TAV DHE VIZ ER NJOFTOJNË: LINJË E RE SHKUP-HANOVER NGA 31 TETORI

TAV DHE VIZ ER NJOFTOJNË: LINJË E RE SHKUP-HANOVER NGA 31 TETORI

Kompania ajrore do të operojë në këtë linjë dy herë në javë gjatë sezonit të dimrit 2016/2017. Çdo të hënë dhe të premte aeroplanët do të nisen nga Shkupi, ndërsa të martën dhe të shtunën do të arrijnë në Hanover. 

Linja e re Shkup – Hanover me Viz er nga aeroporti i Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit fillon të hënën – më 31 tetor, së bashku njoftuan sot Tav Maqedonia, operatori i aeroportit dhe Viz er, kompania ajrore më e madhe me buxhet të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Aeroplani i parë nga Shkupi në Hanover më 31 tetor do të niset në orën 18:50, dhe më pas nga Hanover do të mbërrijë në Shkup më 1 nëntor në orën 00:25. Linja ajrore do të operojnë në këtë linjë dy herë në javë gjatë sezonit të dimrit 2016/2017. Avionët do të nisen nga Shkupi për në qytetin gjerman çdo të hënë dhe të premte, dhe që aty për në Shkup do të kthehen çdo të martë dhe të shtunë.

-Hanover është destinacioni i 23-të me të cilin Viz er operon nga aeroporti i Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, dhe në të njëjtën kohë destinacioni i 9-të nga Shkupi dhe nga Maqedonia për në Gjermani. Ne jemi të kënaqur nga zgjerimi i shpejtë i rrjetit të destinacioneve në aeroportet maqedonase që kemi arritur në vitet e kaluara dhe do të vazhdojmë të punojmë zgjerimin e tij të mëtejshëm, së bashku me kompanitë ajrore, Qeverinë si partnerin tonë dhe të gjitha institucionet e përfshira në aviacion. Ne presim që kjo linjë ajrore të tregohet e suksesshme dhe të lidh pasagjerët tanë me Gjermaninë, për arsye biznesi dhe edukative ose për pushime dhe relaksim, dhe në të njëjtën kohë të sjellë turistë dhe biznesmenë gjerman në Maqedoni, raportoi Zoran Krstevski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedonisë

Siç informojnë nga Viz er, vendet në linjën e re ajrore – linja Shkup-Hanover mund të rezervohen me çmime që fillojnë nga 899 dinarë për një biletë në një drejtim, me taksa dhe tarifa të detyrueshme të përfshira, nëpërmjet faqes së internetit të kompanisë ajrore: wizzair.com.   

-Ne jemi të lumtur që po futim edhe një linjë të re nga aeroporti Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për në Hanover. Me çmime të biletave që fillojnë nga 899 dinarë, ne jemi të sigurt se kjo linjë do të jetë po aq popullore si 22 rrugët e tjera në rrjetin tonë në Shkup. Ne përsëri mbetemi të përkushtuar në Maqedoni dhe do të vazhdojmë të ofrojmë çmimet më të ulëta të mundshme për biletat ajrore, së bashku me shërbimin e shkëlqyeshëm në aeroplan dhe përvojës së shkëlqyer  gjatë udhëtimit. Ekuipazhi ynë miqësor i Maqedonisë me padurim dhe me buzëqeshje ju mirëpret në fluturimin me Viz, tha Tamara Valois, Shef i Departamentit për Komunikacione në Viz er

Krahas Hanover, si destinacioni i 23-të në këtë kompani ajrore, aeroporti i Shkupit është lidhur me 8 qytete të tjera në Gjermani: Berlin, Këln, Dortmund, Frankfurt,  Friedrichshafen, Hamburg, Mynih dhe Nuremberg, të gjitha të operuara nga Wiz er.  

Aeroporti i Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ofron linja të drejtpërdrejta deri në 33 destinacione, dhe së bashku me aeroportin e Ohrit Shën Apostol Pali, Maqedonia momentalisht ka lidhje ajrore me gjithsej 35 destinacione.  

TAV Maqedonia i përfundoi 9 muajt e parë të vitit 2016 me 17% më shumë pasagjerë nga të dy aeroportet maqedonase– Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Shkup dhe Shën Apostol Pali në Ohër, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur gjithsej 1.382.714  udhëtarë. Në të njëjtën periudhë kohore, nga janari në shtator të vitit 2016, numri i fluturimeve dhe uljeve në të dy aeroportet në Maqedoni gjithashtu është rritur për 11%, për gjithsej 13.009 fluturime.