TAV njofton: SunExpress do të fluturojë për në Izmir dhe Antali në orarin dimëror të fluturimeve nga aeroporti i Shkupit

TAV njofton: SunExpress do të fluturojë për në Izmir dhe Antali në orarin dimëror të fluturimeve nga aeroporti i Shkupit

Biletat ajrore mund të rezervohen përmes faqes së internetit të linjës ajrore https:www.sunexpress.com/en, portalin B2B dhe përmes aranzhimeve përmes operatorëve turistikë   

 

Me fillimin e sezonit dimëror 2023/2024, linja ajrore më e mirë për udhëtime të lira, SunExpress, vazhdon të fluturojë nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup drejt Izmirit dhe Antalisë me fluturime të rregullta gjatë gjithë vitit, shpallën nga TAV Aerporte.  

“Vazhdimi i fluturimeve drejt Izmirit dhe Antalisë nga SunExpress dhe futja i tyre në orarin e fluturimeve të rregullta në kuadër të orarit të fluturimeve dimërore të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup do të jetë një mundësi e shkëlqyer për udhëtarët dhe turistët që të vizitojnë këto dy qytete turistike turke jashtë vapës së verës dhe për të shijuar të dy qytetet gjatë gjithë vitit, si dhe anasjelltas, që njerëzit nga Turqia të vizitojnë Shkupin dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Udhëtarët do të mund të kënaqen gjatë udhëtimit të tyre në Izmir, metropolin në bregun perëndimor të Anadollit, si dhe në Antali, vendpushimi kryesor turistik i bregdetit Turk, gjatë gjithë vitit.

Nga data 1 dhe 3 nëntor, përkatësisht, fluturimet për në Izmir dhe Antali nuk do të funksionojnë më si fluturime charter, pra nuk do të lidhen me aranzhimet e paketave përmes agjencive turistike. Biletat e linjës ajrore për në Izmir dhe Antali tani mund të rezervohen drejtpërdrejtë përmes faqes së internetit të SunExpress.  

“Ne jemi të kënaqur që po forcojmë këtë lidhje me Maqedoninë e Veriut”, tha Piter Glejd, drejtor komercial i SunExpress, duke shtuar: “Me fluturimet e rregullta, ne po afrojmë Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut edhe më shumë, duke u dhënë banorëve të Shkupit mundësinë të shijojnë plazhet e bukura të Izmirit dhe Antalisë dhe duke i afruar udhëtarët turq me Kalanë e Shkupit”.

Në këto fluturime të rregullta, SunExpress do të fluturojë me flotën e saj më të sigurt dhe më moderne në Evropë, me një avion Boeing 737, me një kapacitet prej 189 pasagjerësh, me dy fluturime në javë për në Izmir dhe dy fluturime në javë për në Antali. Fluturimet drejt Izmirit do të jenë çdo të premte dhe të diel, ndërsa fluturimet për në Antali çdo të mërkurë dhe të shtunë.

Si pjesë e aktiviteteve të rregullta të marketingut për promovimin e dy aeroporteve maqedonase në Shkup dhe Ohër për linjat ajrore dhe operatorët turistikë, të iniciuara nga TAV Maqedoni, dje, më 21 shtator, në Shkup, së bashku me SunExpress, operatori i aeroportit organizoi një ngjarje promovuese ku morën pjesë 30 agjenci turistike maqedonase. Në këtë ngjarje kompania ajrore prezantoi planet e saj për tregun maqedonas, pasi kjo është hera e parë që SunExpress do të fluturojë nga Shkupi gjatë sezonit dimëror dhe hera e parë që fluturimet e tyre për në Antali do të funksionojnë gjatë periudhës së dimrit.

TAV Maqedoni, një filial i TAV Aerporte, anëtar i Grupit ADP, e përfundoi periudhën nga janari deri në gusht 2023 me gjithsej 2.049.157 pasagjerë që udhëtuan nëpër dy aeroportet maqedonase - Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostulli Pal - Ohër. Kjo paraqet një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa krahasuar me vitin 2019, viti referues në aviacion, statistikat e trafikut ajror shënojnë një rritje prej 15% të numrit të përgjithshëm të pasagjerëve. Sa i përket numrit të fluturimeve, në 8-mujorin e 2023-ës janë realizuar 15.344 fluturime, ose 20% më shumë fluturime se në vitin 2022, pra 4% më shumë në krahasim me vitin 2019.