TAV MAQEDONI PRITI NJË BLOGER UDHËTUES SERB PËR TË PROMOVUAR OHRIN SI DESTINACION UDHËTIMI MES POPULLSISË SERBE NË BALLKAN
TAV Maqedoni, me mbështetjen e Air Serbia, mirëpriti dhe ishte nikoqir i blogerit serb të udhëtimeve Putuj.rs, me qëllim promovimin e Ohrit dhe Liqenit të Ohrit si destinacion udhëtimi për njerëzit nga Serbia fqinje, të cilët nga 19 qershori 2023 mund të arrijnë në Ohër për më pak se 1.5 orë, me fluturimet e Air Serbia në linjën e rinovuar Beograd - Ohër, e cila operon 4 herë në javë.
.jpg)
Ideja dhe iniciativa e TAV Maqedoni - të angazhojë një profesionist i cili do të krijojë një udhëzues udhëtimi për në Ohër për popullatën serbe të Ballkanit, në gjuhën e tyre amtare, është zbatuar përmes përmbajtjeve të ndryshme në rrjetet sociale, të krijuara dhe publikuara nga blogeri serb putuj.rs, përmes tekstit me fotografi në blogun e tij, përmes faqeve të tij në Instagram dhe Facebook, si dhe përmes një videoje 30 minutëshe për Liqenin e Ohrit të publikuar në kanalin e tij në adresën YouTube, me titull „Ohri she Liqeni i Ohrit, rëfim me shpirt“.
.jpg)
.jpeg)
TAV Maqedoni, në kuadër të strategjive të marketingut dhe komunikimit të TAV Aerporte, vazhdimisht inicion aktivitete të ngjashme në fushën e komunikimeve të integruara të marketingut, me qëllim promovimin e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit, si dhe Ohrin, Shkupin dhe Maqedoninë si destinacion udhëtimi për të huajt nga shtete të ndryshme të cilat janë tregje potenciale për turistët vizitues.