ME KEQARDHJE ME PIKËLLIM TË THELLË

ME KEQARDHJE ME PIKËLLIM TË THELLË

ME KEQARDHJE ME PIKËLLIM TË THELLË

Më 28 qershor të vitit 2016,është kryer sulm I urryer terrorist jo vetëm në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, por gjithashtu edhe në mbarë Turqinë.

Sulmi i tmerrshëm terrorist kishte për qëllim njerëz krejtësisht të pafajshëm, pasagjerët tanë, që përpiqen të bashkohen me më të dashurit e tyre.

Sulmi gjithashtu kishte për qëllim edhe personelin e aeroportit, si dhe përfaqësues qeveritar, të cilët për çdo ditë me qëllime dhe përkushtime më të mira përpiqen t’i kryejnë obligimet e veta.

Sulmi kishte për qëllim familjet tona. Sulmi kishte për qëllim përkushtimin, guximin dhe nderin e njerëzimit.

Do të kapemi dorë për dore, do t’i bashkojmë forcat, do të qëndrojmë të bashkuar, do të veprojmë në mënyrë solide dhe do t’u tregojmë se sa jemi të fuqishëm.

Dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave, kolegëve tanë, nëpunësve qeveritar dhe  gjithë  popullatës së Turqisë.

TAV Aeroporti