TAV NJOFTON: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR SHKUP I SHPËRBLYER SI AEROPORTI MË I MIRË NË EVROPË NË MADHËSI TË TIJ DHE PËR MASA TË HIGJIENËS MË TË MIRA NË EVROPË PËR VITIN 2020

TAV NJOFTON: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR SHKUP I SHPËRBLYER SI AEROPORTI MË I MIRË NË EVROPË NË MADHËSI TË TIJ DHE PËR MASA TË HIGJIENËS MË TË MIRA NË EVROPË PËR VITIN 2020

Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, i operuar nga TAV Maqedoni, është shpërblyer nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airports Council International) me çmimin ASQ për cilësinë e shërbimeve të aeroportit, në kategorinë: Aeroporti më i mirë në madhësinë dhe rajonin e tij (nga 2 deri në 5 milion pasagjerë në vit në Evropë) për vitin 2020 dhe në kategorinë: Masat më të mira të higjienës sipas rajoneve (Evropë) për vitin 2020.


ACI World ka shpallur ASQ çmimet e këtij viti për Cilësinë e shërbimeve të aeroportit, të cilat nxjerrin në pah aeroportet më të mira në botë, sipas vlerësimit të klientëve të tyre, sot më 1 mars 2021, në selinë e tyre në Montreal, Kanadë.

Kjo është hera e gjashtë që Aeroporti ndërkombëtar Shkup fiton çmimin për Aeroport më të mirë të madhësisë së tij në rajonin e Evropës. TAV Maqedoni më parë ka marrë çmimin ASQ për Aeroportin e Shkupit për vitet 2019, 2018, 2015, 2013 dhe 2012.

"Ne jemi shumë të lumtur që dëgjam këtë lajm të mirë sot që ACI World shpërbleu Aeroportin ndërkombëtar Shkup si Aeroportin më të mirë në Evropë në madhësinë e tij dhe për Masat më të mira të higjenës në Evropë, për vitin 2020. Kjo është hera e gjashtë që Aeroporti i Shkupit merr çmimin ASQ nga Këshillin ndërkombëtar i aeroporteve (ACI) në kategorinë Aeroporti më i mirë në rajonin e Evropës në madhësinë e tij, gjë që na bën shumë të kënaqur, të nderuar dhe krenarë për këtë arritje. Për më tepër, ne jemi shumë të kënaqur që shpërblehemi për përpjekjet tona të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar 2020, i cili ka qenë një nga vitet më të vështira për aviacionin global. Përkundër të gjitha sfidave operacionale me të cilat përballemi si rezultat i pandemisë KOVID-19, ne përsëri arritëm të mbanim një nivel të lartë të cilësisë së shërbimeve tona dhe çmimi ASQ është provë se udhëtarët tanë kanë njohur angazhimin, fokusin dhe punën e palodhur. Ky çmim ASQ është veçanërisht i rëndësishëm, sepse ne tani jemi të shpërblyer jo vetëm si Aeroporti më i mirë në rajonin e Evropës në madhësinë tonë, por edhe në kategorinë e re - Masat më të mira të higjienës në rajonin e Evropës, si rezultat i vlerësimeve pozitive të udhëtarëve në drejtim të pyetjeve shtesë të sondazhit në lidhje me masat e higjienës së aeroportit të prezantuara në vitin 2020 nga ACI. Unë do të doja të falënderoja të gjithë nëpunësit e TAV Maqedoni për punën e tyre të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve, por gjithashtu falënderoj kompanitë tona motra dhe nëpunësit e tyre - BTA (ushqim dhe pije), ATU (dyqan pa taksa), TAV Teknologji (shërbimet IT), TAV MOS (Primeclass & shërbime tregtare) dhe Euroclean (shërbime pastrimi). "Së fundi, unë do të doja të theksoja se TAV Maqedoni, si një kompani në industrinë e shërbimeve, do të vazhdojë të punojë drejt arritjes së niveleve të larta të kënaqësisë së klientëve dhe kjo do të mbetet një nga përparësitë tona kryesore", tha Metin Batak, Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

