TAV E EMËROI KRSTEVSKIN PËR ANËTAR TË BORDIT, ERSOJ ËSHTË DREJTORI I RI I PËRGJITHSHËM
TAV Aeroporte, nga 1 janar 2017, emëroi Zoran Krstevskin si anëtar të Bordit të drejtorëve të TAV Maqedonisë, ndërsa Alp Er Tunga Ersoj është emëruar si drejtori i ri i përgjithshëm i kompanisë e cila drejton me dy aeroportet maqedonase- i shkupitAeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe i ohrit Shën Apostol Pali.
-Si një profesionist i shquar në fushën e aviacionit, me përvojën e tij shumëvjeçare në institucione të ndryshme të aviacionit, Zoran Krstevski është emëruar për anëtar të Bordit të drejtorëve të TAV Maqedonisë, ku jemi të sigurt se me pozitën e tij do të japë kontribut të madh në projektet dhe sipërmarrjet e reja të TAV Aeroporteve në rajon. Në të njëjtën kohë, Alp Er Tunga Ersoj, është emëruar si drejtori i ri i TAV Maqedonisë, me shpresën se do të vazhdojë të udhëheqë kompaninë drejt suksesit të mëtejshëm të saj, duke zhvilluar aeroportet maqedonase, ashtu siç bëri edhe ekipi menaxherial i TAV Maqedonisë në 7 vitet e fundit, deklaruan nga TAV Aeroportet nga Stambolli.
Holdingu shprehu mirënjohjen e tij ndaj menaxherëve për suksesin që kanë arritur deri tani dhe u uroi suksese të mëtejshme në pozicionet e tyre të reja.
-Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time ndaj TAV Aeroportet për besimin që mu dha që në hyrjen e tyre në tregun maqedonas, si një drejtor i përgjithshëm të udhëheqë kompaninë e cila në gjashtë vitet e fundit arriti të zhvillojë aeroportet maqedonase duke ritur për tre herë numrin e linjave ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe duke rritur numrin e udhëtarëve për më shumë se dy herë që në vitin 2010. Nga bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur në vitet e fundit, jam i bindur se kolegu im Ersoj do të vazhdojë të rritë zhvillimin e biznesit në Maqedoni, duke kontribuar për zhvillim të përgjithshëm të aviacionit dhe duke përdorur njohuritë e tij të vlerësuara për TAV Aeroportet në fushën e opracioneve të aeroporteve, deklaroi Zoran Krstevski, anëtar i Bordit të drejtorëve të TAV Maqedonisë.
Alp Er Tunga Ersoj, që në hyrjen e TAV Aeroporteve në tregun maqedonas dhe deri tani ka qenë zëvendës drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë. Ersoj ka mbi 17 vjet përvojë në avioacion, kurse në TAV Aeroportetpunon që në vitin 1999, në pozicione të ndryshme - si zyrtar në detyrë në terminal, dhe më pas si menaxher në detyrë në terminalin e aeroportit Ataturk në Stamboll, pozicione në të cilat është deri në vitin 2005; më pas u bë pjesë e ekipit të projektit ndërkombëtar të TAV Aeroporteve në Gjeorgji, duke punuar në pozicionet - menaxher i aeroportit në Tbilisi, dhe më pas si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tbilisit deri në vitin 2008. Që nga shtatori 2008 dhe deri tani, ai ka qenë zëvendës drejtor i përgjithshëm për operacionet e TAV Maqedonisë.
-Do të doja të shpreh mirënjohjen time ndaj TAV Maqedonisë për pozicionin e ri si Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedonisë dhe mirënjohjen time ndaj Zoran Krstevskit për kontriburtin e tij menaxherial të vlerësuar në zhvillimin e Aeroporteve Maqedonase që kemi arritur deri tani. Ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të njetën mënyrë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh pozitën e tij të re dhe vizionin tonë për të bërë aeroportet maqedonase qendrën kryesore në trafikun ajror në rajon, duke ofruar një shumëllojshmëri të shërbimeve, tërheqëse jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për pasagjerët nga vendet fqinje, deklaroi Alp Er Tunga Ersoj, Menaxheri i Përgjithshëm i TAV Maqedonisë.
TAV Maqedonia ka përfunduar 11 muajt e parë të vitit 2016 me 16 për qind rritje të numrit të udhëtarëve, duke arritur një total prej 1,661,010 pasagjerë. Në të njëjtën periudhë, nga janari deri në nëntor, numri i fluturimeve është rritur me 10 për qind.
Në vitin 2016, hera e tretë gjatë pesë viteve të fundit, aeroporti i Shkupit fitoi çmimin ASQ (Airport Service Quality) nga organizata ACI (Airports Council International), dmth. u emërua si aeroporti më i mirë në Evropëpër sa i përket cilësisë së shërbimeve të aeroportit në kategorinë e aeroporteve nën dy milion pasagjerë. Si shpërblim, si rezultat i kërkimeve të pavarura që ACI i bën në aeroportet e gjithë botës duke matur kënaqësinë e pasagjerëve në kategori të ndryshme, kjo njohje nga ACI është me të vërtetë një provë e konsiderueshme se në shtatë vitet e fundit TAV Maqedonia ka arritur të përmirësojë shërbimet që ofrohen në terminalin e aeroportit.
Pyetje të parashtruara shpesh
Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.
Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 120 minuta (2 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 40 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.
Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.
Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero
Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.
Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150
3h – MKD 200
3h-4h – MKD 300
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking
Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking ose në
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM
Për të udhëtuar me një kafshë shtëpiake në avion, pasagjerët duhet të sigurojnë të gjitha dokumentet dhe vaksinat e nevojshme për kafshën përpara se të nisen. Për informacion më të detajuar, kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni:
https://en.aegeanair.com/travel-information/special-assistance/traveling-with-pet/
https://www.turkishairlines.com/en-us/any-questions/traveling-with-pets/
https://www.croatiaairlines.com/Travel-info/Special-passenger-categories/Animals
https://www.qatarairways.com/en/baggage/animals.html
https://www.austrian.com/Info/Flying/TransportationAnimals
https://www.flypgs.com/en/write-to-us/a0j58000000NHWFAA4#sf-1
Wizz Air nuk lejon transportin e kafshëve shtëpiake në aeroplan, me përjashtim të qenve ndihmës që shoqërojnë persona. Për këta qen duhet të dorëzohen dokumente të përshtatshme udhëtimi.
https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/travel-information/baggage
Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.
Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.
Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.