VIZ ER PROMOVON ZGJERIM TË MADH TË AEROPORTIT TË SHKUPIT “AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT”

VIZ ER PROMOVON ZGJERIM TË MADH TË AEROPORTIT TË SHKUPIT “AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT”

Kompania ajrore dhe operatori i aeroportit TAV Maqedonia sot festuan shënimin e  tre milion pasagjerëve të Viz er-it në Maqedoni, njoftuan për tre linja ajrore të rejadhe bazimin e një avioni të katërt në Shkup.

Viz er, kompania më e madhe ajrore me buxhet të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe TAV Maqedonia, kompania që menaxhon me dy aeroportet maqedonase, njoftuan hapjen e tre linjave të reja ajrore nga Shkupi në – Maltë, Romë, dhe Vaksjo (Suedi), si dhe bazimin e avionit të katërt në kompaninë ajrore të aeroportit të Shkupit. Së bashku me këtë njoftim tërheqës, Viz er dhe TAV sot festuan edhe një arritje të rëndësishme – tre milionë udhëtarë në kompaninë ajrore në Maqedoni, së bashku e mirëpritëm udhëtarin me numrin tre milion në aeroportin e Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

Zgjerimi i rrjetit të rutave të Viz er-it do të fillojë në korrik këtë vit, ku së bashku me bazimin e avionit të katërt në bazën e Shkupit, duke filluar nga 14 dhe 16 korriku, kompania ajrore do të fillojë me fluturime nga Shkupi deri në 3 destinacione të reja mallëngjyese – Malta, Roma (Çampino) dhe Vaksjo (Suedi).

Shitja e biletave për këto tre linja të reja fillon sot, në wizzair.com, me çmime të cilat fillojnë nga 1.799 denarë***, ndërsa të gjitha rezervimet të bëra në secilën prej 27 destinacionet e disponueshme nga Shkupi, sot më 28 shkurt dhe deri në mesnatë do të shiten me një ulje speciale prej 20%*.

-Njoftimi i sotëm në mënyrë plotësuese thekson angazhimin tonë për Maqedoninë dhe përkushtimin e Viz er-it për sjelljen e mundësive për udhëtime me çmime më të ulëta për klientët tanë, së bashku me shërbimin e shkëlqyeshëm të Viz er-it gjatë fluturimeve ku kemi një nga flotat më të reja që operojnë në Evropë. Investimi  ynë në bazën në Shkup me avionin shtesë, tre linjat e reja dhe frekuencat e zgjeruara të fluturimeve ekzistuese, nënkuptojnë më shumë vende pune në Maqedoni dhe në Viz er, por edhe tek partnerëve tanë të biznesit, dhe kjo në mënyrë plotësuese do të stimulojë turistët dhe industrinë hotelerike dhe do të forcojë marrëdhëniet e biznesit në Maqedoni. Si kompania më e madhe ajrore që operon në vend, Viz er gjithashtu sot feston një arritje të rëndësishme – 3 milion udhëtarë të transportuar me linjat tona me buxhet të ulët në dhe nga Maqedonia. Po festojmë përrallën e suskseshme të Viz er-it në Maqedoni me shitje speciale të kartave ajrore me 20%* ulje të çmimeve të të gjitha rezervimeve të bëra sot, 28 shkurt, për secilën prej 27 destinacioneve të disponueshme nga Shkupi, deklaroi Oven Xhons, Drejtor kryesor për çështje korporative të Viz er-it.

Pranë linjave të sapo futura, fluturimet nga Shkupi në Ajndhoven, Bruksel-Sharleroa, Memingen (Mynih Perëndim) dhe Kopenhagë do të jenë me frekuenca të rritura deri në tre fluturime në javë. Në të njëjtën kohë, fluturimet e populluara nga Shkupi në Malmo dhe Milhaus tani do të trafikojnë çdo ditë.

