“TAV MAQEDONI” DHE “TELEKOMI I MAQEDONISË” VENDOSËN INTERNET FALAS NË AEROPORTIN E SHKUPIT “AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT”
Duke filluar nga 15 tetori udhëtarët në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” mund të përdorin internet pa kabëll falas, si projekt i përbashkët midis operatorit të aeroportit dhe “Telekomit të Maqedonisë”
Duke filluar nga 15 tetori “TAV Maqedonia” në bashkëpunim me “Telekomin e Maqedonisë” do të vendosin internet falas në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.
Bëhet fjalë për internet pa kabëll falas i cili është në dispozicion në ndërtesën terminale dhe në vip-sallonin e aeroportit të Shkupit, të cilin udhëtarët mund ta përdorin me lidhje të thjeshtë me rrjetin pa kabëll me emër: “Telekom HotSpot”.
Pas lidhjes së këtij rrjeti, udhëtarët nëpërmjet internet-shfletuesit në pajisjen e tyre të telefonit celular automatikisht lidhen me faqen e internetit në të cilën nëpërmjet klikimit në ikonën “Lidhu” mund të përdorin internetin falas, pa pasur nevojë të shtypin fjalëkalimin.
Kjo lidhje zgjat 30 minuta, dhe pas çdo seance në internet kërkohet hyrje të re të përdoruesit të rrjetit pa kabëll.
Ne jemi me të vërtetë të lumtur që mund të shtojmë edhe një shërbim të ri të dobishëm për udhëtarët në portfolion tonë të ashtuquajtur shërbime të jo-aviacionit, dhe me këtë ti bashkohemi trendit global për internet falas. Edhe deri tani kemi ofruar internet pa kabëll falas, por ishte i kufizuar në lokacione të caktuara dhe me interval kohor të caktuar, ndërsa tani e ofrojmë në të gjithë ndërtesën terminale me kohë të pacaktuar. Me internetin të ri cilësor dhe të shpejtë të cilin tani e ofrojmë në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonisë, besojmë se do të kënaqim nevojat e udhëtarëve për të qenë në lidhje me informacionet e internetit, si nga pikëpamja e biznesit, ashtu edhe në aspektin e argëtimit dhe relaksimit gjatë qëndrimit në ndërtesën terminale, tha Zoran Krstevski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.
Interneti i shpejtë në “Aleksandrin e Madh” i siguruar nga Telekomi i Maqedonisë është i shoqëruar me kujdes ndaj përdoruesve, që do të thotë se çdo përmbajtje e papërshtatshme si viruse dhe spam do të filtrohen.
Nga TAV Maqedonia thonë se gjithmonë përpiqen për të siguruar shërbime më të mira – me cilësi më të lartë për udhëtarët në çdo segment të punimit, duke përfshirë edhe shërbimet të aviacionit dhe të jo-aviacionit.
Operatori i aeroportit në nëntë muajt e parë të vitit pati 20% rritje të numrit total të udhëtarëve në të dy aeroportet – në Shkup dhe në Ohër, duke arritur një numër total prej 1.183.728 udhëtarë në periudhën janar-shtator.