,,TAV MAQEDONIA’’: DY AEROPORTET ME 20% RRITJE TË NUMRIT TË PASAGJERËVE GJATË 9 MUAJVE TË PARË

,,TAV MAQEDONIA’’: DY AEROPORTET ME 20% RRITJE TË NUMRIT TË PASAGJERËVE GJATË 9 MUAJVE TË PARË

Aeroporti i Shkupit ,,Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” kohën e fundit bëhet gjithnjë më interesant edhe për qytetarët nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia Jugore, të cilët e zgjedhin kryeqytetin maqedonas si pikë nismëtare për udhëtimet e tyre në Evropë dhe botë, thonë nga operatori i aeroportit

Dy aeroportet maqedonase, i Shkupit ,,Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dhe i Ohrit ,,Shën Apostoll Pavle”, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti i përfunduan me gjithsej 1.183.728 pasagjer, që është rritje prej 20%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, informojnë nga ,,TAV Maqedonia,  kompania e cila operon me avio portet maqedonase.

-Për dallim nga aeroportet në Bashkimin Evropian, ku në gusht mesatarja për rritjen e numrit të pasagjerëve është 5,2%, ne shënojmë rritje prej 30% në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit në shtator, krahasuar me muajin e njëjtë vjet. Rritjet e këtilla dyshifrore, edhe në nivele mujore, por edhe në mbar periudhën nga nëntë muajt e parë të këtij viti, kanë të bëjnë në marketing-politikat e TAV-holdingut për tërheqjen e avio kompanive të reja dhe të rritjes të frekuencave ekzistuese nga aeroportet maqedonase. Njëkohësisht, me ndihmë të madhe për rritjen e kontinuar të mbar komunikacionit është edhe mbështetja e Qeverisë për kompanitë me buxhet të ulët, si dhe të pranisë gjithnjë më të shpeshtë të turistëve të jashtëm në Maqedoni, mërgimtarët tanë të cilët shpesh e vizitojnë atdheun, si dhe të ritë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë dhe zbulojnë destinime të reja, deklaroi Zoran Kërstevski, drejtor gjeneral (i përgjithshëm) i TAV Maqedonisë.

Kërstevski shton se kohën e fundit dukshëm është shtuar edhe interesimi i qytetarëve nga vendet fqinje, si nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga Serbia Jugore, për të udhëtuar përmes aeroportit të Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, që paralajmëron pozicionimin e tij si qendër kryesore midis aeroporteve në rajon.

Nga TAV Maqedonia thonë se presin trend të rritjes të komunikacionit në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dhe të aeroportit në Ohër “Shën Apostoll Pavle” të vazhdojë edhe më tutje, si rezultat i 8 linjave të reja të cilat u vendosën sivjet nga dy avio portet – gjashtë prej Shkupit për Gjenevë, Fridrihshafen, Osllo, Barcelonë, Hamburg dhe Ninberg, si dhe dy nga Ohri për Londër dhe Bazel.     

Gjatë nëntë muajve të parë përmes aeroportit të Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dhe aeroportit të Ohrit “Shën Apostoll Pavle” kanë udhëtuar gjithsej 1.183.728 pasagjer, që është rritje për 20% në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Në periudhën e njëjtë, prej janarit deri në shtator, në dy aeroportet janë realizuar gjithsej 11.695 fluturime, me ç’rast rritja në nivelin vjetor është 10%.

Destinimi më frekuentues nga aeroporti “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” edhe më tutje është Stambolli (dy aeroportet ,,Ataturk’’ dhe ,,Sabiha Gokçen’’) me 14,4% ndikim të tregut në mbar komunikacionin, e mandej vijojnë Ciri, Vjena, Malme, Bazeli dhe Londra (Luton). Midis avio kompanive, “Vize er” ka transportuar numër më të madh të pasagjerëve në periudhën janar-shtator me 49% me ndikim të tregut, e pas tij vijojnë ,,Turkish erllajns’’, ,,Austrin erllajns”, “Pegasus erllajns”, “Er Serbia” dhe “Edellvejs”.