TAV: MBI 3 MILION PASAGJERË TË TRANSPORTUAR NË DY AEROPORTET E MAQEDONISË
Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, me rastin e vitit të suksesshëm, sot ka vizituar drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, të cilin i dorzoi mirënjohje për kontributin e veçantë në zhvillimin e trafikut ajror dhe organizimin e suksesshëm të samiti ministror të OSBE-së që u mbajt në Shkup këtë muaj.
Mbi 3 milionë pasagjerë udhëtuan nëpër dy aeroportet maqedonase - Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër, nga 1 janari deri më 16 dhjetor 2023, shpalli TAV Maqedonia, një degë e TAV Aerporte.
Kjo është një arritje e rëndësishme për dy aeroportet maqedonase pasi shënon rimëkëmbjen e trafikut ajror dhe trafikut të pasagjerëve pas pandemisë, duke tejkaluar nivelet e vitit 2019, i cili konsiderohet vit referencë në aviacion, dhe kjo është hera e parë që 3 milionë pasagjerë janë shërbyer së bashku në të dy aeroportet brenda një viti.
“Si TAV jemi të lumtur që shënojmë një sukses të tillë, jo vetëm për dy aeroportet, por edhe për aviacionin maqedonas. Arritja e 3 milionë pasagjerëve para fundit të vitit 2023 është një sukses i madh, veçanërisht pas pandemisë që ka pasur një ndikim të madh në aviacionin në përgjithësi. Ky sukses demonstron dhe dëshmon përkushtimin tonë për të ofruar shërbime me cilësi të lartë për pasagjerët tanë dhe është gjithashtu një tregues se njerëzit janë të gatshëm për të udhëtuar dhe tani më shumë se kurrë i besojnë udhëtimeve ajrore për sa i përket efikasitetit dhe komoditetit. Përveç kësaj, ne si TAV Aerporte jemi më se krenarë për statistikat e numrit të pasagjerëve. Gjegjësisht, statistikat tregojnë një kulm në vitin 2019 me gati 2.7 milionë pasagjerë, pastaj pasoi një rënie fatkeqe e mprehtë për shkak të krizës shëndetësore dhe kufizimeve të udhëtimit, ndërsa tani, në vitin 2023, ne jemi rikthyer përsëri dhe madje kemi arritur të kalojmë vitin 2019 me 20%. Kjo arritje do të na udhëheqë dhe frymëzojë më tej që të vazhdojmë të përpiqemi për rekorde të reja. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të përshtatemi dhe përmirësojmë shërbimet tona dhe të rrisim kapacitetin e aeroporteve për të qenë gati për të mirëpritur pasagjerët tanë." - tha Nexhat Kurt, Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
“Ashtu si të gjitha vendet në botë, edhe në vendin tonë, pandemia e Kovid-it ka ndikuar negativisht në trafikun ajror. Por ne i tejkaluam ato situata dhe sot mund të krenohemi së bashku me TAV Maqedoni sepse kemi rekorde të reja të pasagjerëve të transportuar. Tre milionë pasagjerë është një numër që premton zhvillim të vazhdueshëm të trafikut ajror. Qeveria e sheh TAV si një partner në krijimin e politikave të reja dhe zhvillimin e trafikut ajror në Maqedoninë e Veriut. Mendoj se politikat e vendosura në këtë mënyrë justifikuan planet e Ministrisë, që janë hapja e destinacioneve të reja për qytetarët si dhe rritja e numrit të turistëve. Qëllimi përfundimtar është të kemi një trafik ajror cilësor dhe të sigurt”, - tha Blagoj Boçvarski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.
Viti më i suksesshëm për operatorin e aeroportit deri më tani ka qenë viti 2019, me 2.7 milionë pasagjerë, ndërsa viti 2022 ka përfunduar me 2.4 milionë pasagjerë. Megjithatë, viti 2023 do të shihet si një vit me një rritje vjetore të qëndrueshme mbi 30% krahasuar me vitin 2022, veçanërisht pasi numri total i pasagjerëve nga viti 2022 u arrit në fund të shtatorit 2023.
Për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të aeroportit dhe përvojën e pasagjerëve për të qenë në nivelin më të lartë, TAV vazhdimisht investon në infrastrukturën e aeroportit, si që ishte edhe investimi i fundit prej 2.4 milionë euro në përmirësimin e sistemit të trajtimit të bagazheve me teknologjinë më të fundit "Standard 3".
Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Bochvarski, për shkak të vitit të suksesshëm në trafikun ajror, sot ka vizituar drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, dhe i ka ndarë një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e veçantë të TAV në zhvillimin e trafikut ajror në Maqedoni dhe për menaxhimin e suksesshëm të fluturimeve speciale gjatë mbajtjes së samitit ministror të OSBE-së këtë muaj.
TAV Maqedoni, filial i TAV Aerporte, anëtar i Grupit ADP, për periudhën nga 1 janari deri më 16 dhjetor 2023, ka shërbyer mbi 3 milionë pasagjerë (gjithsej 3,007,993 pasagjerë) të cilët kanë udhëtuar nëpër dy aeroportet, Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe dhe Aeroportin Shën Apostulli Pal Ohër, që është një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2022 dhe një rritje prej 17% krahasuar me vitin referues 2019. Numri i fluturimeve në të dy aeroportet në të njëjtën periudhë kohore është 22,932 fluturime.