„TAV MAQEDONIA” VENDOS PARKING-PAGESË TË AUTOMATIZUAR NË AEROPORTIN E SHKUP
Janë instaluar tri parking-makina, dy në vend parking-hapësirën dhe një në ndërtesën (godinën) e terminalit. Çmimet të parking-shërbimeve mbeten të njëjta si edhe deri tani
„TAV Maqedonia” i informon pasagjerët se nga dita e martë, 19 maj, në aeroportin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” do të vendoset pagesë e automatizuar e parkingut.
Për këtë qëllim, kompania vendosi tri parking-makina, prej të cilave dy në vet hapësirën e parkingut dhe një parking-makinë në godinën e terminalit, në sallën për arritje.
-Pagesën e automatizuar të parkingut e vendosim me qëllim të thjeshtëzimit të parking-shërbimeve për pasagjerët tanë të nderuar, si dhe modernizimit të procesit të punës në kuadër të kompanisë, thonë nga “TAV Maqedonia”, kompania e cila operon me aeroportet maqedonase.
Me këtë rast theksojnë se çmimet e parking shërbimeve në aeroportin e Shkupit mbeten të njëjta si edhe deri tani.
Ditëve të para të vendosjes të shërbimit të punësuarit në “TAV Maqedonia” do të qëndrojnë në afërsi të parking - makinave, me qëllim që nëse ka nevojë t’u ndihmojnë pasagjerëve në procesin e pagesës.
Pagesa e automatizuar në aeroportin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” mundet të bëhet edhe me para të gatshme edhe me kartela pagesore, por vetëm në denar.