TAV MAQEDONIA ME 41 PËR QIND MË SHUMË PASAGJËRË NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2023

TAV MAQEDONIA ME 41 PËR QIND MË SHUMË PASAGJËRË NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2023

TAV Maqedoni, operatori i aeroportit të dy aeroporteve maqedonase, Aeroportit Nndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër, shënon një rritje prej 41% të trafikut të pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit 2023, krahasuar me vitin 2022, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, rritja është 15%.  

TAV Maqedoni shënon rritje të fuqishme të numrit të pasagjerëve për periudhën janar – qershor 2023. Përkatësisht, 1.338.406 udhëtarë kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër në gjysmën e parë të vitit 2023, që paraqet një rritje vjetore prej 41%.

Krahasuar me vitin 2019, i cili konsiderohet si vit referencë në aviacion, sepse ishte viti më i fortë për sa i përket qarkullimit të pasagjerëve para krizës së Kovid-19, TAV Maqedoni ka 15% më shumë pasagjerë në gjysmën e parë të këtij viti.

Për sa i përket numrit të fluturimeve për të njëjtën periudhë, edhe këtu dy aeroportet e Maqedonisë kanë një rritje prej 23%, ose gjithsej 10.299 fluturime të kryera nga janari deri në qershor të vitit 2023.  

“Me sezonin e verës në ecje të plotë dhe me shifrat e përmbledhura të trafikut ajror për gjysmën e parë të vitit 2023, apo për periudhën janar - qershor, ne si TAV kemi kënaqësinë të vërejmë një trend të fuqishëm pozitiv të rimëkëmbjes dhe rritjes së numrit të pasagjerëve. Trendi pozitiv nga viti 2022 jo vetëm që vazhdon, por është tejkaluar edhe me 41 pikë përqindje, ndërsa parashikimet e *ACI-së që trafiku i pasagjerëve në aeroportet evropiane do të jetë 9% më i ulët këtë vit krahasuar me vitin 2019 janë më se të tejkaluara në vendin tonë. Kemi 15 për qind më shumë pasagjerë se në vitin 2019, i cili ishte viti më i miri për trafikun ajror përpara krizës së Kovid-19. Një rritje e tillë e numrit të pasagjerëve është dëshmi dhe rezultat i përkushtimit, angazhimit dhe orientimit tonë drejt rezultateve dhe drejt klientëve tanë dhe menaxhimit të mirë. Jemi të lumtur të shohim se rritja e trafikut ajror vazhdon edhe në vitin 2023, dhe kthimi i besimit të pasagjerëve në trafikun ajror, i kombinuar me përsosmërinë tonë në cilësinë e shërbimeve aeroportuale, presim që ky vit të jetë vit i arritjes së pikave të reja në numrat e trafikut ajror dhe statistikat për të dy aeroportet e Maqedonisë. tha Nexhat Kurt, Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

TAV Maqedoni besojnë se linjat e reja ajrore dhe aviokompanitë e reja që kanë hyrë në tregun e aviacionit maqedonas në muajt e fundit, përveç linjave ajrore të rregullta që operojnë gjatë gjithë vitit dhe fluturimeve tradicionale sezonale dhe çarter të verës, paraqesin një tjetër kontribut shtesë për rezultatet në rritje të vazhdueshme (në aeroportin e Shkupit: Frankfurt me Lufthansa; Split me Croatia Airlines; Oslo me Norvegian; në aeroportin e Ohrit: fluturime sezonale nga Mançesteri dhe Londër - Gatwick me TUI; dhe Beograd me Air Serbia).   

Destinacionet më të shpeshta nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup sipas statistikave të trafikut ajror të pasagjerëve të TAV Maqedoni, për gjysmën e parë të vitit 2023, janar - qershor, ishin Stambolli (dy aeroportet IGA dhe Sabiha Gokçen me 11,4% të tregut), Basel Mulhouse (6,7%), Cyrihu (5,9%), Dortmundi (4,9%), Vjena (4,6%), pastaj pasojnë Mynihu Memingen (4,3%), Frankfunt (4,4%), Malme (2,9%) dhe Këln (2,6%).

Top 5 vendet me fluturime të drejtpërdrejta për periudhën janar – qershor 2023 ishin Gjermania (27,9% e tregut); Zvicra (14,6%); Turqia (14,5%); Italia (7,4%) dhe Suedia (6,9%).   

Sa i përket pjesëmarrjes së linjave ajrore në trafikun e udhëtarëve në 6 muajt e parë të vitit 2023 në Aeroportin Shkup, Wizz Air ka transportuar numrin më të madh të pasagjerëve në (64,6% pjesë e tregut), e ndjekur nga Turkish Airlines (6,6%), Pegasus Airlines (6,5%), Austrian Airlines (4,6%), Cher Airlines (4%). 

Aeroportin e Ohrit, në gjysmën e parë të vitit 2023, destinacioni më i shpeshtë i udhëtimit ishte Bazeli (23,7% përqindje), pastaj Vjena (22,6%), Dortmundi (17,9%), Memmingen (11,8%), Malme (8,6%), Cyrihu (8,4%), Amsterdami (6,1%), dhe pjesa tjetër e destinacioneve kanë një pjesë 0,2% në treg.

Aktualisht dhe sipas orarit të fluturimeve verore, 21 linja ajrore fluturojnë në 47 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, ndërsa nga aeroporti Shën Apostulli Pal Ohër, 6 linja ajrore fluturojnë në 12 destinacione.