TAV: WIZZ AIR NJOFTON PËR KATËR LINJA AJRORE TË REJA NGA AERPORTET NË SHKUP DHE OHËR

TAV: WIZZ AIR NJOFTON PËR KATËR LINJA AJRORE TË REJA NGA AERPORTET NË SHKUP DHE OHËR

Linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Evropë, Wizz Air, njofton për katër linja ajrore të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, për në Itali, Gjermani dhe Danimarkë, nga dhjetori i 2021, njofton TAV Maqedoni

 

Wizz Air do të prezantojë 3 destinacione të reja nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit - Bolonjë dhe Torino, të dyja në Itali, si dhe Bilund në Danimarkë, ndërsa nga Shën Apostulli Pal Ohër, linja ajrore do të fillojë të fluturojë për në Friedrichshafen, Gjermani.  

 

Siç u njoftua nga linja ajrore, fluturimet e para në të gjitha destinacionet do të fillojnë në dhjetor 2021. Wizz Air ka filluar shitjen e biletave të linjës ajrore, të cilat janë në dispozicion në wizzair.com edhe përmes mobile app.  

 

Fluturimet e reja drejt Bolonjës, Torinos, Friedrichshafen dhe Bilund prezantohen falë instalimit të avionit të pestë në bazën e Wizz Air në Shkup.

 

"Ne jemi shumë të lumtur që pavarësisht krizës aktuale të aviacionit dhe kufizimeve të udhëtimit për shkak të KOVID-19, Wizz Air po njofton për katër linja ajrore të reja nga aeroportet në Shkup dhe Ohër dhe po pozicionon për trafik aeroplanin e pestë në bazën e Aeroportit ndërkombëtar Shkup. Shpresojmë që destinacionet e reja të shpallura - Bolonjë, Torino dhe Bilund nga Shkupi, si dhe Friedrichshafen nga Ohri, do të jenë tërheqëse për udhëtarët tanë, kështu që ata do të shfrytëzojnë mundësinë për të zbuluar këto qytete të reja dhe për të shijuar një përvojë të paharrueshme udhëtimi", tha Metin Batak, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.   

 

Sipas Wizz Air, këto destinacione të reja janë unike në kulturën, natyrën dhe mikpritjen e tyre. E njohur për kullat e saj të famshme, kishat dhe portat madhështore, Bolonja është një nga qytetet më të njohura në Itali. Qyteti ka një numër të madh studentësh që i jep një karakter kozmopolit. Torino, nga ana tjetër, është i njohur për arkitekturën dhe kuzhinën e rafinuar. Qyteti i Bilund është shtëpia e aeroportit të dytë më të madh të Danimarkës dhe është qendra e argëtimit në Evropë, ku mund të gjenden atraksione për çdo anëtar të familjes, veçanërisht për më të rinjtë falë Legoland-it të famshëm. I vendosur mu në brigjet e Liqenit të Konstancës, Friedrichshafen ka të bëjë me aksion dhe argëtim brenda, përreth, por edhe mbi ujë.

"Ne jemi të lumtur që po njoftojmë për zgjerimin e rrjetit tonë të linjave ajrore nga Maqedonia e Veriut në destinacione të reja në Itali, Gjermani dhe Danimarkë. Me shërbimet e reja nga Shkupi në Bolonjë, Torino dhe Bilund, si dhe nga Ohri për në Friedrichshafen, Wizz Air ofron edhe më shumë diversitet sa i përket destinacioneve për maqedonasit. Të gjithë mund të gëzojnë çmime të ulëta dhe të udhëtojnë të sigurt në destinacionin e tyre të preferuar në mënyrë që të zbulojnë vende të reja me avionët tanë modernë. Ne mezi presim të mirëpresim udhëtarët e parë në këto destinacione të reja emocionuese," tha Paulina Gosk, Menaxhere e komunikimeve të korporatës të Wizz Air. 