- Është kënaqësia jonë e madhe se para fillimit të orarit fluturues veror, sot jemi këtu të festojmë arritjen e tre milion udhëtarëve të Viz er-it në Maqedoni, bazimin e avionit të katërt në Shkup, por edhe një lajm të mirë – njoftimin e tre linjave të reja për në Romë, Maltë dhe Vajsko (Suedi), për të cilat jemi të sigurt se do të priten me interes të madh dhe gëzim nga ana e udhëtarëve të aeroportit të Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Këto tre linja të reja, së bashku me linjën e re të sapo promovuar të Viz er-it deri në Budapest, e cila do të fillojë më 2 prill, janë me të vërtetë destinacione tërheqëse, të kërkuara në pazar dhe do të jenë qëllim i vërtetë në kontekstin e zgjerimit të rrjetit tonë të linjave ajrore nga të dy aeroportet maqedonase. Ky është rezultat i marketing-studimet dhe aktivitetet tona të përhershme”, deklaroi Alper Ersoj, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.

Avioni i katërt i Viz er-it që përfshihet në flotën e bazës në Shkup paraqet investim të mëtejshëm prej 99 milionë euro shtesë ** nga ana e Viz er-it në Maqedoni, dhe do të hapë  vende pune të drejtpërdrejta shtesë, ku numri i përgjithshëm i punësimeve të drejtpërdrejta në kompaninë ajrore në Shkup do të arrijë 150.

Në vitin 2016 Viz er, kompania më e madhe ajrore në Maqedoni, transportoi më shumë se 1 milion udhëtarë në rutat maqedonase me buxhet të ulët, që paraqet një rritje prej 27% të nivelit vjetor dhe mbështet më shumë se 750 vende pune lokale**** në industritë e ngjashme. Duke e treguar përkushtueshmërinë e saj drejt pazarit maqedonas, kompania ajrore vazhdimisht investon në rrjetin e saj, i cili vazhdimisht rritet, duke dhënë 29 linja deri në 13 vende nga dy aeroportet maqedonase: në Shkup dhe në Ohër, duke përfshirë edhe rutën nga Shkupi në Budapest e cila fillon në prill.

Gjatë gjashtë muajt e kaluar, pasi Viz er filloi fluturimin e parë nga Shkupi në Londër në qershor të vitit 2011, 3 milion udhëtarë kanë mbetur të kënaqur me përvojën e Viz er-it, çmimet e ulëta, sistemin e lehtë të rezervimit dhe shërbimin e shkëlqyeshëm gjatë fluturimit në një prej flotave më të reja dhe më efikase në Evropë.

TAV Maqedonia dhe në vitin e kaluar 2016 vazhdoi me rritjen impresive dyshifrore të numrit të udhëtarëve, duke arritur 1,8 milion udhëtarë në dy aeroportet maqedonase “Aleksandrin e Madh” – Shkup dhe “Shën Apostol Pali” – Ohër, e cila është rritje prej 15% në nivel vjetor. Në të njëjtën kohë numri i fluturimeve është rritur për 8,9%, duke arritur gjithsej 16.883fluturime në vitin 2016.

RUTAT MË TË REJA TË VIZ ER-it NGA SHKUPI

Destinacioni

Ditët 

Fillon më

Çmimi prej***

Malta 

E hënë, e premte

14 korrik 2017

MKD 1.799

Romë Çampino

E hënë, e premte

14 korrik 2017

MKD 1.799

Vaksjo

E enjte, e diel

16 korrik 2017

MKD 1.199


 FREKUENTCAT E ZGJERUARA TË VIZ ER-it NGA SHKUPI

Destinacioni

Frekuencat e fluturimeve në një javë

Ajndhoven

3 ne vend të 2

Bruksel Sharleroa

3 në vend të 2

Geteborg Landveter

4 në vend të 3

Memingen (Mynih Perëndim)

3 në vend të 2

Malmo 

Çdo ditë

Bazel – Milhaus-Frajgburg

Çdo ditë

Kopenhagë 

3 në vend të 2 (deri më 17 shtator)

Bratislavë

4 në vend të 2 (nga 18 shtatori)


 FREKUENCA TË RRITURA TË VIZ ER-it NGA OHRI 

Destinacioni

Frekuenca e fluturimeve në një javë

Bazel – Milhaus-Frajgburg

4 në vend të 3

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 120 minuta (2 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 40 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.