„ТАV“ ME 717 MILION EURO E FITOI KONCESIONIN PËR AEROPORTIN “MILAS” NË BODRUM
Kompania turke „ТАV“, nën krahët e së cilës janë edhe aeroportet maqedonase “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostulli Pal” në Ohër, paraqiti ofertën më të madhe prej 717 milion euro në tenderin për koncesionin e aeroportit “Milas” në Bodrum, i cili gjatë 20 viteve të kaluara është njëra nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend - „ТАV-i“ do të udhëheq me këtë aeroport deri në fund të vitit 2035
Me paraqitjen e shumës më të madhe prej 717 milion euro „ТАV“, kompania turke nën krahët e së cilës janë edhe aeroportet maqedonase “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostolli Pall” në Ohër, e fitoi koncesionin për udhëheqje me aeroportin “Milas” në Bodrum. Ky brend global të operatorëve të aeroportit ishte në konkurrencë me tri ndërmarrje tjera me renome në këtë fushë, duke përfshirë edhe Fraportin. Oferta definitive ishte paraqitur në raundin e 105. “TAV aeroportet” do t’i marrin të drejtat operative në terminalin ndërkombëtar prej 22 tetor të vitit 2015 në pajtueshmëri me specifikimet e tenderit. Të drejtat operative në terminalin vendor do t’i dorëzohen “TAV-it” me vendim plotësues nga komisioni kompetent.
Sani Shener, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i “TAV-it”, deklaroi:
- „Milas“ lidh qendër të rëndësishme turistike me pjesën tjetër të botës dhe ka qarkullim të udhëtarëve më të lartë se 3.5 milion në vjet. Ky aeroport është i 14 në portfolion tonë. Bodrumi është kandidat të bëhet qyteti i katërt më i madh në Turqi deri në vitin 2025. Ne besojmë në ardhmërinë e Bodrumit. Nuk kemi për qëllim të heqim dorë. Prej më parë duhet të paguhen 20% të shumës, megjithatë, ne tanimë i kemi financat në dispozicion. Këtë projekt do ta marrim me 30% të ndikimit të aksioneve dhe 70% financim. Investojmë gjithçka që fitojmë në këtë industri sepse kjo është biznesi ynë i vetëm. Një pjesë e brendit tonë është edhe akademia “TAV” e cila i siguron trajnimet me të cilat i përgatisim resurset njerëzore të nevojshëm për udhëheqje me aeroportet në vendin tonë dhe në rajon. Nuk do të kemi problem në lidhje me financat apo me potencialet njerëzore gjatë projektit. Do të marrim pjesë në të gjitha projektet e aeroportit që përputhen me biznes-modelin tonë – deklaroi Shener, njeriu i parë i “TAV aeroporteve”.
Njëri nga aeroportet më frekuentuese në rajonin e Egjeut të Turqisë, “Milasi” i Bodrumit filloi të punojë me komunikacion ndërkombëtar në vitin 1997. I vendosur në kufijtë e rajonit Mugla, aeroporti është i vendosur midis Milasit dhe Bodrumit, dy qytete të rëndësishme në rajonin antik të Karisë. Edhe më shumë, ai luan vërtetë rol të rëndësishëm në transportin deri në qendrën turistike si Didim, Kushadasi, Soke si dhe Mugla. Aeroporti është në largësi vetëm 32 kilometra nga Bodrumi, 12 nga Milasi dhe 82 kilometra nga Didimi.
Për „ТАV aeroportet“
„ТАV Aeroportet“, njëri nga operatorët udhëheqës të aeroporteve në botë, udhëheq me aeroportet “Ataturk” në Stamboll, “Esenboga” në Ankara, Adnan Menderes” në Izmir dhe “Gazipasha” në Antali, si dhe në Tbilisi dhe Batumi në Gjeorgji, Monastir dhe Enfida-Hamamet në Tunis, Shkup dhe Ohër në Maqedoni, Madina në Arabinë Saudite dhe aeroportin në Zagreb të Kroacisë. „ТАV“, gjithashtu, operon edhe në fusha tjera të shërbimeve të aeroporteve duke përfshirë edhe shitore pa doganë, ushqim dhe pije, sigurim, teknologji informatike etj. Në këtë kontekst, “TAV” operon në segmente komerciale në aeroportin në Rigë në Letoni. Bashkë me filialet e veta, kompania siguroi shërbime të rreth 652.000 fluturimeve dhe 84 milion udhëtar (pasagjer) në vitin 2013.