NË AEROPORTIN E SHKUPIT: TAV MAQEDONI – FLUTURIMI I PARË I NORVIGJIAN ERLLAJNS NGA OSLO

NË AEROPORTIN E SHKUPIT: TAV MAQEDONI – FLUTURIMI I PARË I NORVIGJIAN ERLLAJNS NGA OSLO

Sot, e premte, më 23 qershor 2023, TAV Maqedoni e priti fluturimin e parë të Norvigjian Erllajns nga Osllo në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, me çka e shënoi hyrjen e kësaj kompanie ajrore në tregun ajror të Maqedonisë dhe të linjës Oslo-Shkup-Oslo si linjë e re ajrore
TAV Maqedoni, këtë mëngjes, me urë ujore për mirëseardhje, në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, e mirëpriti fluturimin e parë të kompanisë së famshme ajrore skandinave, Norvigjian Erllajns nga Oslo. 
Me Boing 737, me kapacitet për 189 pasagjerë, kompania ajrore për herë të parë ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, me çka e shënoi fillimin e aktiviteteve komerciale në tregun maqedonas.
“Si TAV jemi shumë të ngazëlluar që kemi mirëpritur dhe festuam hyrjen e Norvigjian Erllajns në tregun e Maqedonisë, me fluturimin e sotëm të parë të qendrës kosmopolitane nga Norvegjia – Oslo, në Shkup. Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, nga sot, më 23 qershor, do të jetë në lidhje ajrore me kryeqytetin e Norvegjisë, me aeroportin Gadermon, Oslo, dy herë në javë, ditën e hënë dhe të premte. Norvigjian Erllajns për herë të parë do të fluturojë nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, me çka do të krijohet edhe një mundësi për qytetarët e Maqedonisë të arrijnë në Oslo dhe ta vizitojnë vendin e fjordeve të mrekullueshme dhe dritën polare. Jemi të lumtur që kompania ajrore filloi me punë dhe shpresojmë të kemi bashkëpunim afatgjatë dhe të suksesshëm si dhe pasagjerë shumë të lumtur e të kënaqur.”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Përfaqësuesit e TAV Maqedoni theksuan që ky itinerar do t’u mundësojë pasagjerëve edhe nga Maqedonia e Veriut edhe nga Norvegjia t’i zbulojnë dhe shijojnë bukuritë e dy qyteteve – Oslo, qytet dinamik e progresiv i rrethuar me bukuri të mrekullueshme natyrore, që premton përjetime të paharrueshme. Vizitorët mund të zhyten në trashëgiminë e begatshme të vikingëve, të vizitojnë muze të klasës botërore dhe të shijojnë kënaqësitë e kuzhinës dhe gatimit të ushqimeve nordike. Kombinimi unik i historisë, kulturës dhe modernizmit të Oslos, e bën atë destinacion shumë të preferuar për pasagjerët, ndërsa Shkupi, me historinë e vet të begatshme, kulturën e shumëllojshme dhe peizazhe të cilat mahnitin, u ofron vizitorëve përjetim magjepsës. Nga Kalaja e madhërishme e Shkupit deri në Çarshinë e Vjetër piktoreske, qyteti ofron shumë atraksione të cilat presin për t’u hulumtuar.
“Është kënaqësi që jemi në Shkup dhe me padurim presim pasagjerë të ri në fluturimet tona. Oslo ka vende historike dhe gjendet përreth fjordeve ndaj paraqet destinacion të famshëm për shumë turistë. Gjithashtu, me padurim presim të sjellim shumë norvegjezë në Shkup, këtu në Maqedoninë e bukur të Veriut, këtë verë”, deklaroi Magnus Tome Morsand, Drejtor kryesor komercial i Norvigjian Erllajns.
Me flotën moderne dhe ekonomike të aeroplanëve që kontribuojnë për arritjen e objektivave të saj në afat të gjatë, për qëndrueshmëri si dhe përkushtim ndaj shërbimeve të jashtëzakonshme, Norvegjia synon që pasagjerëve t’u ofrojë udhëtim mbresëlënës. Pasagjerët në relacionin Oslo - Shkup dhe Shkup – Oslo mund të presin fluturim të rehatshëm, kuzhinë të shijshme dhe gamë të gjerë opsionesh për argëtim, gjë që udhëtimin e tyre prej rreth 3 orësh e bën të këndshëm nga fillimi deri në fund. Fisnikëria e famshme e Norvegjisë dhe vëmendja e kushtuar ndaj detajeve do të bëjnë që secili pasagjer të ndihet i çmuar dhe mirë i përkujdesur gjatë fluturimit të tyre.
Prenotimet dhe rezervimet e biletave mund t’i bëni në ueb faqen e Norvigjian Erllajns: https://www.norwegian.com/en 
Fluturimet janë përcaktuar nga data e sotme 23 qershor, ditën e premte dhe ditën e hënë. Nisja e fluturimeve në ditën e premte janë nga aeroporti në Oslo në orën 06:35, ndërsа në aeroportin e Shkupit arrijnë në orën 09:40, ndërsa kthimi për në Oslo nga Shkup është në orën 10:20. Ditën e hënë, nisja nga Oslo është në orën 17:15, kurse mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup në orën 20:20.
TAV MAQEDONI vazhdon të shënojë tendencë pozitive në rimëkëmbjen e aviacionit. Në pesë muajt nga viti 2023, TAV Maqedoni ka shërbyer 1.036.296 pasagjerë të cilët kanë kaluar nëpër dy aeroportet e Maqedonisë, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostulli Pal – Ohër. Kjo shifër paraqet rritje prej 45 përqind në raport me periudhën e njëjtë të periudhës së njëjtë të vitit 2022 dhe 13 përqind rritje në raport me vitin 2019, që konsiderohet si vit referencë në aviacion, pas krizës me Kovid-19. Në të njëjtën periudhë, janar - maj të vitit 2023, numri i fluturimeve në dy aeroportet e Maqedonisë ka arritur numrin 8.097 me rritje vjetore prej 29 përqind dhe 6 përqind rritje në raport me vitin 2019.