TAV MAKEDONIA I THA MIRËSEARDHJE PASAGJERES TË NJË MILIONTË NË AEROPORTIN E SHKUPIT
Aeroporti “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup me të cilin udhëheq TAV Makedonia , shënoi suksesin e vet me arritjen e ‘një milion’ pasagjerëve sivjet
„TAV Makedonia“, kompania e cila është pjesë nga operatori udhëheqës i aeroportit, holding “TAV Aeroporte”, më 28 tetor, e priti pasagjeren e një miliontë në aeroportin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup me ceremonialin për ndarjen e shpërblimit. Pasagjerja e një miliontë u takua me udhëheqësinë e “TAV Makedonia” dhe mori vikend-udhëtim të plotë të paguar për dy vetë në Stamboll.
Drejtori i përgjithshëm i „TAV Makedonia”“, Zoran Kërstevski, në këtë solemnitet deklaroi:
- „TAV Makedonia“ tregoi sukses të shkëlqyeshëm në aeroportin e Shkupit me një milion pasagjer të shërbyer në dhjetë muajt e parë të këtij viti. Vërtetë kemi kënaqësi që e arritëm këtë kthesë të aeroportit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup, si rezultat i shërbimeve tona të cilat janë orientuar drejt pasagjerëve. Për këtë arsye, e morëm edhe shpërblimin për kualitetin e shërbimeve të aeroportit në Këshillin Ndërkombëtar të aeroporteve tanimë dy vjet me radhë. Koncepti ynë afarist dëshmoi se u kushtojmë rëndësi pasagjerëve dhe avio- transportuesve me kualitetin më të lartë të shërbimeve”.
Kërstevski shtoi se qëllimi i tyre është të rritet numri i destinacioneve dhe fluturimeve të reja, si dhe shërbimeve më të mëdha dhe më të mira komerciale, si shërbime për ushqim dhe pije me BTA-operatorin e Cakes and Bakes, АТУ – operatori i shitoreve pa doganë, linjë të rregullt të autobusëve me Shkupin, taksi shërbime, agjenci për huazimin e makinave dhe internet shërbimet.
Alper Ersoj, zëvendës drejtor i përgjithshëm për operacione të “TAV Makedonia”, deklaroi se prej kur kompania e mori udhëheqjen me aeroportin, numri i pasagjerëve të transportuar, numri i avio linjave të reja dhe destinacioneve është në rritje të kontinuar.
-Rritja e numrit të pasagjerëve në nivelin vjetor posaçërisht u rrit pas vitit 2010. Nëse në vitin 2009 kanë udhëtuar vetëm 599.519 pasagjerë përmes aeroportit të Shkupit, midis janarit dhe tetorit sivjet arritëm një milion pasagjerë. Numri i pasagjerëve u rrit për 66 % gjatë pesë viteve të kaluara, deklaroi Ersoj.
Ai theksoi se nga fillimi i udhëheqjes me aeroportin e Shkupit, kompania e zgjeroi rrjetin e fluturimeve me avio pasagjerë të rinj dhe destinacioneve të reja, me ç’rast momentalisht ka linjë të drejtpërdrejtë me 26 qytete në Evropë, si dhe me Dubain.
-Suksesi i „TAV Makedonia“ posaçërisht bazohet në diturinë, rrjetin dhe strategjinë e marketingut të cilat i ka kompania, tha Ersoj, duke shtuar se kompania do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qeverinë, me institucionet qeveritare dhe me avio transportuesit me qëllim që më tutje t’i zhvillojë aeroportet në Shkup dhe në Ohër.
Përveç vendosjes dyditëshe për dy veta në një hotel në Stamboll dhe darkë në restorant ekskluziv, pasagjerja fatlume e një miliontë mori edhe vauçer për shoping në frishop në një vlerë prej 200 euro, si dhe shërbime të siguruara pa pagesë në biznes-sallonet në kuadër të aeroportit.
„TAV Makedonia“ në vitin 2010 gjithsej kishte 680.080 pasagjerë, në vitin 2011 - 759.928 pasagjerë, në vitin 2012 - 828.831 pasagjer, kurse vitin e kaluar - 980.729 pasagjerë.
Për „TAV aeroportet“
„TAV aeroportet“ janë një nga operatorët udhëheqës të aeroporteve në botë. Përveç me këto në Shkup dhe në Ohër, kompania menaxhon me aeroportet “Ataturk” në Stamboll, “Esenboga” në Ankara, “Adnan Menderes” në Izmir, “Gazipasha” në Antali dhe “Millas Bodrum”. Nën kapelën e tij janë edhe aeroportet në Tbilisi dhe Batumi në Gjeorgji, Monastir dhe Enfida-Hamamet në Tunis, Medina në Arabinë Saudite dhe aeroporti në Zagreb në Kroaci. “TAV”, gjithashtu, punon edhe në fusha tjera të shërbimeve të aeroporteve duke përfshirë edhe shitore pa doganë, ushqim dhe pije, sigurim, teknologji informatike etj. Në këtë kontekst, “TAV” udhëheq me segmentet komerciale të aeroportit në Rigë në Letoni. Bashkë me filialet e veta, kompania siguroi shërbime të rreth 652.000 fluturimeve dhe 84 milion pasagjer në vitin 2013.