TAV Maqedoni: Nga viti 2026 Wizz Air hap tre destinacione të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit drejt Napolit, Vrocllavit dhe Milanos, ndërsa rikthen Budapestin dhe Katovicen

TAV Maqedoni: Nga viti 2026 Wizz Air hap tre destinacione të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit drejt Napolit, Vrocllavit dhe Milanos, ndërsa rikthen Budapestin dhe Katovicen

Si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet TAV Maqedoni, Wizz Air dhe Qeverisë, nga sezoni i ardhshëm veror i fluturimeve, i cili fillon në fund të marsit 2026, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup për herë të parë do të lidhet me Napolin (Itali), ndërsa sërish rikthen destinacionin Budapest (Hungari). Ndërkaq, Aeroporti “Shën Apostull Pal” Ohër, fiton fluturime direkte drejt Milano Malpensa (Itali) dhe Vrocllav (Poloni), ndërsa rikthen edhe linjën drejt Katovice (Poloni).
Partneriteti i suksesshëm ndërmjet TAV Maqedoni dhe Wizz Air sjell edhe një rezultat tjetër. Kompania ajrore e rriti flotën me edhe një avion në bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe deri më tani ka njoftuar gjithsej 13 linja të reja nga të dy aeroportet, të paralajmëruara këtë vit.
Me lidhjet direkte me disa nga qytetet më tërheqëse evropiane, TAV Maqedoni e pasuron zgjedhjen e udhëtarëve dhe e afron vendin tonë me destinacionet evropiane.
Fluturimet e reja, së bashku me destinacionet e rikthyera nga Shkupi dhe Ohri, do të jenë një mundësi tjetër për të njohur kultura të reja, për të parë monumente të reja historike dhe për të përjetuar tradita të reja.
„Me këtë zgjerim të rrjetit të linjave ajrore, të dy aeroportet maqedonase fitojnë një rol të forcuar si porta kyçe drejt Evropës dhe më gjerë. Këto linja të reja ajrore janë rezultat i bashkëpunimit tonë strategjik me Qeverinë dhe me kompaninë ajrore Wizz Air, me qëllim rritjen e mundësive për udhëtim dhe mobilitet të qytetarëve. Jam i sigurt se destinacionet e reja si Napoli nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, Milano dhe Vrocllav nga Aeroporti “Shën Apostulli Pal” Ohër, si dhe rikthimi i Budapestit nga aeroporti i Shkupit dhe Katovice nga aeroporti i Ohrit, do të jenë tërheqëse për qytetarët dhe do të kontribuojnë në konkurrueshmërinë e të dy aeroporteve në rajon”, deklaroi Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Linjat e reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup do t’i lidhin të gjithë dashamirët e udhëtimeve me Napolin – qytetin e artit dhe gastronomisë, vendlindjen e picës dhe portën hyrëse për bregdetin spektakolar të Amalfit, si dhe me Budapestin – “Perla e Danubit”, me ura madhështore, banja termale dhe arkitekturë që rrëfen histori evropiane.
Fluturimet nga Shkupi drejt Napolit dhe Budapestit do të fillojnë më 30 mars 2026 dhe do të realizohen çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.
Nga Aeroporti “Shën Apostulli Pal” Ohër, udhëtarët do të kenë mundësi të lidhen drejtpërdrejt me qytetet polake Katovice dhe Vrocllav, qendra moderne industriale dhe kulturore, të njohura për festivalet e gjalla muzikore, arkitekturën gotike dhe energjinë urbane, si dhe me Milanon, kryeqytetin botëror të modës dhe dizajnit.
Fluturimet nga aeroporti i Ohrit drejt të gjitha 3 destinacioneve do të zhvillohen dy herë në javë. Fluturimet drejt Milano Malpensa do të fillojnë gjithashtu më 30 mars 2026, ndërsa për Vrocllav më 7 qershor dhe për Katovice më 8 qershor të vitit të ardhshëm.
Rezervimet e biletave ajrore për fluturimet mund të gjenden në faqen e internetit wizzair.com