Vrabotuvanje.com: TAV Maqedoni punëdhënësi më i dëshirueshëm maqedonas për vitin 2023

Vrabotuvanje.com: TAV Maqedoni punëdhënësi më i dëshirueshëm maqedonas për vitin 2023


TAV Maqedoni, filial i TAV Aeroporte, operatori i të dy aeroporteve maqedonase, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër, mbrëmë ka marrë një çmim nga Vrabotujanje.com për punëdhënësin më të dëshiruar në vitin 2023. 

Në manifestimin “Punëdhënësi i vitit” organizuar nga Vrabotuvanje.com, dje në mbrëmje, më 17 prill, TAV Maqedoni mori çmimin “Punëdhënësi më i dëshirueshëm në vitin 2023” në kategorinë “Transport dhe logjistikë”.

Faqja e parë maqedonase e kërkimit të punës, Vrabotuvanje.com, e bëri përzgjedhjen në bazë të interesimit të kandidatëve të mundshëm për punësim për vendet e hapura të punës në kompani, si dhe përmes sondazheve të kryera, të plotësuara nga qytetarë të përzgjedhur rastësisht të cilët vizituan faqen e internetit dhe votuan, dhe e gjitha kjo përmes faqes së internetit të Vrabodovanje.com, ku vlerësohet opinioni publik. 

“Si operator aeroporti me prezencë globale në operacionet e aeroportit dhe menaxhimin e aeroportit, ne jemi veçanërisht të nderuar që TAV Maqedoni, filial i TAV Aerporte, mori çmimin "Punëdhënësi më i dëshirueshëm në vitin 2023", nga faqja e parë e internetit maqedonase për kërkimin e punës Vrabotovanje.com . Njohja dhe çmimi pasqyrojnë angazhimin tonë të palëkundur për të nxitur një kulturë në vendin e punës që përfshin mbështetje, përfshirje dhe fuqizim. Kjo mirënjohje thekson dhe nxjerr në pah përkushtimin tonë të përbashkët për mirëqenien dhe zhvillimin e popullit tonë, duke na inkurajuar që vazhdimisht të përpiqemi për përsosmëri në çdo gjë që bëjmë”, tha Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni. 

Nga 88 kompanitë, me një numër prej 200-5000 nëpunësish, të përzgjedhura për një nga 10 mirënjohjet e ndara dje në mbrëmje, për punëdhënësin më të dëshirueshëm në vitin 2023, TAV Maqedonia, operatori i të dy aeroporteve maqedonase, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostulli Pal Ohër, u zgjodh dhe u vlerësua si punëdhënësi më i mirë dhe më i dëshirueshëm në kategorinë "Transport dhe Logjistikë".

TAV Maqedonia SH.P.K. është kompani e themeluar në vitin 2008 si kompani aktiviteti kryesor i së cilës janë Shërbime në lidhje me transportin ajror, ndërsa në vitin 2010 mori përsipër funksionimin e aeroporteve Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër.

Prej kohës kur TAV Maqedonia SH.P.K. menaxhon dy aeroportet maqedonase, trafiku ajror i pasagjerëve është rritur pothuajse 5 herë në një periudhë 13 vjeçare (2011-2024).

Me kalimin e viteve, TAV Maqedonia ka modernizuar operacionet e aeroportit duke ofruar shërbime aeroportuale të cilësisë më të lartë, të cilat përfshijnë: shërbimet për pranimin dhe dërgimin e avionëve, pasagjerëve, bagazheve, mallrave dhe postës, sigurim, operacionet e ngarkesave, menaxhimin e sigurisë operacionale të aeroportit dhe aviacionin zonë, dhe përmes kompanisë mëmë, TAV Aeroporte, dhe kompanive simotra të tij ofron gjithashtu shërbime katering, shërbime restorantesh, shërbime komerciale, shërbime VIP dhe IT, funksionim pa taksa dhe mirëmbajtje higjienike - për numrin gjithnjë në rritje të klientëve, pasagjerëve dhe fluturimeve që operojnë linja të shumta ajrore në të dy aeroportet.

Prandaj, mbi 840 persona që punojnë në dy aeroportet maqedonase në TAV Maqedoni kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të punuar dhe mësuar, për të rritur dhe zhvilluar aftësitë, njohuritë, kompetencat dhe kualifikimet e tyre në këtë industri unike të aviacionit dhe aeroportit, dhe në të njëjtën kohë, po këta njerëz, me përkushtimin e tyre, kontribuojnë për t'i bërë aeroportet vende magjepsëse.