"Çmimet e cilësisë së shërbimeve të aeroportit ACI janë njohja më e lartë e mundshme për operatorët e aeroporteve në të gjithë botën. Këtë vit, më shumë se çdo tjetër, çmimet vlerësojnë ato aeroporte që kanë dëgjuar klientët e tyre dhe i kanë përshtatur shërbimet dhe përvojat që ata ofrojnë për të përmbushur nevojat dhe pritjet në ndryshim në rrethana shumë të vështira. Jam krenar për arritjet e të gjithë fituesve të çmimeve ASQ, gjë që tregon përqendrimin e tyre në sigurimin e përsosmërisë në përvojën e klientit dhe vendosjen e një shembulli të përsosmërisë për aeroportet e tjera. "Si industri, ne jemi duke u bashkuar për të përmbushur sfidat e pandemisë KOVID-19 dhe fokusi ndaj klientët i siguruar nga programi ASQ do të ndihmojë aeroportet të hapin rrugën e tyre," tha Luis Felipe de Oliveira, Drejtori ekzekutiv i ACI World.

Si pjesëmarrës në programin ASQ për hulumtimin e mendimit të pasagjerëve, Aeroporti ndërkombëtar Shkup konkurron me aeroporte me të njëjtën madhësi - nga 2 deri në 5 milion pasagjerë në vit, dhe në të njëjtin rajon - Evropë, me ate që në vitin 2020 ky panel kërkimor i ASQ përbëhej nga gjithsej 17 aeroporte: Aeroporti Aberdeen, Aeroporti Madeira, Aeroporti Girona Costa-Brava, Aeroporti i Qytetit të Londrës, Aeroporti Menorca, Aeroporti Paphos, Aeroporti Tierro, Aeroporti Santiago, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, Aeroporti Ndërkombëtar Langnes, Aeroporti Vaernes, Aeroporti Caselle, Aeroporti Vilnius dhe Aeroporti i Zagrebit.

Programi i cilësisë së shërbimeve të aeroportit është një program udhëheqës për matjen dhe përcaktimin e përvojave të pasagjerëve të aeroporteve. Ajo mat kënaqësinë e pasagjerëve në dalje, përmes 34 treguesve kryesorë të performancës së shërbimit në aeroport. Më shumë se gjysma e pasagjerëve në botë kalojnë nëpër pyetësorët e sondazhit ASQ në aeroporte.

Në kushtet e një pandemie globale dhe në një kohë të rënies dramatike të trafikut global të pasagjerëve, si dhe në ndryshimin e perceptimit dhe pritjeve nga pasagjerët, ACI World ka përshtatur programin ASQ për kontrollin e cilësisë së shërbimeve të aeroportit në mënyrë që rezultatet të jenë një pikë globale referimi për aeroportet me cilësi më të lartë në të gjithë botën.
 
Pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, aeroportet kanë arritur të mbledhin sondazhet e nevojshme të udhëtarëve gjatë gjithë vitit, dhe si rezultat i këtij sondazhi, janë dhënë 108 çmime për 89 aeroporte në të gjithë botën.

Bazuar në pyetjet e reja të lidhura me higjienën, të shtuara në pyetësorin e sondazhit, ACI gjithashtu prezantoi një çmim të ri - "Masat më të mira të higjienës sipas rajoneve", me një total prej 33 fituesve në të gjithë botën.

TAV Maqedoni e përfundoi vitin 2020 me një rënie prej 71% të trafikut të pasagjerëve.
Ndryshe nga viti 2019, kur në Aeroportin ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin Shën Apostulli Pal në Ohër së bashku kishte gjithsej 2.7 milion pasagjerë, në vitin 2020 udhëtuan gjithsej 782.876 pasagjerë nëpër dy aeroportet e Maqedonisë.
Sfida më e madhe për rikuperimin e trafikut maqedonas të pasagjerëve janë kufizimet e udhëtimit për shtetasit maqedonas të paraqitura nga vendet anëtare të BE-së/zona Shengen, ku është përqendruar mbi 77% nga trafiku ajror.