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në vitin 2025

TAV Maqedoni, degë e TAV Aeroporte, anëtare e grupacionit ADP, investon vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe përvojës moderne të pasagjerëve në të dy aeroportet në vend.
Në vitin 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u realizuan projekte të rëndësishme me investime në vlerë të përgjithshme prej 3,8 milionë euro, me një qëllim - përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e komoditetit për pasagjerët.
Shumica e investimeve të realizuara deri më tani këtë vit në aeroportin e Shkupit janë për përmirësimin e shërbimeve aeroportuale, zhvillimin komercial dhe modernizimin teknologjik.


„Duke ndjekur katër shtyllat strategjike të kompanisë sonë mëmë TAV Aeroporte, anëtare e grupacionit francez ADP – mikpritja, respekti, digjitalizimi dhe qëndrueshmëria, investimet tona në aeroportin e Shkupit këtë vit kishin për qëllim të sigurojnë një aeroport funksional, modern dhe të këndshëm që ndjek standardet më të fundit të industrisë dhe i tejkalon pritshmëritë e pasagjerëve. TAV Maqedoni, së bashku me kompanitë e saj motra: BTA (ushqim dhe pije), ATU (dyqane pa doganë), TAV MOS (shërbime komerciale) dhe TAV Technologies (shërbime IKT), prezantuan shumë risi në zonën e nisjeve, pranë portave: kënde pune me stacione për karikimin e pajisjeve mobile me Wi-Fi falas; komoditet i përmirësuar me karrige dhe kolltuqe të reja për pushim; sinjalistikë më të mirë informuese për pasagjerët; monitorë të rinj të mëdhenj me informacione për fluturimet, kioska interaktive që shërbejnë si udhërrëfyes për pasagjerët; restorant i ri - Need Stop, një dyqan i ri bestseller pa doganë, kënd i ri për fëmijë, stacione për ujë të pijshëm. Të gjitha këto risi janë dëshmi e përkushtimit të grupacionit tonë ndaj cilësisë së shërbimeve dhe përpjekjes sonë për një nivel të lartë të kënaqësisë së pasagjerëve. Veçanërisht jemi të kënaqur që çdo përmirësim i shërbimeve sjell menjëherë rezultate pozitive, atmosferë më të këndshme dhe përvojë më të mirë“, deklaroi Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Përveç investimeve në zonën e portave të aeroportit të Shkupit, Kurt theksoi edhe investimet e bëra në përmirësimet e sistemeve teknike, pajisjet për operacionet tokësore dhe pajisjet për ndërtesën e terminalit, me qëllim që të arrihet efikasitet më i lartë operacional i aeroportit të Shkupit.
„Investimet e përmendura më parë janë karakteristika të reja për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve, të cilat janë shumë të dukshme për të gjithë. Megjithatë, në vitin 2025 kemi bërë edhe investime të tjera, duke u fokusuar në përmirësimet e sistemeve teknike dhe pajisje të reja për operacionet tokësore në platformën aeroportuale, si dhe proceset në ndërtesën e terminalit, të cilat janë më të dukshme për kompanitë ajrore si klientët tanë të drejtpërdrejtë. Një pjesë e pajisjeve të reja që kemi blerë dhe që përdoren në platformën e aeroportit të Shkupit janë një automjet zjarrfikës më modern, pajisje të ndryshme për operacionet tokësore me avionët, pastaj automatikë të rinj për vetëpagesë në parking, një automjet për ndihmë të shpejtë për shërbimin tonë mjekësor, si dhe kemi bërë zgjerim dhe përshtatje të sallës së pritjes për pasagjerët para kontrollit të pasaportave“, shpjegon Kurt.
Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni

Restoranti i ri për ushqim dhe pije i BTA, Need-Stop, ndodhet në 320 metra katrorë dhe me ofertën e tij të zgjeruar prej 65 për qind tashmë tërheq shumë pasagjerë ndërsa presin te portat.
Dyqani i ri bestseller i ATU ndodhet në 125 metra katrorë dhe tërheq vëmendjen e pasagjerëve me ofertën e tij specifike që përfshin kryesisht marka lokale, maqedonase.
Paralelisht me investimet në aeroportin e Shkupit, në aeroportin e Ohrit po zhvillohen përgatitje për projekte të reja zhvillimore, të cilat janë në fazë administrative, me fokus në përmirësimin e proceseve operative, shërbimeve për pasagjerët dhe dizajnit vizual të aeroportit.

Sipas Kurt, të gjitha investimet deri më tani tashmë kanë sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvojë më të mirë të përditshme si për punonjësit ashtu edhe për pasagjerët.
Siç thekson ai, TAV Maqedoni, me mbështetjen e kompanisë së saj mëmë - TAV Aeroporte, anëtare e grupacionit francez ADP, do të vazhdojë të fokusohet në përmirësimin e të dy aeroporteve maqedonase për t’i bërë ato edhe më mbresëlënëse, më moderne dhe të njohura për shërbimet e tyre të shkëlqyera.