TAV: easyJet do të hyjë në tregun maqedonas me prezantimin e një linje ajrore të re: Gjenevë - Shkup
Kjo linjë ajrore e re sezonale do të fillojë nga
1 nëntor 2021 dhe do të funksionojë deri më 25 mars 2022
EasyJet, rrjeti kryesor ajror evropian sipas rrjetit i aviolinjave, vazhdon angazhimin dhe investimin në Evropë duke hapur një linjë të re ajrore të re nga Gjeneva, Zvicër, për në Shkup, Maqedonia Veriore, informon operatori i aeroportit TAV Maqedoni, pasi që njoftoi futjen e kësaj lidhje ajrore.
Kryeqyteti maqedonas do të lidhet me qytetin zvicëran tri herë në javë, pra çdo të hënë, të enjte dhe të premte, nga 1 nëntori 2021 deri më 25 mars 2022.
Biletat dalin në shitje përmes faqes së internetit të easyJet https://www.easyjet.com/en, me çmime që fillojnë nga 1.476 denarë* për biletë në një drejtim.
Sipas easyJet, kjo linjë ajrore e re sezonale do t'ju mundësojë klientëve që të vizitojnë familjen dhe miqtë, ose të zbulojnë qytetin në udhëkryqin e Ballkanit, i pasur me ndikime të shumta, si dhe vende të shumta kulturore dhe natyrore.
TAV Maqedonia është e lumtur të dëgjojë lajmin se easyJet po hyn në tregun e aviacionit maqedonas me hapjen e një linje ajrore të re Gjenevë - Shkup, pavarësisht krizës së vazhdueshme globale të aviacionit të shkaktuar nga KOVID-19, si dhe faktit se shumë vende ende kanë kufizime në udhëtimet ajrore.
Gjeneva do të jetë destinacioni i tretë nga Zvicra me të cilin Aeroporti ndërkombëtar Shkup do të ketë lidhje ajrore, pas Cyrihut dhe Bazelit.
Për detaje mbi orarin e fluturimeve nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup, për Nisjet vizitoni faqen e internetit http://www.airports.com.mk/en-EN/flights/departure-flights; ndërsa për Arritjet klikoni në http://www.airports.com.mk/en-EN/flights/arrival-flights
Detajet për linjën ajrore të re të easyJet nga Shkupi:
Nga Shkupi |
Frekuenca |
Data e fluturimeve |
Çmimet për një fluturim me tarifa të përfshira duke filluar nga: |
Gjenevë |
3 fluturime në javë E hënë, e enjte, e premte |
1 nëntor, 2021г. – 25 mars, 2022г. |
1 476 den.* |