„VIZ ER“ DHE „TAV MAQEDONIA“ PARALAJMËRUAN GJASHTË DESTINIMET (DREJTIMET) E REJA ME FLUTURIM SPECIAL PËR FËMIJËT PA PRINDËR

„VIZ ER“ DHE „TAV MAQEDONIA“ PARALAJMËRUAN GJASHTË DESTINIMET (DREJTIMET) E REJA ME FLUTURIM SPECIAL PËR FËMIJËT PA PRINDËR

 Avio transportuesi me buxhet të ulët „Viz er“ shpalli se në aeroportin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” do të vendos edhe aeroplanin e tretë dhe konfirmoi se do të fluturojë në gjashtë destinime (drejtime) të reja nga aeroportet nën menaxhimin e “TAV Maqedonisë” në Shkup dhe në Ohër

Avio transportuesi hungarez “Viz er” do të vendos gjashtë destinime (drejtime) të reja nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër, me të cilët operon “TAV Maqedonia. Të dyja kompanitë i paralajmëruan fluturimet duke organizuar fluturim special, pa pagesë për 50 të përkujdesur nga shtëpia e fëmijëve pa prind “11 tetori” deri në hapësirën ajrore mbi Liqenin e Ohrit dhe prapa deri në aeroportin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

 „Viz er”“, avio transportuesi më i madh me tarifë të ulët në Evropën qendrore dhe lindore, me 29 qershor do të pozicionojë edhe fluturimin e tretë të llojit (tipi) “Erbas 320 në bazën në Shkup. Kompania do të fillojë me 5 fluturime të reja nga metropola deri në Fridrihshafen, Osllo-Torp, Barcelonë, Hamburg-Lubek dhe Nirnberg. Për secilin nga këto drejtime të reja do të ketë nga dy terminë në javë. Avion shtesë do t’i mundësojë “Viz Er-it” ta rrisë numrin e fluturimeve gjatë javës në destinimet (drejtimet) ekzistuese nga kryeqyteti deri në Këlln, Geteborg, Frankfurt-Han, Malmë, Milano-Bergamo dhe Paris Bove.

 Gjithashtu, „Viz er“ do të fillojë të fluturojë edhe nga aeroporti i dytë në vend ai i Ohrit “Shën Aposol Pavle”, i cili është nën menaxhimin e “TAV Maqedonisë”. Me këtë drejtim të ri i cili prej 1 korrikut dy herë në javë do të qarkullojë deri në Bazel-Malhaus, numri i fluturimeve në rrjetin e “Viz er-it” do të arrijë 110. Kompania tani nga Maqedonia ofron fluturime gjithsej deri në 20 destinime (drejtime) në 10 shtete.

 - Paralajmërimi i sotëm është lajm i mirë për Maqedoninë. Me rritjen e flotës tonë në Shkup dhe të shtesës në Ohër në rrjetin tonë, krijojmë më shumë mundësi për udhëtim dhe zgjidhje më të mëdha të destinimeve (drejtimeve). Shpresojmë se kjo do të rezultojë me krijimin e më shumë vendeve të punës në nivelin lokal, por edhe më shumë ta nxis turizmin në vend. Presim që gjashtë drejtimet e reja dhe të kapacitetit të rritur të atyre ekzistueseve do të pranohet me kënaqësi nga shfrytëzuesit nëse dihet se mundësojmë edhe më tutje fluturime me tarifë të ulët në Maqedoni – deklaroi Xhon Stivenson, zëvendës drejtor ekzekutiv i “Viz er-it”.

 Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm (gjeneral) i “TAV Maqedonisë”, tha se zgjerimi i listës me destnime (drejtime) nga aeroportet vendase është rezultat pozitiv i veprimit të përkushtuar të kompanisë dhe shtoi:

