TAV MAQEDONI NË PRILL 2015 AEROPORTI I SHKUPIT DO TË NISË LINJË DIREKTE PËR NË GJENEVË.

TAV MAQEDONI NË PRILL 2015 AEROPORTI I SHKUPIT DO TË NISË LINJË DIREKTE PËR NË GJENEVË.

Aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, i drejtuar nga TAV Maqedonia, në prill të vitit të ardhshëm në orarin e tij të fluturimeve do të shtojë fluturimet drejt qytetit Zviceran Gjeneva.

Aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, i drejtuar nga TAV Maqedonia, po përgatitet të zgjerojë rrjetin e tij të destinacioneve me fluturimet e Gjenevës nëpërmjet Kompanisë Ajrore Ndërkombëtare Zvicerane. Në prill të vitit të ardhshëm “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” do të lidhet me Gjenevën, Zvicër nëpërmjet fluturimeve direkte vajtje-ardhje të Kompanisë Ajrore Ndërkombëtare SWISS. Krahas Cyrihut dhe Bazelit, Gjeneva do të jetë destinacioni i tretë në Zvicër që ka lidhje ajrore me Aeroportin e Aleksandrit të Madh.

 -Me kënaqësi pranojmë vendimin e SWISS Airlines për të nisur përsëri në prill fluturimet midis Gjenevës dhe Shkupit. Këto janë lajme të mira jo vetëm për udhëtarët tanë të nderuar, por edhe për emigrantët tanë në Zvicër, si edhe për komunitetin e biznesit në të dyja vendet. Gjithashtu, kjo do të kontribuojë edhe në rritjen e shkëmbimit turistik, deklaroi Zoran Krstevski, Menaxheri i Përgjithshëm i “TAV Maqedonisë

Fluturimi i parë nga Shkupi në Gjenevë është planifikuar për datën 4 Prill 2015, sipas orarit veror të Aeroportit të Shkupit. SWISS do të kryej fluturime në këtë linjë nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” çdo të shtunë, ora 18:20. Për sezonin veror, SWISS do të kryej fluturime Shkup-Gjenevë dy herë në javë, të martën dhe të shtunën.

Drejtori i SWISS Austrisë dhe Evropës Qendrore Lindore  Bernhard Wodl tha: “Ne jemi të lumtur që mund t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës në ritje për udhëtime midis Maqedonisë dhe Zvicrës dhe që do të nisë një shërbim i ri nga ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’ i Shkupit për në Gjenevë. ”

Pritet që vitin e ardhshëm Aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” të shtojë destinacionet e reja në rrjetin e tij në bazë të ritjes së frekuencës të linjave ekzistuese, si dhe të përmirësojë shërbimet e përgjithshme të ofruara në të dy aeroportet.

Përfaqësuesit e SWISS deklarojnë se biletat e fluturimeve midis Shkup-Gjenevë-Shkup mund të rezervohen nga mesi i janarit në swiss.com dhe pranë agjencive turistike.

TAV Aeroporte

TAV Aeroportet, një nga operatorët kryesorë të aeroporteve në botë, drejton aeroportet “Ataturk” në Stamboll, “Esenboga” në Ankara, “Adnan Menderes” në Izmir, Milas në Bodrum dhe “Gazipasha” në Alania. Krahas aeroporteve në Turqi, TAV Aerportet gjithashtu drejtojnë aeroportet e Tbilisit dhe Batumit në Gjeorgji, “Monastir” dhe “Enfida-Hamamet” në Tunizi, aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit në Maqedoni, aeroporti i “Medinës” në Arabinë Saudite dhe aeroportin e Zagrebit në Kroaci. Holdingu gjithashtu operon në sektorët e tjerë të operacioneve të aeroportit, duke përfshirë dyqanet pa taksa doganore, shërbimet e ushqimit dhe pijeve, shërbimet postare, teknologjitë e informacioneve, sigurinë dhe shërbimet e operimit të aeroportit. Në të njejtin kontekst , TAV Aeroportet gjithashtu operojnë me fusha të tjera komerciale në aeroportin e Rigës në Letoni. Së bashku me filialet e saj, në vitin 2013 Kompania ka shërbyer 84 milion udhëtarë për rreth 652,000 fluturime. Të shfaqur në publik në vitin 2007, Aeroportet TAV janë listuar në indekset e qeverisjes dhe qëndrueshmërisë të korporatave të themeluara nga Borsa Stamboll.

SWISS

Kompania Ajrore Ndërkombëtare Zvicerane (SWISS) është linjë ajrore e Zvicrës. Krahas qendrës së tij primare në Cyrih, Gjeneva është aeroporti kyç për SWISS, i cili ka pjesën e dytë më të madhe të tregut në Aeroportin “Cointrin” të Gjenevës. Nga muaji janar dhe deri në muajin shtator të vitit 2014, SWISS ka transportuar  1.74 milion pasagjerë në dhe nga Gjeneva,  dhe një numër total prej 15 milion pasagjerë brenda rrjetit të tij mbarëbotëror me një flotë prej 90 avionë. Sipas orarit veror të fluturimeve, SWISS ofron pa ndërprerje 39 destinacione që mund të arrihen nga Gjeneva, dhe ka tendencë zgjerimi. Shërbimet e fluturimeve në dhe nga Shkupi do të zhvillohen dy herë në javë. E bazuar në rrënjët e saj Zvicerane, kompania është e përkushtuar në sigurimin e cilësisë më të lartë të mundshme në produktet dhe shërbimet e saj. Si pjesë e Grupit të Lufthansës dhe anëtar i Star Alliiance, SWISS mbetet e sinqertë ndaj vizionit të saj për sigurimin e shërbimeve cilësore ajrore që lidh Zvicrën me Europën dhe me pjesën tjetër të botës.