TAV Maqedoni dhuroi pajisje mjekësore më moderne për Klinikën e Fëmijëve për sëmundje respiratore – Kozle

TAV Maqedoni dhuroi pajisje mjekësore më moderne për Klinikën e Fëmijëve për sëmundje respiratore – Kozle

Fotografi: Katerina Boshkovska, drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve për sëmundje respiratore – Kozle, dhe Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
 
TAV Maqedoni, degë e TAV Aeroporte, anëtare e grupacionit ADP, e dorëzoi donacionin e saj - pajisje mjekësore më moderne për ISHP Klinikën Universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle, në Ditën Botërore të Fëmijëve, më 20 nëntor.
Qëllimi i këtij donacioni është të mbështetet stafi i këtij institucioni shtetëror shëndetësor në sigurimin e diagnostikimit modern për pacientët e rinj, sepse çdo fëmijë meriton trajtimin më të mirë të mundshëm.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, ky donacion është pjesë e përkushtimit afatgjatë të kompanisë për të qenë partner i shoqërisë dhe nxitës i ndryshimeve pozitive.
Sot nuk dhurojmë vetëm pajisje, por edhe mbështetje dhe kujdes për më të vegjlit. Për TAV Maqedoni, shëndeti i fëmijëve është prioritet që nuk njeh kompromis. Besojmë se çdo fëmijë meriton kushtet më të mira për shërim, dhe çdo familje meriton të dijë se më të dashurit e tyre janë në duar të sigurta. Jam krenar që si kompani arrijmë të kontribuojmë në krijimin e një mjedisi më të mirë për pacientët e vegjël në këtë institucion shëndetësor. TAV Maqedoni do të vazhdojë të investojë aty ku është vërtet e rëndësishme, te njerëzit, te komuniteti dhe te e ardhmja e fëmijëve tanë, deklaroi Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Donacioni nga TAV Maqedoni për klinikën e fëmijëve - Kozle përbëhet nga aparat EKG, dy monitorë modernë për pacientë në kujdes intensiv, tre basketa për largimin e trupave të huaj nga rrugët e frymëmarrjes dhe një shirit vrapimi për kryerjen e testeve bronhoprovokuese me ngarkesë fizike.

Ky donacion paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që institucioni ynë ua ofron pacientëve. Me pajisjet e reja mundësohet diagnostikim më i saktë, ndërhyrje më e shpejtë dhe kushte më të mira pune për stafin mjekësor. Mbështetja juaj është dëshmi e përgjegjësisë shoqërore, humanizmit dhe kujdesit të vërtetë për shëndetin e pacientëve pediatrikë, theksoi Prof. Dr. Katerina Boshkovska, ushtruese detyre drejtoreshë e ISHP Klinikës Universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle.
Me këtë donacion, TAV Maqedoni edhe një herë e konfirmon statusin e saj si kompani që vërtet e jeton përgjegjësinë e saj shoqërore dhe që kujdeset për komunitetin me zemër.
Fotografi: Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Pero Llupevski, dhe drejtoreshën e Klinikës së Fëmijëve për sëmundje respiratore – Kozle, Katerina Boshkovska.