Nejat Kurt, u emërua Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni
Metin Batak, i cili ishte Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni nga muaji tetor i vitit 2020, tani është emëruar anëtar i Bordit ekzekutiv të TAV Tunis
TAV Maqedoni, filialë e TAV Aeroporte, e emëroi Nejat Kurt për drejtor të ri të përgjthshëm, nga data 1 maj 2023. Metin Batak e lëshon pozitën Drejtor i përgjithshëm dhe do të emërohet anëtar i Bordit ekzekutiv i kompanisë TAV Tunis, e cila menaxhon me aeroportet Enfida Hamamet dhe Monastir.
Nejat Kurt punon në sektorin e aviacionit 23 vite, ndërsa ngа hyrja e TAV në tregun e Maqedonisë, ai është pjesë e menaxhmentit të lartë të TAV Maqedoni. Në vitin 2008, nga ana e TAV Aeroporte është emëruar për një nga menaxherët të cilët e drejtuan projektin për koncesion në Maqedoni. Ai punoi në aeroportin e Shkupit 2 vite, ndërsа në vitin 2010 është emëruar Menaxher i Aeroporti Shën Apostulli Pal - Ohër. Dy vite më vonë, në vitin 2012 u emërua Menaxher i Aeroportit të Shkupit dhe ka menaxhuar me operacionet e përgjithshme të aeroportit në kryeqytetin e Maqedonisë. Në vitin 2014, TAV Aeroporte e emëroi Kurt për Koordinator për tranzicion në aeroportin ndërkombëtar Princ Mohamed Bin Abdulaziz në Medinë, Arabia Saudite. Atje, z. Kurt e organizoi tranzicionin nga terminali i vjetër në terminal të ri aeroporti. Aeroporti ndërkombëtar Princ Mohamed Bin Abdulaziz në Medinë, Arabia Saudite është aeroporti i parë i privatizuar në Arabinë Saudite. Në vitin 2016, Kurt u emërua Koordinator për ORAT përkatësisht Koordinator për gatishmëri operative dhe transfer aeroporti në terminal dhe në zonë publike të aeroportit në Zagreb, Kroaci. Ai punoi së bashku me Grupacionin francez (ADP Group), për të siguruar tranzicion dhe punë të suksesshme të aeroportit, derisa nuk përfundoi ndërtimi i objektit të ri të terminalit në aeroportin në Zagreb dhe terminali i ri u lëshua në funksion në vitin 2017. Më gusht të vitit 2017, Kurt u caktua Koordinator për operacione aeroporti në 3 aeroporte që janë ndërmarrë nën koncesion prej Mbretërisë së Arabisë Saudite nga ana e TAV Aeroporte. Pas kësaj, vijon roli – Kryetar i Komitetit përgjegjës për digjitalizim të aeroportit, në Medinë në vitin 2018. Kah fundi i vitit 2018, Kurt u kthye në Maqedoni, si Koordinator për operacione aeroporti, përgjegjës për punën e përgjithshme operative të aeroporteve në Shkup dhe Ohër.
Në tremujorin e parë të vitit 2019, Kurt u përcaktua zëvendës i Drejtorit të përgjithshëm për operacione të TAV Maqedoni. Nejat Kurt është turk me prejardhje, i lindur dhe i rritur në Gjermani. Pas mbarimit të arsimit të mesëm, ai vazhdoi arsimin e lartë në studimet për turizëm dhe menaxhim hotelerik në Universitetin Tekirdag në Turqi. Ka diplomuar për shkenca politike dhe diplomaci në Universitetin Amerikan të Evropës në Shkup. Momentalisht, Kurt është në studime master për menaxhment aviatik në Universitetin Dunav në Krems, Austri. Ai është profesionist i diplomuar për menaxhim me aeroporte dhe bartës i titullit Profesionist për operacione aeroporti (IAP – Airport Operations Professional) i aprovuar nga ICAO – Organizata ndërkombëtare për aviacion civil dhe nga ACI – Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve.
Krahas turqishtes, gjuha e tij amtare, Kurt flet rrjedhshëm edhe anglishten dhe gjermanishten. TAV Maqedoni, operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe i Aeroportit Shën Apostulli Pal - Ohër, ka përmbyllur katër muajt e parë të vitit 2023, janar – prill, me 753.377 pasagjerë në dy aeroportet e Maqedonisë, që paraqet rritje për 44% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kurse 8% në raport me vitin 2019, i cili konsiderohet si vit referues. Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve në dy aeroportet është 6.010, që paraqet rritje vjetore prej 35% dhe rritje prej 4% krahasuar me vitin 2019.