TAV Maqedoni thekson se si operator aeroporti ata kanë zbatuar masa të rrepta shëndetësore dhe të sigurisë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e KOVID-19 në objektet e aeroportit. Ndër të tjera, Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër janë akredituar nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI) sipas Programit të akreditimit shëndetësor të aeroporteve, një pikë referimi e re ndërkombëtare për masat e zbatuara shëndetësore në aeroportet në të gjithë botën, e krijuar për të ndihmuar në sigurimin e publikut udhëtues që objektet e aeroportit të mbeten të sigurta dhe se janë marrë masa paraprake për të zvogëluar rrezikun për shëndetin e tyre.   

 

TAV Maqedoni i rikujton të gjithë udhëtarët që të respektojnë masat për shëndetin dhe sigurinë, që do të thotë të mos vijnë në aeroport nëse kanë simptoma të sëmundjes, të mbajnë maskë vazhdimisht, të mbajnë distancë fizike dhe të praktikojnë një nivel të lartë të higjienës personale.

 

Në të njëjtën kohë, nga 19 gusht 2021, në përputhje me masat e reja të qeverisë, TAV Maqedoni prezantoi rregulla të reja për hyrjen në ndërtesat e terminaleve të dy aeroporteve: Bashkëngjitja e një çertifikate vaksinimi, ose një çertifikatë të KOVID-19 në 45 ditët e fundit, ose çertifikatë mjekësore për testin negativ KOVID-19, PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose test i shpejtë i antigjenit jo më i vjetër se 48 orë. Këto rregulla nuk zbatohen për personat nën 18 vjeç. 

 

Wizz Air është ende në krye të industrisë me masa të rrepta shëndetësore dhe higjienike për të mbrojtur pasagjerët dhe ekuipazhin. Ndërsa Hepa-filtrat në të gjithë avionët Wizz Air filtrojnë 99.97% të viruseve dhe baktereve nga ajri, protokollet e Wizz Air përfshijnë udhëzime për distancë fizike, sigurojnë një mjedis ultra të pastër dhe zvogëlojnë të gjitha ndërveprimet jo thelbësore dhe kontaktet fizike, kështu që udhëtarët e Wizz Air mund të sigurohen se ata po udhëtojnë të sigurt në destinacionin e tyre.

 

Wizz Air këshillon udhëtarët të kontrollojnë rregullat e tyre të udhëtimit para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Me përmirësimet më të fundit në Hartën e planit të udhëtimit //Travel Planning Map// të Wizz Air, udhëtarët mund të kontrollojnë për përditësimet e kufizimit të udhëtimit brenda rrjetit të tyre të destinacionit. Uebfaqja me kode në ngjyra shfaq një hartë gjithëpërfshirëse të destinacioneve të mundshme ku udhëtarët mund të udhëtojnë, me linqe përkatëse në uebfaqet qeveritare, faqe informacioni për udhëtimet dhe të gjitha format që duhet të plotësoni para nisjes.

Wizz Air gjithashtu rekomandon që udhëtarët të shtojnë WIZZ Flex në rezervimin e tyre, për mbrojtje shtesë. Me këtë, udhëtarët mund të zgjedhin të udhëtojnë në një datë tjetër, ose në një destinacion tjetër, si dhe të kenë mundësinë të anulojnë fluturimin e tyre deri në 3 orë para nisjes pa pagesë dhe të marrin 100% të çmimit origjinal të rimbursuar menjëherë në formën e një hua në linjën ajrore për udhëtimet e mëvonshme.

 

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

LINJET MË TË REJA TË WIZZ AIR NGA MAQEDONIA E VERIUT

 

Aviolinja

Ditat

Fillon nga

Çmime prej

Shkup - Bolonjë

E mërkurë, e diel

19 dhjetor 2021

19.99 EUR / 1229 mkd

ShkupTorino

E martë, e shtunë

18 dhjetor 2021

19.99 EUR / 1229 mkd.

ShkupBilund

E enjte, e diel

19 dhjetor 2021

19.99 EUR / 1229 mkd.

OhërFriedrichshafen

E martë, e shtunë

18 dhjetor 2021

19.99 EUR / 1229 mkd.