TAV MAQEDONIA: RRITJE PREJ 17% TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË DY AEROPORTET GJATË NËNTË MUAJVE TË PARË
Në mënyrë plotësuese, TAV- i informon se gjatë muajit tetor kompania do të jetë nikoqire e dy turo-operatorëve të mëdha me rastin e vizitës së tyre në Maqedoni, me qëllim që t’i bind të fillojnë me fluturime nga aeroporti i Ohrit.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2016, 17% më shumë pasagjer janë transportuar përmes aeroporteve maqedonase, të Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe ai i Ohrit Shën Apostoll Pavle, krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Mbar numri i pasagjerëve arriti në 1.382.714, kumtuan nga TAV Maqedonia, kompania e operatorëve të aeroporteve.
Në periudhën e njëjtë, prej janarit deri në shtator të vitit 2016, mbar numri i fluturimeve dhe aterrimeve në dy aeroportet maqedonase gjithashtu u rrit për 11% në gjithsej 13.009 fluturime.
-Rritja prej 17% të mbar numrit të pasagjerëve gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti tregon se strategjia për përhapjen e rrjetit të drejtimeve nga shumë destinacione të ndryshme u dëshmua si motor i suksesshëm për rritjen e udhëtimeve deri dhe nga aeroportet maqedonase. Pasi angazhimet tona kryesore si menaxhment, fuqishëm të mbështetur nga Marketing Sektori të TAV Aeroporteve, si dhe nga Qeveria si partner i ynë, do të qëndrojnë të fokusuar në tërheqjen e avio kompanive të reja, hapjen e destinimeve të reja dhe të rritjes të numrit të frekuencave drejtimeve ekzistuese, me qëllim që të gjenerojmë komunikacion më të madh. Me destinimet e reja të cilat do të hapen nga aeroporti i Shkupit – Hanoveri në fund të këtij muaji, dhe Doha në fillim të vitit 2017, presim rritje të mëtutjeshme të avio komunikacionit, që do t’i bëjnë aeroportet tona më atraktive dhe më të dukshme në nivelin rajonal për kompanitë globale dhe tur-operatorët, deklaroi Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.
Si pjesë e këtyre marketing aktiviteteve të cilat rregullisht ndërmerren nga ana e operatorit të aeroportit, TAV-i informon se gjatë këtij muaji do të jenë nikoqir të turo-operatorëve polak, me rastin e vizitës së tyre në Maqedoni.
-Me ftesë të TAV aeroporteve, dy turo-operator të njohur të mëdha polak pas pako-aranzhmaneve të tyre të njohura për tërë Evropën, do ta vizitojnë Maqedoninë dhe Ohrin dhe do të takohen me funksionar të lartë qeveritar dhe me autoritetet kompetente lokale. Qëllimi është t’i bindim ta vendosin avio-lidhjen e parë midis Polonisë dhe Maqedonisë, me çarter – fluturime deri në aeroportin e Ohrit Shën Apostoll Pavle nga Varshava dhe nga Katovica gjatë sezonit veror në vitin 2017, sqarojnë nga TV Maqedonia, kompania që udhëheq me aeroportin e Shkupit dhe Ohrit.
Para do kohe, turo-operatorët francez vizituan Maqedoninë dhe Ohrin, me qëllim që t’i shijojnë bukuritë dhe potencialin turistik të Liqenit të Ohrit dhe të vendosin çarter-fluturime deri në aeroportin e Ohrit. TAV aeroporti është në komunikim edhe me turo-operator tjerë nga Gjermania, Izraeli, Greqia, Rusia dhe të vendeve skandinave, me qëllim të njëjtë – ta rris numrin e fluturimeve dhe mbar komunikacionin në Shën Apostoll Pavle.
Statistika e TAV Maqedonisë tregon se në periudhën janar-shtator, destinimi më frekuentues nga aeroporti i Shkupit është Stambolli (deri në dy aeroportet Ataturk dhe Sabiha Gikçen), e mandej vijojnë Ciri, Vjena, Bazeli (Mullhaus), Malme dhe Londra (Luton).
Në lidhje me pjesëmarrjen e avio-kompanive në mbar komunikacionin e udhëtimit, Vizeri ka transportuar numrin më të madh të pasagjerëve gjatë nëntë muajve të parë me 53,5% të ndikimit në treg, e mandej vijojnë Turkish erllajns me 8,7%, Austrian erllajns me 6,4%, Gjermani Fllug si 5,9% dhe Pegasus erllajns me 4,5% të ndikimit në treg.
Dhe kargo-komunikacioni në aeroportin e Shkupit në nëntë muajt e parë sivjet shënoi rritje të dukshme prej 16,6%, duke arritur 2.345 ton, që më së shumti ka të bëjë në kargo-fluturimet e rritur për transportimin e mallrave të kompanive eksportuese.