„TAV-I“ E PROMOVON AEROPORTIN E OHRIT “SHËN APOSTOL PAVLE” NË PANAIRIN TURISTIK NDËRKOMBËTAR NË BERLIN, ITB - BERLIN
Si njërin ndër vendet më të popullarizuara turistike, “TAV” e promovon Ohrin dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në panairin më të madh turistik botëror – ITV Berlin (Panairin turistik ndërkombëtar - Berlin).
Holdingu turk “TAV aeroporte” zbaton marketing-aktivitete në panaire të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare për promovimin e rajoneve ku gjenden aeroportet, portfolion e vet, si dhe kompanive të veta shërbyese. Panairi turistik ndërkombëtar në Berlin, ITB – Berlin llogaritet si ngjarje më e madhe turistike në suaza botërore, kurse TAV-i sivjet merr pjesë për të 12-tën herë. Të vendosura në sipërfaqe prej 160.000 metra katror, panairi është nikoqir i rreth 10 mijë pjesëmarrësve prej mbi 180 vendeve dhe 180.000 vizituesve.
-I promovojmë destinimet e aeroporteve të udhëhequra nga ana e “TAV holdingut” në Gjeorgji, Maqedoni dhe Tunis. Në përvjetorin e 1-rë nga pjesëmarrja jonë në këtë panair, qëllimi ynë është të japim kontribut të rëndësishëm për fushat ku punojmë. Jemi të vetëdijshëm se aeroportet, si vend për hyrje dhe dalje nga shtetet dhe qytetet, luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit. Sipas kësaj, sot jemi krenar që pjesëmarrësit dhe vizituesit në panair i kushtojnë vëmendje të madhe shtandit tonë, ku janë prezantuar 14 aeroporte në shtatë shtete, të udhëhequra nga ana e holding TAV-it dhe nga kompanitë tona shërbyese, nëpër lokacione të ndryshme nëpër botë. Ne gjithashtu i promovojmë aeroportet në Izmir, Gazipasha dhe Bodrum në IT Berlin, ku në një vend munden të gjenden përfaqësuesit udhëheqës të industrisë turistike në nivelin global. Përpiqemi ta rrisim numrin e fluturimeve paralelisht me potencialin turistik të këtyre vendeve, deklaroi Aslihan Çortuk, marketing – drejtoresha e “TAV aeroporteve”.
“TAV aeroporte, brendi botëror në operacionet e aeroporteve, merr pjesë në panairin e 49 turistik Ndërkombëtar në Berlin, ITB – Berlin, e cila është njëra nga ngjarjet më me prestigj në industrinë e turizmit. Përveç promovimit në Izmir, Gazipasha-Alania dhe Bodrum në shtandin e “TAV aeroporteve”, gjithashtu me sukses promovohen edhe Batumi në Gjeorgji, Ohri në Maqedoni dhe rajoni Enfida – Hamamet në Tunis.
“TAV Maqedonia” sivjet kremton pesë vjetorin e vet. Prej vitit 2010 – kur “TAV aeroportet” filluan të udhëheqin në mënyrë operative me dy aeroportet maqedonase – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostol Pavle” në Ohër, janë vendosur 17 destinime (drejtime) të reja, e njëkohësisht numri i pasagjerëve në aeroportet u rrit për 75%.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Maja Bajalska-Georgievska, TAV Maqedoni
e-mail: maja.bajalskageorgievska@tav.aero