- Kjo është mundësi e shkëlqyeshme për pasagjerët të cilët me kënaqësi i shfrytëzojnë shërbimet që në nivelin e përditshëm ua mundësojmë. Gjashtë fluturimet e reja janë dëshmi për punën e pandërprerë me të cilën sigurojmë gjithçka që është e nevojshme për kompanitë e aviacionit t’i shfrytëzojnë aeroportet maqedonase, por edhe shfrytëzuesit ta fitojnë përvojën sa është e mundur më të mirë si pasagjer. Pikërisht këtë të fundit e kishim parasysh kur u propozua fluturimi për të përkujdesurit nga shtëpia për fëmijë pa prindër “11 tetori” nga Shkupi. Me atë që u organizua, shpresoj se madje për një kohë të shkurtër këtyre fëmijëve iu mundësojmë të zbulojnë se çfarë do të thotë të udhëtohet me avion edhe përmes aeroporteve. Gjithashtu, ky aktivitet tërësisht hyn në mendimet tona për përgjegjësinë korporative shoqërore, fushë në të cilën “TAV Maqedonia” do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen, me qëllim të sinqertë të ndihmojë atje ku më së shumtë ka nevojë – thekso Krstevski. 

DREJTIME TË REJA TË WIZZ AIR NGA SHKUPI:

Destinimi (drejtimi)

Ditë

Data fillestare

Çmime prej**

Fridrihshafen

E hënë; E premte

29 qershor

1,199 D.Maq.

Osllo-Torp

E hënë; E premte

 29 qershor

1,799 D.Maq.

Barcelonë

E martë; E shtunë

30 qershor

1,799 D.Maq.

Hamburg-Lubek

E mërkurë, E diele

1 korrik

1,499 D.Maq.

Nirnberg

E mërkurë, E diele

1 korrik

1,199 D.Maq.

DREJTIME TË REJA NGA OHRI PËR BAZEL-MULHAUS

Ditë

Data fillestare

Çmime prej **

E mërkurë, E diele

1 Korrik

1,199 D.Maq.

RRITJA E DREJTIMEVE TË REJA EKZISTUESE FREGVENTUESE:

Destinimi

(drejtimi)

Fluturimet gjatë javës

Fillimi

Malme

prej 5 në 7

29 korrik

Geteborg

prej 3 në 4

29 korrik

Këlln

prej 2 në 3

30 korrik

Frankfurt-Han

prej 2 në 3

30 korrik

Milano-Bergamo

prej 2 në 3

30 korrik

Paris-Bove

prej 2 në 3

30 korrik

 ** Buleta në një drejtim që përfshin tatimet e aeroportit dhe një valixhe të vogël për bagazh në kabinë

Për „TAV Maqedonin딓

„TAV Aeroporti“ është njëri nga operatorët udhëheqës të aeroporteve në botë. Përveç me këta në Shkup dhe Ohër, kompania menaxhon me aeroportet “Ataturk” në Stamboll, “Esenboga” në Ankara, “Adnan Menderes” në Izmir, “Gazi Pasha” në Antali dhe “Millas në Bodrum”. Nën kapelën e tij janë edhe aeroportet në Tbilisi dhe Batumi në Gjeorgji, Monastir dhe Enfida-Hamamet në Tunis, Medina në Arabinë Saudite dhe aeroporti në Zagreb të Kroacisë. “TAV”, gjithashtu, punon edhe në fusha tjera të shërbimeve të aeroporteve duke përfshirë edhe shitore pa doganë, ushqim dhe pije, sigurim, teknologji informatike etj. Në këtë kontekst, “TAV” punon me segmentet komerciale të aeroportit në Rigë në Letoni. Bashkë me filialet e veta, kompania siguroi shërbime të rreth 743.000 fluturimeve dhe 95 milion pasagjer në vitin 2014.

 Për „Viz er-in”“

Wizz Air hungarez është avio kompania më e madhe me buxhet të ulët në Evropën qendrore dhe lindore, dëshmojnë të dhënat e fundit në “Inovata”. Nën logon e e këtij e këtij brendi të aviacionit fluturojnë 54 aeroplan të tipit “Erbas A320”. Këta shërbejnë mbi 360 drejtime të reja nga 19 baza operative, midis të cilave është edhe ajo në Shkup. “Viz er” lidh 110 destinime (drejtime) në 38 vende. Mbi 2.200 profesionist nga fusha e aviacionit sigurojnë shërbim superiore dhe vërtetë çmime të ulëta të buletave, që “Viz eri” siguron pozitën në zgjidhje të parë të mbi 15.8 milion pasagjerëve në vitin 2014.